VIDEO/ Ambasadori Gonzato: Shqipëria, ecuri të mrekullueshme në rrugën drejt BE! Ka ende shumë punë për të bërë në Reformën në Drejtësi

8 Korrik 2025, 10:34Politika TEMA
VIDEO/ Ambasadori Gonzato: Shqipëria, ecuri të mrekullueshme në

Po mbahet tryeza e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”.

I pranishëm në takim është edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, i cili tha se reforma në drejtësi ka dhënë kontribut shumë të madh “për ecurinë e mrekullueshme që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE”.

“Vendimet gjyqësore kanë vlerësim dhe ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Pavarësia pa llogaridhënie rrit rrezikun për abuzime me pushtetin.

Në raportet tona të zgjerimit siç kemi thënë dhe në atë të sundimit të ligjit, kemi thënë se arkitektura e reformës në drejtësi ofron drejtpeshim të duhur dhe të drejtë ndërmjet llogaridhënes dhe pavarësisë. Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria dhe kontribut të madh për ecurinë e mrekullueshme drejt BE.

Ka ende shumë punë për të bërë në zbatimin e kësaj reforme, dhe inkurajojmë institucionet përkatëse, në veçanti ato të pavarura të drejtësisë. Ajo që shikojmë sot është pjesë e procesit të anëtarësimit, monitorimi nga shoqëria civile. Të gjitha këto gjëra themelore në çdo sistem”, u shpreh Gonzato.

4 Komente

  1. T
    Teodor

    O ambasador te kam rixha. E ke idene sa kohe rrine dosjet ne apel? Nga 2017 . E tani thone ka filluar shqyrtimi. Keshtu veprohet ne BE? Merr rrogen te keqen e na ler ne hallet tona.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KROI MBRETIT

      Vlersimi me superlativa organeve te sistemit te drejtesise ka sjelle shkelje te e drejtave te njeriut nga gjyqtare dhe prokurore o ambasador i BE-se.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gonzato tallet me shqiptaret

        BE duket se po e ben dalje Spakun dhe Gjkko avash avash. Por eshte teper vone. Nuk ka asnje mundesi qe mjaft shtete te BE te na pranojne, dhe me te drejte, si te na pranojne me kete drejtesi te re te dhjere nga koka ne kembe nga Saliu.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          O gone, kur ka mbetur drejtesia ta analizosh ti , mjere populli dhe shqiperia. Ik ore sumkapuc nga Hollande se ketu jo vetem qe urehesh por edhe nuk te shohim dot.Dhe mos ri kembezbathur legen qe quhesh amba... saldor.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje