Pas sherrit: Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvendoset online, mbledhje në 12:00!

26 Janar 2024, 11:08Politika TEMA

Pas sherrit: Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvendoset online, mbledhje

Pas 2 seancave të dështuara, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 dhe mbetet me interes për të parë nëse do të jetë i pranishëm edhe Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari i Komisionit, i cili përgjatë 2 seancave të kaluara nuk ka qenë i pranishëm.

Vendimi për ta bërë online erdhi pas kaosit që u shoqërua në të dyja seancat, pasi opozita e Gazment Bardhit nuk dëshiron Enkelejd Alibeaj si bashkëkryetar, por Oerd Bylykbashin.

Mirëpo, Lulzim Basha ka refuzuar që të dakordësohet në këtë pikë me palën tjetër të opozitës dhe është i palëkundur në këtë drejtim.

Përsëritet skenari, opozita bllokon punën për reformën zgjedhore, nga ana tjetër, socialistët kanë deklaruar se do ta bëjnë Reformën Zgjedhore në të gjitha mënyrat.

Lini një Përgjigje