Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për të dhënë një deklaratë për mediat.
Kryemadhi iu përgjigj sërish akuzave për shpenzimet me karta krediti, teksa u shpreh se nuk i interesojnë deklaratat e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, dhe shtoi se informacionet e kartave që ka përdorur, janë në duart e prokurorisë që një nisje të hetimit.
“Nuk më intereson më se çfarë thotë z.Meta, jam e qetë në ndërgjegjen time, nuk kam asnjë lloj problemi dhe kompleksi. Nëse kam bërë diçka që për ju është gabim, për mua nuk është gabim. Kam kërkuar bankës të më japë shpenzimet që rakordojnë me TIMS dhe gjërat e mua.
Kartat e mia i ka të gjitha prokuroria. Doli karta e Monikës që ishte dhe më përpara. Sa herë ka një lajm lifestyle i Monikës, prapa fshihet një trafik droge. Sigurisht më shumë klikohet lifestyle im. Shpresoj që në prehrat e Elbasanit, u djegshin të gjithë ata që e bëjnë dhe e stimulojnë”, -u shpreh Kryemadhi.
E pyetur për pretendimin se ka shpenzuar mbi 200 mijë dollarë për veshje, Kryemadhi tha se këto janë deklarata që bëhen nga Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili sipas saj “merr direktivat nga SPAK”.
shko moj baxhelle. shyqyr. qe shpetuam. nga ju. hajdute. ilir meta dhe monika. kryemadhi te kalben ne burk
Lere Meten te vazhdoj ti bjere me dore. Ti mos e rruaj fare