
Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka masakruar Sali Berishën, duke e quajtur atë ‘pacient’ dhe se ‘i vjen keq për degradimin e tij’.
Ai ishte i ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Ballanë Report Tv ku tha se Berisha sot është me tpër një pacient se sa një rrezik për kombin.
Deklarata e Veliajt erdhi pasi kryeministri Rama nxorri blof Berishën lidhur me një foto të publikuar prej tij një javë më parë në emisionin ‘Opinion’ sipas së cilës Veliaj kishte qenë në Iran.
Ndërkohë që në foto ishte kitaristi i grupit ‘The Eagles’, Joe Walsh.
“Vjen një fazë kur kundërshtari vjen dhe bëhet qesharak. Për Saliun kam ndjerë një antipati pasi ka vrarë njerëz. Urdhëroi aviatorët të bombardonin Vlorën.
Është një njeri që ka përdorur jugun kundër veriut, një njeri që ka mbijetuar duke mbjellë konflikt. Që unë do ta neverisja këtë lloj politike e kam ditur dhe ndjerë.
S’më besohet se do të më dhimbsej sepse ka degraduar në një figurë qesharake. Sot ai është një pacient më shumë se sa një rrezik për kombin.
Ky është Joe Walsh. Nuk e di se kush ja ka punuar këtë rreng! Këngëtari është mosha e Saliut sot.
Tre vite para se të lindja unë është bërë fotoja! Është qesharake. Një njeri që kemi pasur president kryeministër, që nuk kontrollon fare faktet. Sali është bërë një lolo sot, por edhe gazetarët para se ta nxjerrë Saliu e nxjerrin gazetarët” – tha Veliaj.
“Saliu qartazi i ka dhënë lejen çdokujt që të talleT me të. Sepse është vërtetë objekt talljeje. Dhe kur unë thosha edhe në emisionin tënd të fundit që thirrja ime për Shkëlzenin dhe për Argitën është lidheni babin se ka dalë duarsh, ishte një thirrje jo prej kryetari të bashkisë, por prej një njeriu që thotë, një njeri 80-vjeç nuk mund të jetë objekt gajasjeje. Ky në foto është vet Joe walsh. Joe walsh është kitaristi i “The Eagles”, që ka kënduar këngën e famshme “Hotel California”, që vetë kënga ka dalë në vitin ’76, unë kam lindur në ’79-ën. Pra bëhet fjalë për një foto dhe për një këngëtar që famën e vet dhe që është mosha e Saliut sot, që famën e vet ky e ka në vitin ’76 me “Hotel California”. 3 vite para se të lindja unë. Tani, unë, 3 vite para se të lindja kam qenë kitaristi i “The Eagles”, kam bërë “Hotel California” dhe pastaj kam shkuar në Iran dhe me Gardën Iraniane, e cila në atë kohë, se në atë kohë ishte Shahu i Iranit, pra 3 vite përpara se Shah Palavi të rrëzohej dhe vritej nga Komeiini dhe të vinin Mullat dhe të gjithë radikalët islamikë në Teheran, unë paskam shkuar dhe me gardën që nuk ekzistonte, paskam blerë një incenerator që ta ruaja, që kur unë të bëhesha kryetar bashkie, ta ruaja këtë inceneratorin 40 e ca vite, se 43, plus 3 para se të lindja, 46 vite dhe ta ruaja që kur të vinte Sharra. E kupton sa qesharake. Tani këtu problemi nuk është Joe Walsh dhe kitaristi që e ka postuar vet këtë foto. Këtu problemi është që një njeri që e kemi pasur president, kryeministër, që nuk kontrollon fare faktet. Dhe ti kupton, jo vetëm kaq, por ai gënje aty. Tha ma kanë dhënë shërbimet. Shërbimet i paskan dhënë këtij. Ndërkohë këtu çdo lloj anonimi i servir këtij anonim të lutem, siç i çojnë nëpër këto portalet dhe ketë ta postojnë të gjitha portalet e opozitës. Këtu problemi më i rëndë nuk është ajo që thotë Saliu, që Saliu është bërë një lolo sot, edhe që është një njeri qesharak, kjo as që diskutohet fare”, deklaroi Veliaj.
Kreu I Bashkisë u shpreh se problem më I madh në këtë histori janë disa portale pranë opozitës që nuk bënë asnjë verifikim. “Këtu pjesën më të madhe të medias e kontrollon opozita. Pra, opozita mund të thotë idiotësinë më të madhe dhe ty, ish-shokët e tu, “Lapsi”, Bushati me Shkullakun rrinë nëpër çdo kanal, japin çdo lloj informacioni, kanë harruar të bëjnë gazetarin. Pra janë gati llokum, çfarë t’iu çojë Saliu, këta e botojnë. Dhe kur njerëzit më thonë pse nuk del në debat me të, çfarë të dalësh në debat? Se ti nuk del në debat me njerëz normal, ti del në debat me një njeri që të thotë ti je kitarsti i “The Eagles”, ke bërë “Hotel California” dhe ke qenë dhe në Iran dhe këtë para se të lindje. Pra, gjërat që thuhen në këtë vend janë anomali. Dhe ky vazhdon shkon nga televizioni më televizion dhe nuk i thotë një njeri më fal, ka një kontroll faktesh? Sot ka ka google image search. Pra ti kontrollon sot jo vetëm fjalët, por ti mund të vësh një fotografi dhe google ta nxjerr që kjo është foto e Joe Walsh e bërë në ’76-ën, për turin e “Hotel California”. Dhe kur ti shikon, ja shoku ynë tjetër, Enton Abilekaj, domethënë këta janë njerëz që i ke në çdo studio”, nënvizoi Veliaj.
Bukur ....ec Lali..
Tek ne nuk ekziston vetem politika e kriminalizuar por me e rrezikeshmja eshte ajo qe e mbeshtet ,gazetaria e kriminalizuar me perfaqesues Bushati, Peka, Cani, Abilekaj, Shkullaku, Rakipllari, Bejtja, Artan Hoxha( ai ish kandidati per president), Meco, Krasta. Jane te gjithe mbeshtetes e frymezues te antiamerikanit nongrada e Like floririt. Keta jane llumi i shoqerise shqiptare.
Kur u bë gazetar i Saliut dhe fshatari i dhive të anës Vjosës Enton Abilekaj , mos ngeltë njeri pa bërë punën e gazetarit .
Flet puna per ty' o bir! Saliu ka qène dhe mbetet' nje vrasès psikopat!
Mire Berrisha eshte i pjerdhur po keta pseudo gazetar se gazetar nuk jane kane pak turpe kjo tregone qe jane te ardhur nga malet , zbarkuan ne Tirane dhe hiqen si gazekare kur nuk njohin as grupet me te njohura muzikore te botes kjo tregon mungese te kultures nje boshllek te brendshem turpe sinqerisht turp ishte dhe nje ze gruaje qe berrtiste eshte Erion Veliaj eshte Erion Veliaj minimumi kjo femer duhet nje kerkese falje ne publike turp jo vetem qe nuk ju beson njeri por po beheni qesharak keni mbushur studiot kazan duke filluar nga Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja Eni Vasili te Grida Duma te i Qimi Peka dhembe rreni Krasta nje i perhershem si Hoxha vetem krevati i mungon ne studio non-stop aty thua se ky eshte koka.e dituris Erla sekretare Berrishes Rakipllari e Rakipkari te silikoni ..te debili Cani pa harruar qenushin Curri ,katundari Abilekaj sherbetore i familjes kriminale Meta -Kokmadhi dhe pyetja eshte e thjeshte pse Rama mer besushmerin me te madhe ne popull ? Pergjigja eshte jeni poshte nivelit te degjuesit populli tallet me ju karra gjoze
Me të çmendurit si Sali Berisha, në Shtetin e së Drejtës, merren organet e drejtësisë dhe mjekët. Tek ne, nuk veprojnë. Atëherë, kryeklrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, duhet demaskuar. Bravo z. Veliaj!
Erioni ne ate kohe qe ka dale fotoja as ne koqe nuk ka ekzistuar.
O Ero po vari k... atij dhe ketyre te tjereve.O Ero doni ti beni keta koqe gazetare te flasin me vehte i prisni burimin e financimit dhe nuk kolliten me ata se ju eshte thare fyti.Vetem keshtu vihen ne islla ata.Ero ec perpara ti vre punen leri keta llapaqenet te bejne llapa llapa me vehten e tyre.
Thone se sistemi shoqeror e politik qe ra 30 vite me pare,perdori shume spiuna,informatore,sigurimsa,qe punonin shpesh edhe pa.para.Sot ; ata; jane zevendesuar nga qindra gazetare te ketij lloji ,por te super paguar nga mediat qe pastrojne parat.