Pas Vlorës, Rama kërkon shkarkimin e drejtorëve edhe në Bashkinë e Fierit

8 Korrik 2025, 16:46Politika TEMA
Pas Vlorës, Rama kërkon shkarkimin e drejtorëve edhe në

Kryeministri Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve në Bashkinë e Fierit, pas një kërkese të ngjashme në Bashkinë e Vlorës.

Megjithatë, shkarkimet do të bazohen në performancën e tyre dhe nuk do të jenë të përgjithshme. Rama u shpreh me tone të ashpra për zaptimin e hapësirave publike, pastërtinë e qytetit dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve.

Ai theksoi se vota e qytetarëve është një besim që duhet kthyer në përgjegjësi dhe respekt. Të gjithë drejtuesit e drejtorive rajonale, dy nënkryetarë dhe drejtues të departamenteve në Fier janë ftuar të japin dorëheqjen.

Burimet konfirmojnë se vala e shkarkimeve do të jetë e gjerë dhe pa përjashtime.

5 Komente

  1. A
    AS

    Te lutem zoti Kryeminister, mos kerko shkarkimin e drejtoreve ne bashki sepse ajo eshte gjeja me e lehte per t'u bere. Nese ata drejtore jane te ndershem, do te ta plotesojne deshiren lidhur me hapesirat publike. Per me teper, kjo fushate qe ke nisur me kujton kohen e "Qarkullimit per burokratizmin" ne kohen e Enverit. Te lutem kerko gjene me te rendesishme per Shqiperine, ristrukturimin e sistemit te drejtesise. Dhe nese ke mundesi, terhiq industrine boterore per te ndertuar fabrika dhe uzina ne Shqiperi. Ploteso keto dy gjera: Drejtesi perfekte dhe prodhim industrial; nese i ben, do plotesosh endren tende per t'u bere hero kombetar.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku mallakastriot

      Mos! Po jo mor shoku Rama.... . Shoku Rama! Po ata janë me eksperiencë 30 vjeçare në ato institucione. Si mund të hidhet poshte një ekzemplar i tillë në administratën publike....... . Tani një pyetje kam. Kur thua të gjithë drejtorët e bashkisë Fier, e ke fjalën vetëm për drejtorët në juridiksion të bashkisë?....... . Na dhjeve! Dmth ti nuk i prek ata drejtorë në Fier që varen nga Ministritë apo inspektoriatet qëndrore!!!???.... . Na dhjeve! Po këta janë ata më me ekspertizë se si bëhet korrupsioni....... Psh, drejtori i IKMT, OSHE, Albpetrolit, OSHE, Sigurimeve Shoqërore, apo i shëndetit Publik, pa lë ai i Burgut Fier. E mbajti si zotni Sali Anjin...... . Po i hipotekës, edhe ai nuk varet nga bashkia. Po ça drejtori shkarkove ti o dhoku Rama? Drejtorin e pastrimit? Drejtorin e Policisë Bashkiake? Drejtorin e Ujësjellësit? O ktë jo, se edhe ky nuk varet nga Bashkia?..... Aman na ndriço, se po e grasim mëndjen kot më duket.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Renoja

        Ben qimen do e lësh përsëri Drejtor planifikimi urban o çitjone madh

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          hajde drejtues shteti hajde! Je bo si gjeneral i nje ushtrie te shthurur dhe ti kerkon ti pshures, por ata te pshurin ty! Turp per faqe te zeze na e zvordhe stomakun. Hap krahun dhe largoju nga drejtimi i partise dhe qeverise se ka plote te tjere qe e bejne krte pune jo kaq keq sa ty. Ik se u bere bajat!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muhamet

            Rregulloni banjot publike qe jane 50 m larg Bashkise qe jane per turp dhe bien ere. Si nuk e kane pare keta drejtorat e Bashkise. Nuk kane ku te vene pensionistet e gjore me prostat. Turp e faqezeze.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje