Për një kohë të gjatë, Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike janë shprehur publikisht se Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga partia, për shkak të turit të takimeve që ka nisur me demokratët.
Por, në bashkëbisedimin e sotëm me ndjekës në rrjetet sociale, Berisha pranoi për herë të parë se, në fakt, ishte ai vetë që e ka përjashtuar Salianjin, pas takimit që ish deputeti i PD kishte organizuar me demokratët e Elbasanit.
“Verën e kaloi me Ergys Agasin në dreka dhe darka, në një kohë kur unë Gys Agasin e kisha sulmuar me qindra herë. Shkoi në Durrës dhe mblodhi eksponentë të PD që tradhtuan PD dhe nuk punuan asnjë ditë në fushatë. Apo që punuan për PS. Në Elbasan sallën ia mbushi Suel Çela. Këtu je i përjashtuar i thashë, këtu është vija e kuqe. Në mënyrë të çuditshme edhe ky përsëri fatin e Lul Bravës do të ketë”, tha Berisha.
Sale! Mbas 4 shtatorit sipas statusit te PD, Ti nuk je Kryetar I PD. Eshte Flamur Noka! Cdo aktivitet I yti tek PD apo ne publik eshte I paligjshem, mashtrues dhe I denueshem juridikishte!
Spitali psiqiatrik
Po kush te bene hije ty o LEGJENDE, kush guxon e te nenevlereson ty, O PRIJES I KOMBIT, vazhdo ZOTERI I VERTETE, me koken lart, me ZEMER TE PASTER, me ALTRUIZMIN E PASHOQ, me DUAR QELIBAR si gjithmone. Vazhdo, populli mezi po pret MENÇURINE, DURIMIN, DREJTESINE TENDE ne udheheqje, mezi po pret qe te rilind edhe nje here nen udheheqjen e GJERGJ KASTRIOTIT TE DYTE. Te lutem, mos u jep vemendje vemjeve, mbeshtetu fuqishem tek koloset Flamur Noka, Xhelal Mziu, Agron Gjekmarkaj, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka e me radhe njerzit elite qe militojne ne partine me te dashur te njerezimit, PARTINE DEMOKRATIKE.
Sale qe kur te te vune damken nongrada ata te medhenjt perpelitu sa te duash.e vetmja qe mund te besh eshte te marrsh ne qafë nonje te vobektë.ata nuk nxitohen dhe as u plasi per nonje shqiptar me pak.ama planet mos ua prish se nuk bëhet shaka.e mban mend ne 96 kur Evropa o njojti zgjedhjet ,ata përtej oqeanit mendonin ndryshe me pas historin e dim.