INTERVISTA/ Redi Muçi: 11 Maji nuk ishte fitore, por së paku ishte kthesë (VIDEO)

8 Korrik 2025, 11:12Politika TEMA
INTERVISTA/ Redi Muçi: 11 Maji nuk ishte fitore, por së paku ishte

Redi Muçi – deputet i sapozgjedhur i “Lëvizjes Bashkë” në kuvendin e Shqipërisë – flet për qetësinë politike pas zgjedhjeve të 11 majit dhe për mënyrën se si e lexon mandatin e katërt të Edi Ramës. Sipas tij, rezultati i 11 majit nuk ishte as fitore e plotë, e as humbje, por një betejë e rëndësishme për një lëvizje të re që synon të ndryshojë politikën shqiptare nga themelet.

Ai thekson se arroganca e 83 mandateve të PS-së është pasojë e një tjetër arrogance, asaj të opozitës tradicionale, fantazma e së shkuarës që nuk ofron më besim e shpresë. Sipas tij, figura e Berishës mbetet një nga asetet më të mëdha të Ramës për të mbajtur pushtetin.

Si pjesë e katër deputetëve të zgjedhur nga partitë e reja më 11 maj, Redi Muçi përfaqëson një profil të ri politikani: të angazhuar, pa lidhje me sistemin e vjetër dhe të përkushtuar ndaj kauzave publike. Ai nënvizon se “Lëvizja Bashkë” ndryshon nga partitë klasike shqiptare për mënyrën se si merr vendimet dhe për fokusin tek politikat dhe jo tek lidershipi karizmatik.

I pyetur për mundësinë e bashkëpunimit me 139 deputetët e tjerë të Kuvendit, Muçi thotë se për çështje që kanë të bëjnë me të mirën publike, bashkëpunimi është i domosdoshëm, por pa kompromis me parimet. Ai pranon se ka pasur diskutime të thella me Arlind Qorin për domethënien e këtij mandati dhe se zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të jenë një tjetër provë për rrugën që ka nisur “Lëvizja Bashkë”, por thuajse e përjashton mundësinë për t'u bërë bashkë në aleancë me parti të tjera të reja në sfidën e vendoreve 2027.

 

Lini një Përgjigje