Rama publikon sërish pamje nga Thethi: Kabinat e “fshatit turistik” do i marrë shteti. Denoncojmë në KLP prokuroren Gjeli

7 Korrik 2025, 18:00Politika TEMA
Rama publikon sërish pamje nga Thethi: Kabinat e “fshatit

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e fshatit turistik në Theth, për të cilin thotë se ishte ndërtim pa leje. Ndërsa ka ndarë një foto nga aksioni i IMT, Rama shkruan se të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti.

Sipas Ramës, Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë” – shkruan Rama.

12 Komente

  1. B
    Beni

    Lexo pergjigjen e prokurorise se Shkodres Edo.Skandaloze.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zzzzz

      Bejeni shmebull kete Gjelin!!! Ndeshkimin maksimal!!! Qe te mesojn edhe te tjeret!!! Nqs ajo do ja hedhi paq, ky horrllik do te perseritet!!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Henk

        Beni. Prokuroria thotë "pllaka guri", aty ka beton të derdhur, atëherë si duhet ta interpretojmë justifikimin e prokurorisë??

        Përgjigjjuni
      2. P
        Po preku Rama drejtesine e ben me keq!

        Po ke bythe o Ed Rama denonco Dadon e Banin. Na i bere peshqesh me drejtesine tende te re dhe na more ne qafe si popull. Haku i popullit do te te bjere shpejt mbi koke, ty perpara Sali kermes. Me drejtesine tende te re eresove te gjitha sukseset e PS prej 2013. Nuk do mbahesh mend per asgje te mire, dhe mos na genje me me BE, se me kete drejtesine tende ne nuk e meritojme BE-ne, vertet!

        Përgjigjjuni
        1. B
          BE dhe NATO duham apo nuk duham !

          BE do te na pranoje se ka nevoje per vete....duham apo nuk duham neve.....sic na pranuan ne NATO ! sa per Ligjet dhe Drejtesine po ashtu, duham apo nuk duham neve , jemi te detyruar te zbatojme Ligjet......se na detyron BE..... se jane detyrat e shtepise qe i permban Ligjet e BE....

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teme

            Nuk ka nevoje fare po fare...une di qe deri ne Mal te zi do shkoje. Kaq. Shqiperia eshte xhep ku nuk kalon minimumi nje rruge e rendesishme. Maqedonia ka shume me teper interes.

            Përgjigjjuni
          2. B
            BE dhe NATO duham apo nuk duham !

            BE do te na pranoje se ka nevoje per vete....duham apo nuk duham neve.....sic na pranuan ne NATO ! sa per Ligjet dhe Drejtesine po ashtu, duham apo nuk duham neve , jemi te detyruar te zbatojme Ligjet......se na detyron BE..... se jane detyrat e shtepise qe i permban Ligjet e BE....

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sin

              Na thuaj ca suksese te PS nga 2013. Ose me sakte 2.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sefer Daja

                @ Sin: 2 suksese po të jap: 1- kthimi i vendit në lavartriçe të parave të krimit 2- Shpopullimi i Shqipërisë me gati 60% e rinisë të larguar nga vendi!

                Përgjigjjuni
            2. 7
              7 korrik

              Prokuroria thote Konteniere te ve dosur mbi pllaka guri, Ne ne foto shofim beton te derdhur, bile edhe me shufra hekuri. Kujt ti besosh ?

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maro

                Deshtim total I strukturave Shkoder. Po aty kush mban pergjegjesi?

                Përgjigjjuni
                1. r
                  raul

                  Ate qe ka bere ky hunderri ne Theth ne sy te policise bashkiake apo te shtetit nuk eshte asgje para cmendurise urbanistike qe ka bere ne Durres prane tregut fshatar Nik's market duke bllokuar gjithe hapsiren publike midis dy pallateve , rreth 2000 m2 truall , duke ndertuar ne kete hapesire dhe duke u hequr te drejten banoreve te hyjne normalisht ne banesat e tyre. Pangopesia e ketij te cmenduri shkon deri aty sa nga 5 m trotuar ka pushtuar dhe 4.3 m duke ndertuar mbi trotuar duke u lene banoreve 70cm trotuar. Si shperblim bashkia i ka dhene 3 vende parkimi . Kurse ky i cmenduri ka vendosur perballe marketit dhe nje furgon rrangalle te braktisur per 13 vjet duke zene dhe 2 vende parkimi. E shikoni se ne cfare niveli eshte IMT ja ne Durres dhe policia bashkiake o gjigand. Prandaj duhen shkarkuar gjithe barkderrat qe nuk bejne punen por merren me bisnes kurse qytetaret perjetojne tmerrin e ketij ndertimi te cmendur , te denje per ne Cad te Afrikes. Dergoni nje ekip nga IKMT ja dhe shihne kete cmenduri urbanistike ne mes te Durresit, ndertuar marketi mbi trotuar diten per diell ne sy te disa organeve ligjzbatuese. ?!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje