Analisti Frrok Çupi, i ftuar në ‘ Tirana Live’ komentoi ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, vendim i marrë nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Sipas analistit, lajmi ishte një shuplakë që Gjykata i dha publikut dhe opinionit. Më tej, Çupi tha se pasuria e Shqipërisë është në duart e Berishës, duke e cilësuar si fenomenin më tragjik që kthetrat i ka në çdo strukturë ligjzbatuese.
“Po vijmë në një gropë të egër në raport me drejtësinë sidomos në raport me SPAK. Lajmi i sotëm është një shuplakë që Gjykata i jep publikut dhe opinionit. I munduri sot është opinion. Ky njeri është arbitër mes asaj që ka ndodhur dhe gjykohet. Populli që ka hequr vjedhjen e Berishës nuk ka të drejtë dhe ka të drejtë Berisha.
Kemi të bëjmë me dy drejtësi, drejtësia që ndjek doktrinën dhe moralin e drejtësisë, interesat e popullit. Kjo përfaqësohet nga disa magjistral që janë përzgjedhur për të kryer detyrën. Në SPAK është tejkalaur fjala pavarësi, janë dy klima njëra që josh drejtësinë dhe ndërkohë kur ndihet e pasigurit kthehet në strofën e vet.
Pasurinë e Shqipërisë e ka në dorë Berisha. Gjithë pasuria nga viti 92 dhe vazhdon të jetë e njëjta gjë. Berisha është fenomeni më tragjik që ka parë Shqipëria, i ka kthetrat në të gjitha strukturat ligjzbatuese.” / abcnews.al
Frok ke sh. te drejte! Po shtove se eshte Rama qe e lejon kete qe thua, do kishe akoma me shume te drejte. Popullit duhet ti tregohet se fajin nuk e ka Sali gangsteri por mbrojtesi dhe ushtari i tij modern Edi Rama. Me mire te shpallim Saliun mbret me Ramen maxhordom te tij se sa te vazhdojme te votojme Ramen. Jemi shume te indinjuar dhe dekurajuar me Ramen, na humbi 13 vite, tani edhe kater te tjera! Mos do ishte me mire Lul idioti? Apo mos do jete me mire Argita? Rama jo e jo o Frok!
Turp per 400 mije shqiptaret qe i dhane gjak nje Vampiri te ringjallet ne 11 maj 2025. Nr.i zagareve ( ushtria e tij personale ) eshte i vogel por pjesa me e madhe eshte me Urretje ndaj qeveresjes shume keq te Rames dhe votuan Fatkeqesine Vampiriane 35 vjeçare per vendin tone.