Rama: Ambicia jonë, ta bëjmë Shqipërinë vendin me pagat më të larta

11 Maj 2023, 20:18Politika TEMA

Rama: Ambicia jonë, ta bëjmë Shqipërinë vendin me pagat

Kryeministri Rama tha në mbylljen e fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë, se gjatë këtij viti, ka parë të pasqyruar gjithë punën e bërë nga qeveria dhe ka ndier efektet pozitive të saj në çdo qytet ku ka shkuar.

Ai tha gjithashtu se pavarësisht gjithë sfidave të viteve të fundit është bërë e mundur rritja historike e pagave dhe se ambicia e qeverisë së tij është që Shqipëria të jetë vendi me pagat më të larta në rajon

“Lali Eri foli në emër të qytetarëve të Tiranës, unë do flas në emër të katundarëve të Tiranës dhe do mundohet të mos përsëris ato që tha lali Eri. Po e nis nga një detaj shumë i vogël, sot prita Presidentin e Polonisë dhe më tha kam qenë këtu në 2013 dhe nuk e besoj dot që është i njëjti qytet. Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një formimi të jashtëzakonshëm.

Por e rëndësishme është që për të në gjithë Tirana po bëhet gjithnjë e më shumë vendi i mundësive të reja dhe motor i zhvillimit të një ekonomie të re. Ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme. ju e dini shumë mirë se çfarë hendeku e ndante Tiranën me të ardhmen. Tirana ka shumë rrugë për të bërë, por e ardhmja nuk është më një pikëpyetje.

Më vjen mirë që në këtë fushatë, ne e kemi pasur me vete pasqyrën e punës sonë kudo që kemi shkuar. Mundësitë e reja që janë krijuar na kanë ndihmuar që fjalët të mos jenë siç ishin në fillim, por të jenë të mbështetura në jetën e përditshme, e cila nuk është e lehtë për askënd, por ka filluar të bëhet gjithnjë e më tepër një jetë, ku njerëzit shikojnë shpresë dhe mundësi.

Pavarësisht gjithë vështirësive që kaluam këto vite kemi hyrë në vitin me rritje historike të pagave. kemi hyrë në përmbushjen e ambicies sonë të përhershme dhe tortura jonë e brendshme për ta bërë Shqipërinë vendin ku pagat janë në nivelin më të lartë të rajonit, ku paga mestare do shkojë në 900 euro vitin e ardhshëm”,-tha kryeministri Rama.

3 Komente

  1. T
    Tropoja

    Po rrogat rriti tani se pak njerez ngelen ne Shqiperi por kush do punoje? Apo i rrit ti para zgjedhjeve tani i ben gjithe te mirat çfare s'ke bere prej vitesh? Uaa arixhiu ben magji pall kari

    Përgjigjjuni
    1. ¿?

      Nqs flet per veten tende dhe zagaret qe ke perqark qe tashti ju keni rrogen me te larte ne Europe. Mjaft mashtrove o bastard se nuk do te gjejne rehat kockat. Ato levat qe ke ngrene me pare do te duken si pambuk.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriatiku

        Zoti Kryeministër i Shpipërisë, Edi Rama Mos u mburr dhe mos u lëvdo! Ti mund të kesh dëshirën dhe ambicien për ta bërë Shqipërinë me pagat më të larta, por nuk je nga ata burra që kanë vizionin e duhur për ta bërë këtë. Burra të tillë pak ka patur bota dje dhe pak ka bota edhe sot, por ti nuk rradhitesh midis tyre. Së pari ti nuk ke kushtet për ta bërë këtë gjë, por edhe sikur ti kishe nuk je nga ajo racë që ta udhëheqësh drejt një qëllimi të tillë. Shqipëria është një vënd i vogël por me pasuri të mëdha natyrore, mbi tokë dhe nën tokë, me klimë të mrekullueshme, malore, kodrinore dhe fushore dhe me një bregdet po aq të mrekullueshëm dhe sot pas 32 vitesh jemi akoma në tranzicion, kur shqiptarët duhet të kishin të ardhurat vjetore të paktën sa gjysma e Zvicrës sot. Ke 10 vjet që je në pushtet dhe tani flet që do ta bëjmë Shqipërinë me pagat më të larta. Por nuk jep asnjë mendim se kujt i referohesh. Ti ke bërë dhe po bën shumë, por kaq sa ke bërë është e pamjaftueshme për të synuar ambicien tënde për pagat më të larta të shqiptarëve. Ti nuk je një Lee Kuan Yew që ta bësh këtë për Shqipërinë, siç e bëri ai për Singaporin, një vën me sipërfaqe 40 herë më të vogël se Shqipëria, pa tokë, pa pasuri nëntokesore, etj., por vetëm me vizionin e tij e ngriti Singaporin nga Bota e Tretë kur e mori dhe u bë kryeministër në Parën, ku brënda një dhjetëvjeçari i rriti të ardhurat mesatare nga 1000 USD në 10000 USD, dhe në dhjetëvjeçarin pasardhës në 22000 USD dhe sot është ndoshta vëndi më i mirë në botë për të jetuar. Jam i bindur se me siguri ke dëgjuar për këtë bënd të çuditshëm aziatik ku PBB eshtë rreth 400 miliard USD në vit, me rreth 700 km katrore sipërfaqe (40 herë më pak se Shqipëria) dhe me popullsi rreth 5.6 milion banorë (2 herë më shumë se Shqipëria). Ndoshta ke lexuar edhe librin e tij "Nga Bota e Tretë në të Parën", Histori e Singaporit 1965 - 2000. Suksesi i tij u mbështet në luftën kundër korrupsionin duke krijuar një Qeveri të pastër me korrupsion zero dhe në arsimimin e popullit që nga klasa e parë deri te Universitetet. Ai i krijoi kushtet në vëndin e tij për korrupsion zero si dhe për një mirë edukim dhe arsimim të popullit të tij. Ju nuk arrini dot as në 1/10 vizionit të tij me korrupsionin galopant edhe pas 32 vjetësh dhe as me arsimin dhe edukimin e brezave. Niveli i arësimit sot në Shqipëri është skandal krahasuar edhe me vendet e rajonit. Megjithatë nga të gjithë kryeministrat pas viteve 1990 në Shqipëri mbetesh më i miri, por jo ai që u duhet shqipëtarëve sot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje