VIDEO/ “Iku koha e deputetëve që jepnin zgjidhje të problemeve nga kafeneja”, Rama në Vlorë: Dilni në terren!

7 Korrik 2025, 12:24Politika TEMA
VIDEO/ “Iku koha e deputetëve që jepnin zgjidhje të

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i trajtonin ankesat e qytetarëve nga kafeneja. 

"Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja, duhet që ata të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve.

Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve, tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve.

Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizajn të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre. Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet.

Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijëmësi, por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve. Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim.

Problemi i ujit të pijshëm është një tjetër problem i adresuar. Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve. Çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim. Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësore. Ministria po përgatit një paketë për ta reformuar këtë sektor me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm kryesisht në zonat turistike", tha Rama.

 

 

3 Komente

  1. A
    Andreas

    Po, po... tani deputetet do vene shtepi me shtepi per tu rregulluar bolieret pensionisteve!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetar

      O kumndar. 1. Polici ne Vlore te ve gjobe parkimi dhe atje ku nuk ndalohet me tabele. "Po ti per 5 mije leke behesh? me tha kur e kapa ne momentin qe vinte gjoben te xhami. - Po deshe ik ankohu ne komisariat". 2. sa pe r ujin. nuk jane keqmanaxhime te ujit ne Vlore. Qyteti nuk ka uje as ne dimer kur uok vadit njeri. Vlora nuk eshte vetem Lungomarja. Vlorë eshtë dhe Lagja Partizani, Karabash, Muradie, Vrenez, Varroshi, Blloku i fabr Orizit, Colja, Kumja, etj etj Te gjitha keto, historikisht kane apo s'kane nje ore uje ne dite. Te pretendosh qe ka vetem keqmanaxhim, nuk eshte realiste.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        @ Andreas, Dhe per ti lare halet, dmth qare hallet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje