Këshilli Bashkiak Mat zgjedh Myslym Zenelin kryetar të komanduar të Bashkisë Mat deri në zgjedhjet e reja vendore.
Këshilli i Bashkisë së Matit është mbledhur këtë të mërkurë ku miratoi unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Agron Malaj i cili do të jetë pjesë e listës për deputet në Qarkun Dibër në zgjedhjet e 11 Majit.
19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të pranishëm në këtë mbledhje jashtë radhe e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës. Pas miratimit të dorëheqjes së Malajt këshilli votoi për dy zv/kryetarët e Bashkisë ku me 17 vota u zgjodh Myslym Zeneli kundrejt 1 vote për Flutura Biba dhe një votë e pavlefshme.
Kryetari tashmë në detyrë Myslym Zeneli tha se administrata do të jetë e përkushtuar maksimalisht për vijim normal të shërbimeve dhe investime ndaj qytetarëve.
Lini një Përgjigje