Dash Sula: Opozita ka ik me pushime në plazh, marrin rreze dielli e hanë dreka e darka, ndërsa Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

8 Korrik 2025, 08:38Politika TEMA
Dash Sula: Opozita ka ik me pushime në plazh, marrin rreze dielli e

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht.

Sipas tij tre kryebashkiakët e rinj të Beratit, Burrelit e Tepelenës do të zgjidhen para shtatorit, pasi drejtuesit e tyre braktisën postin duke garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Sula po ashtu kritikoi demokratët, që sipas tij janë duke shijuar pushimet dhe drekat e darkat, në një kohë kur mazhoranca në pushtet po përgatitet për këtë proces zgjedhor.

“Ti ke tre bashki që do jenë në zgjedhje të parakohshme të pjesshme. Berat, Burrel dhe Tepelenë. Opozita do jetë me pushime. Opozita ka që më 11 maj flet vetëm Berisha dhe nja dy kokrra të tjerë. 

Të tjerët flenë gjumë, ikin bëjnë pushime dhe marrin rreze dielli. E kanë mendjen nëpër tavolina të bëjnë ndonjë drekë, ndonjë darkë, të bashkohet Flamuri me të tjerët... e të tjerët”, tha Sula për A2.

I pyetur nëse ka informacion se zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në muajin gusht, në të katër bashkitë, përfshirë edhe Tiranën, pasi kryebashkiaku i saj Erion Veliaj ndodhet pas hekurave, Sula tha: “Po, patjetër”.

1 Komente

  1. 8
    8 korrik

    O DASH ! OPOZITA E KA ZGJEDHUR KANDIDITIN PER BASHKINE E TIRANES PRANDAJ SKA PERSE TA CAJE KOKEN DHE KA SHKUAR ME PUSHIME NEPER PLAZHE. OPOZITA KA CAKTUAR SI KANDIDATURE FITUESE TE PA DISKUTUESHME SALI RAM BERISHEN, MJEK KARDIOLOG ME ORIGJONE PREJ VICIDOLIT TE MALESISE SE GJAKOVES, I CILI NJEKOHESISHT ESHTE EDHE MJESHTER I RRUMPALLEQEVE. FITORE E E SIGURT. SUKSESE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje