“Berisha, jo më çështje politike, por biologjike, punë e Zotit...” - Mero Baze: PD, parti ku 40-vjeçarët i shkojnë pas një plaku të rrjedhur

7 Korrik 2025, 21:47Politika TEMA
“Berisha, jo më çështje politike, por biologjike,

Mero Baze e konsideron Partinë Demokratike, një entitet privat, që u shërben interesave të ngushta të familjes Berisha dhe nuk ka asnjë vlerë për shoqërinë shqiptare, ndaj duhet hequr dorë edhe nga diskutimet për këtë parti dhe fatin e saj.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Baze tha se Berisha e ka shpallur veten misionar, të dërguar nga Zoti, ndaj shtoi se çështja e tij nuk është më politike, por biologjike. Baze tha se PD me gjasë do të shuhet bashkë me Berishën, pasi partitë e reja gjatë kësaj kohe, do të avancojnë, duke e lënë pas.

“Te Partia Demokratike mendoj se nuk ka më shanse që të ndryshojë gjë. Fakti që ata e pranuan Berishën t’i vërë në rresht dhe pranuan edhe faktin që ai nuk do t’i nënshtrohet as statutit të PD, që është një gjë e rëndë nga ana etike, një njeri që e ka propozuar vetë një ligj, një nen për të hequr Bashën, një nen që kush humbet zgjedhjet për çdo arsye largohet, fakti që thotë se kjo tani nuk vlen, edhe pse e ka përcaktuar që edhe nëse ka pretendime për vjedhje votash, përsëri do të largohet, tani thotë jam i dërguari i Zotit… Kjo gjë nuk ka më lidhje, ka lidhje me Zotin, pra Zoti e merr tani atë bashkë me Partinë Demokratike. Ai tha jam i dërguari i Zotit dhe tani kur ta marrë ai, nuk merremi dot me Zotin.

Nuk është më çështje politike, por çështje biologjike dhe le ta zgjidhë biologjia, nuk e zgjidh dot politika. Nuk mund të rrimë gjithë Shqipëria, të diskutojmë pse nuk ikën Sali Berisha. Nuk do të ikë, le të rrijë. A e duan? Le ta mbajnë. E dëmton shumë Shqipërinë dhe politikën, sepse bllokon rrotacionin, por ata që e mbajnë, le ta mbajnë përgjegjësinë për bllokimin e rrotacionit, të mos ankohen pastaj pse nuk ka rrotacion në Shqipëri. Nëse pjesa më e madhe e opozitës, rri aty si bllok për të shkaktuar humbjen e opozitës, natyrisht që do të humbasë opozita, nuk është merita e qeverisë që mund opozitën, por është meritë e Sali Berishës. Mendoj se për PD-në nuk duhet diskutuar më. 

Duhet parë si një parti private, e famijes Berisha, e kanë për hallet e tyre, e përdorin për hallet e tyre, nuk ka lidhje më as me popullin dhe shoqërinë shqiptare, as me ndonjë program politik apo ide, është një plak që ka zënë derën dhe thotë nuk iki se më ka dërguar Zoti. Okej, kur ta marrë Zoti të ikë, nuk kemi çfarë i bëjmë, nuk do të çohemi të vrasim Berishën që të lëshojë Partinë Demokratike, sepse nuk i duhet më njeriu ajo parti, një parti e nënshtruar në atë mënyrë ndaj një njeriu, çfarë i duhet më Shqipërisë?

Çfarë i duhet PD Shqipërisë? Për ide? Një tufë vajzash dhe djemsh të rinj 30-40 vjecarë, të shkolluar jashtë që shkojnë pas një plaku të rrjedhur dhe thonë ky na duhet mos e prekni këtë… Po mbajeni!

Mendoj se është humbje kohe diskutimi për Partinë Demokratike. Kjo parti është private e Sali Bershës, do të rrijë ashtu sa të jetë Sali Berisha. Mendoj se pas tij, mund të zhbëhet fare, sepse do të avancojnë partitë e tjera, do të krijojnë një kohezion të ri politik, për opozitën dhe qeverinë dhe nuk ka për të mbijetuar më si parti. Është një parti që ai do ta marrë me vete dhe le ta marrë sepse nuk është se i duhet Shqipërisë më. Le ta marrë, është pronë private”, deklaroi Baze.

23 Komente

  1. C
    Cobani.

    Gabon rende or taj Mero lapi. Ketu nuk kemi te bejme me parti por me kope. Partia eshte destinacion njerezor, kopeja eshte thjeshte organizim bagetie. Mendoni pershembull sikur kopeja mos te kishte percorin. Te tera dhite do i hante uku. Ne rastin e PD ky organizim dallohet si kope dhish, ku ne balle eshte percori Sali. Saliu ka shume eksperience ne punet e bagetive, qe nga koha e djalerise kur fliste me dhine e shtepise. Pa asnje medyshje Saliu mund te quhet Cjap percores. Ceshte e drejta as per cjap nuk vlen me. Mosha e tij ka bere qe ai te duket si cjap i plakur, ku kopeja ka marre malet. Asnje nuk e degjon, sepse te tere blegerijne. Kot nuk le pak mjeker, qe te duket tamam si cjap.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali dorzo hajdutet e tu sic ben rama

      Duhet nje relike per muzeum,ai vampir eshte njeriu i neandertalit i ardhur nga shpella e vicidolit,vendoseni ne SHQUP,gjeni edhe brekt e leshit dhe valixhen e drurit ne se ka pas se une dyshoj se ne shpelle nuk njihej valixhja

      Përgjigjjuni
      1. R
        Romeo juristi i njohur

        O Mero, po kur i rrije ti nga mbrapa, nuk ishte i rrjedhur kasha?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mero Baze

          Jo. I rrjedhur je ti "Romeo juristi i njohur" qe nuk me ke kuptuar pse e beja.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri

            O Zotni.. Mero ka 18 vite qe eshte larguar nga kolera. Pse negatve eshte te distancohesh nga kope qe te vrasin ne shtepi ne gjueti,ne biznese ne bulevatd..shtetasit tu qe te paguajne tu sherbesh ! Shkaterrim-grabitje-vrasje Z Mero i ka vuajtur disa pasoja..per largimin nga e keqja ..

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliri

              Doja te thoja 12 vjet

              Përgjigjjuni
            2. H
              Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

              Bravo, Romeo. Unë them ta vrasim Mero Bazen, se ai e ka fajin per Saliun. U be Mero Baze të shkruajë kinder Saliut. Nuk lejohet të ndryshoje njeriu keshtu. Si? Pse po tallem? Po ti e fillove i pari.

              Përgjigjjuni
            3. F
              Franci

              Shumë i saktë. Brilante !

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mero Baze

                Faleminderit per bythelepirjen.

                Përgjigjjuni
              2. T
                T

                Po romeo rinte se qinte dhe plaken tate prandaj se jot eme ishte drejtoresh .

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mesuesi

                  Mero , ai epiteti " I rrjedhur " eshte ekzakt . Por mua ( Besoj shume e shume te tjere ) me te rrjedhur Jane Taborret e gazetareve dhe yelevizioneve qe akoma kete perdhunues te Atdheut te tij , e shikojne si shpetimtar ...!!! Atij merakliut , Romeo jurist I njohur , mos I kushto vemendje , sepse , nuk je vetem ti dhe Ajo C'ka eshte me rendesishme , Njeriu duhet te ndryshoje ... Statizmi , ngulja kembe si mushka , eshte mentalitet majtist , dmth mushke... Zgjedhja jote eshte e njohur , duhet respektuar , se kjo eshte liria , ndersa ne te tjeret Kemi bere zgjedhje tjeter , as me Berishen , as me Ramen dhe as me Meten . Kjo eshte liria . Problem eshte ai taborrin qe Po I sherben njeriut me te zi te ketyre koheve , pra , S. Berishes .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SALI NIVICA

                    Kta te jugut gjithmon shkojne ne veri kur i vjen veza te bytha. Nga Cerciz Topulli te Faik Konica e do perfundoj te Mero kurva. Historia gjthmone perseritet , thojne.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Buda

                      Kane kaluar 8 vjet nga Rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e datës 15 shkurt 2017, e cila vë në dukje mjaft qartë rrugën që duhet të ndjekё Drejtesia Demokratike Shqiptare për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Pikёrisht Rezoluta nё Pikёn 26 shpreh keqardhjen dhe kёrkon ndaj autoriteteve kompetente, të cilat deri tani nuk kanë marrë masa për ndekje penale efektive në lidhje me vdekjet që ndodhën gjatë demostratës së 21 janarit 2011 ; u kërkon autoriteteve që të vendoset drejtësia, pa u vonuar, për viktimat e ngjarjeve të asaj dite!” (Ne qofte se Presidenti i Republikes, si garant i Kushtetutes Demokrstike ne Shqiperi nuk merr pergjegjeine e vendimeve te Gjykatave, nuk do te kemi me kurre DREJTESI ne Shqiperi!)

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pensionisti i Rruges se Elbasanit

                        Te gjitha forcat politike demokratike ne Shqiperi duhet te krijojne PARTINE POPULLORE , nese duan te marrin pushtetin.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Valbona

                          Zanafilla e ardhjes në pushtet të këtij njeriu-mënxyrë nuk është e rastësishme, sepse në personin e tij ishin dhe janë të mishëruara të gjitha antivlerat njerëzore: që nga vënia në shërbim të agjenturave të huaja e deri te etja për karrierë, lavdi personale, cmirë ogurzezë, hipokrizi e demagogji e pabesë, mashtrues kalibri, i gatshëm që të të vrasë si ditën ashtu dhe natën… e më pas, madje, të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim në ceremoninë mortore të atij që ai vetë e ka vrarë. Ky është Sali Berisha, që Perëndimi, madje dhe vetë Amerika, nuk kishte dhe s’mund të gjente dot figurë më të degjeneruar, agjent nga më të ndyrët, i cili, me pishtar në dorë, i vuri zjarrin krejt Shqipërisë, aq sa do ta kishte zili edhe vetë Neroni, i cili dogji Romën e lashtë me zjarr e me hekur.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje i Moshuar

                            O Romeo po Merua e mbeshteti si gjithe populli i 90-tes kur ja pa mendjen qe ai ishte per Shkaterim i ktheu kurizin dhe shikon drejte , kete po thot edhe Merua tja kthejne dhe keta qe na qajne hallin ne popullit qe po vuajme " dhe tahedhin ne plera se e ka mbaruar misionin tashti po mbijeton per hallin evete te familjes se vete nga gjithe krimet qe ka bere ???? Kaqe te trashe jane sa na e quajne HERO ? Vetem nje heroizem ka bere : Shkateroj vendin ne emer te demokracise krijoj PD-ne per vehte dhe familjen e tij me mendje se do te behej MBRET , po le ta gezojne mbretin keta qe e duan populli e ka hedhur ne plera qe ne vitin e zi te 1997-tes ??? Mero bravo per shkrimin , suksese dhe mos u terhiq sec thone "zagaret e plakut mere " atij i ka ardhe fundi edhe vete e di ???

                            Përgjigjjuni
                            1. Në vend se ne të mirremi si të ecim përpara në teknologji mirremi me gjëra koti,jemi pas të tjerëve shumë a mund të hapim rrugë diskutimeve që na qojnë para

                              Përgjigjjuni
                              1. @
                                @.

                                Jo qojnë po çojnë ç ç ç o mik a mikesh Ç Ç.

                                Përgjigjjuni
                              2. M
                                Mondi

                                Shume e vertete . Sali Berisha eshte e keqja me e madhe e Shqiperise dhe e PD Eshte krimineli me i math i ketij vendi,ka vrare me dhjetra veta, ka masakruar me qindra..ka lincuar njerez te pafajshem, ka vjedhr me miljarda. Bravo Mero analize shume e sakte

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bravo Mero

                                  Nuk i degjoje kurre kazanet televizive shqiptare sidomos kazanet e mbremjes ne menyre kategorike por ne YouTube degjova interviste e Mero Baze ishte fantastique asnje ( fausse note) sidomos tema e fshatit dhe ekonomia. Per mua analiza ishte 10 sûr 10

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Liqeni

                                    Jo "politike lincuese", por "veprimtari me procedura e mendesi lincuese". Dyshoj nese kuptohet emeri "Linc" dhe fjalet "lincim" e "lincoj" ne te quajturin Sistem Drejtesie ne Shqiperine Euro-Atlantike!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      drejtesi e munguar

                                      O Mero,ne Shqiperi te gjitha partite jane prone e kryetareve.PD-ja e Sali Berishes,PR-ja e F.Mediut, PSD-ja eT.Doshit,PDIU-ja e SH.Idrizit,PDNJ-ja e Dules e gjithe te tjerat deri tek partite e "reja"qe ne krye te listave te mbyllura vune familjaret e tyre.Edhe vete Ligji Elektoral u dha te drejte "kryetareve"te vendosin sic duan.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Ethem Lalaj-Tepelensi

                                        OK,MRRO BAZE: 1.FATI SHQIPËRISË KA 35 VITE QË ËSHTË NË MËNDJEN E SALIUT TË DËRGUARIN E SËRBISË NË 1990. 2.FATIN E SB TASHMË E KA NË MËNDJE DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 1992. 3.FATIN E PD E KA NË MËNDJE SALIU DERI NË VDEKJE GJITHPËRFSHIRSE.NË 2013 SALIU DEKLAROI: 1.DO E KTHEJ PD NË PUSHTET SEZBËN.! 2.Edhe sikur 1 militant i PD të jetë i gjallë..unë do të jem i dyti..! 3.Unë jam Sb or BUDOLLEJ.!

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje