VIDEO/ Shkarkimi i drejtorëve në Bashkinë Vlorë, paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës! Një vetëpastrim i brendshëm i strukturës

8 Korrik 2025, 14:45Politika TEMA
VIDEO/ Shkarkimi i drejtorëve në Bashkinë Vlorë,

Pas shkarkimit të drejtorëve në Bashkinë Vlorë, kryeministri Rama ka paralajmëruar së do bëjë të njëjtën gjë në Bashkinë e Fierit dhe të Durrësit.

“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës”, tha Rama në një komunikim “live” në Facebook, ndërsa shtoi se kjo është një domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz.

Më tej ai tha se duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë sipas tij histori e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes, që kërkojne më shumë cilësi jete.

Rama: Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm.

Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete.

8 Komente

  1. s
    sokrat

    Z.Rama, vazhdoni aksionin per lirimin dhe pastrimin e hapesirave publike dhe te perbashketa ne te gjithe Shqiperine. Populli ju mbeshtet. Te pangopurit kane pushtuar qendrat dhe periferite e qyteteve tona. Ata qe e kane shkaktuar kete katastrofe jane ne administraten e bashkive dhe ate shteterore, te cilet jane te paafte dhe te korruptuar. Kane dhene leje pa asnje kriter vetem per perfitime vetjake. Prandaj duhet te largohen sa me pare, por pa rikthim. Eshte pune e madhe, por qe duhet te mbyllet me sukses, dhe te mos mbetet flake kashte, apo aksion i perkohshem. Shqiperia duhet te pastrohet se po behemi gazi i botes. Duhet te afrohemi se jemi akoma larg Europes.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Kur te kete uje ne Vlore, atehere mund te maresh ndonje merite, se keshtu me shfaqe butaforike, hiq drejtore e vur drejtore, jemi mesuar me ty.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llazi (jo ai i bashkise)

        Amani , vetem bashkine Elbasan mos e prekni se po punojne per 2030 te shkretet .Dite e nate ne zyre jane te "varfrit" .Po vijne nga ane e anes te punojne per te miren e popullit.Edhe sufllaqes me falni kryetarit qe "drejton" po i bie bretku ne pune , aq shume po punon sa ka marr dhe babi Llazin te drejtoje sektoret strategjik si kuader me pervoje qe eshte.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Like hajduti

          Pirdh Rame pirdh. ........hajde verdalle si Robert Çimçakizi. Meru me punet e Bashkive..........nuk shikon qe po e shkrine PS Dumhani me STANIN (SPAKUN)e LEPURAVE. ..ka faj ky popull qe te jep voten. ..............Dje doli Jam (mut)arber Malltezi sot doli Jarani (fytyre yndyra )i Grifshes dhe Erion Veline ta lane brenda sikur te kete vrare njerez ne bulevard apo ne Gerdec. .............ose i bie qe te jesh bashkepuntor me Salen per te shkrire PS. ...................Ne vend qe te meresh me Reformen ne Drejtesi per te nderhyre urgjentisht meresh me e lagu se lagu. ..................ju dhjefsha SPAKUN (STANIN E LEPURAVE)me kryelepurushin e Saliut Dumdumi

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhorxhi i nores

            shume e.drejte! po parkimi publik mbrapa Flagshipit perdorur nga privati me pagese!! Po mbrapa Blu starit ka rrethu nje privat pa asnje leter parkim me leke,Turp!! Kryetarja e bashkise te Durresit komplet e paafte!!

            Përgjigjjuni
            1. A
              AS

              Drejtoret eshte e lehte t'i shkarkosh sepse ke eksperience dhe ata jane te pambrojtur. Po per drejtesine cfare po behet? Apo duke e lene te pavarur ke lare duart? Sistemi i drejtesise varet nga qeveria ose shumica ne parlament dhe ti ke pergjegjesi duke qene 12 vjet ne pushtet dhe duke mos vendos drejtesi per ata qe u vrane duke te mbeshtetur ne demostratat qe organizoje qe te vije ne pushtet.

              Përgjigjjuni
              1. r
                raul

                Ne Durres shih cmendurine ndertimore te Nik's market, furgonin rrangall ne rruge dhe trotuari prej 5 m bllokuar 4 m, tek 30 vjetori dyqan mbi trotuar bllokuar 4 m per dyqan lulesh 1 m per kembesoret, nga prapa pallatit bllokuar komplet hapsira publike tek 30 vjetori, pallati i Ter kokes vene trau per banoret , cmenduri kolektive. Policia bashkiake inekzistente ne Durres.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Anila

                  Zoti Rama, Jemi me ju ne kete aksion qe keni filluar per te shkaterruar te gjitha ndertimet pa leje dhe te zevendesoni te gjithe administraten ne qofte se nuk kane bere punen e tyre, por perkundrazi kane lejuar krimin dhe demtuar popullin. Ju lutemi mos harrini Malin e Robit kur jane bere ndertime pa leje afer detit, bllokuar te gjitha hapesirat perrreth duke mos na lejuar ne ne qe kemi blere apartamente me nje cmim shume te shtrenjte, me kursimet e gjithe jetes, te jetojme dhe gezojme pronen tone. Suksese ne kete nisem dhe mos u ndalni deri ne ndertimin e fundit pa leje, to set right expectation per kedo , kushdo qofte . Ligji eshte nje dhe vetem nje per per te gjithe . Ta kene te qarte cfare ndodh kur grabisin, dhunojne dhe shkaterrojne pronen e populllit, qofte kjo edhe mje pellembe toke. Ju mbeshtesim dhe ju votojme duke bere te pamunderen te zbatoni ligjet dhe kushtetuten per kedo qe guzon ta shkeli. Ne jete menyre do kthehen te gjithe ne vendin e tyre ne Shqiperine e bukur , te dashur prane populli me te mencuar , popullit shqiptar. Rrofte Shqiperia , ziti bekofte popullin Shqiptar! ????????????????????????????

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje