Në deklaratën e sotme publike, sekretari i PL-së Tedi Blushi tha se arrestimi i Metës më 21 tetor 2024 është i pakrahasueshëm “edhe me arrestimin e Aleksei Navalnyt në Rusi”, duke e cilësuar këtë si “një skenar autokratik për të eliminuar kundërshtarët politikë”.
Sipas Blushit, Meta u rrëmbye në mes të ditës nga forca të armatosura e të maskuara, pa urdhër arresti, pa u lejuar të kontaktonte me avokatët apo të komunikonte me publikun. Ai tha se arrestimi u krye në mënyrë brutale, pa asnjë procedurë ligjore dhe se Meta është mbajtur në kushte degraduese, duke u trajtuar si armik politik, jo si qytetar nën hetim.
Blushi theksoi se as regjimi i Putinit nuk ka vepruar kaq brutalisht ndaj opozitarëve, ndërsa akuzoi drejtësinë shqiptare për heshtje dhe SPAK-un për bashkëpunim me qeverinë. “Ky nuk ishte arrestim – ishte rrëmbim politik,” tha ai.
Blushi kërkon për arrestimin e Metës, nisjen e një hetimi ndërkombëtar të pavarur, si dhe reagimin e BE-së dhe Këshillit të Evropës.
Mos u merzit se qelbesira Rama do e liroje ashtu si Malltezin!Pastaj e ka rradhen Veliaj!
Cudite shqipetare, per krye hajdutin duhet te kete hetim nderkombetar per “pdrejtesine “ kundrejt tij…!!!!! Njesoj dhe Berisha qe pretendon se eshte nje “ Engjell” a ka me imoralitet me te madh se keto, nuk besoj kjo ndodh se shteti diabolik dhe i kompromentuar i Rames nuk eshte sh larg nga keto figura te shemtuara…
O sapa o trap po çfarë lidhje ka Rama? Ma spjego të lutem, apo thuaj meqenëse detyra jote është vetëm të shash Ramën, për pjesën tjetër nuk të flet truri si plloç që ke.