Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës: Fans i Zegjinesë! Tedi Blushi është fansi i garderobës…

7 Korrik 2025, 14:26Politika TEMA
Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë”

Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim ironik e thumbues.

Ajo mohon të jetë e penguar për të udhëtuar jashtë vendit dhe shprehet se ka vizë amerikane me hyrje-dalje të shumta.

Kryemadhi thumbon Metën duke e quajtur “fans i Zegjinesë”, ndërsa përmend edhe Tedi Blushin si “fansi i garderobës së saj”.

“Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë”. Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër dhe përveç ditës që drejtësia ka vendosur të jem në “detyrim paraqitje” pranë SPAK.

Siç e shikoni, viza amerikane është me disa hyrje-dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marrë leje askund, madje as fansit të Zegjinesë, e as fansit të garderobës sime Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam viza pune.

2 Komente

  1. A
    Albina

    Ka veshur brekët e Monës, Tedi. Nuk flet kot Mona.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Perse kesaj nuk i eshte bllokuar pashaporta?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje