Kryeministri Edi Rama, nga Vlora ku zhvilloi një tjetër takim sot në bashki dhe inspektoi hapësirat publike në disa zona, tha se drejtorët e dorëhequr e kanë kuptuar se qyteti është mbi të gjitha.
Rama e cilësoi këtë hap si të parin drejt një transformimi të thellë, ndërsa shtoi se bashkia e Vlorës duhet të jetë një institucion për qytetarët dhe një ‘institucion i pagjumësisë’.
“Drejtorët e bashkisë e kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha. Dhe që janë të papërshtatshëm për atë detyrë. Natyrisht që ndonjërit mund t’i jepet mundësia në të ardhmen. Drejtuesit, edhe ata rajonalë, kanë dhënë dorëheqjen dhe i falënderoj.
Nuk do të ketë rikthim për dorëheqjet. Bashkia do të konfirmojë të gjithë dorëheqjet dhe kështu do të ndodhë me të gjitha institucionet e vendit e ato rajonale. Ky është vetëm hapi i parë i një transformimi të nisur dhe që bashkia e Vlorës do të jetë në një institucion për qytetarët dhe institucion i pagjumësisë.
I ftoj të rinj e të reja të aplikojnë dhe ne do të jemi krah tyre. Një ristrukturim edhe në PS të Vlorës dhe Klevis Kason dhe Erjona Ismailin. Një parti që do të jetë e hapur për të gjithë dhe për të sjellë prurje të reja”, tha kreu i qeverisë.
Shume mire si fillim z.Kryeminister! Por kjo pune duhet te vazhdoje ne te gjithe institucionet shtetetore dhe bashkite e vendit. Paaftesia dhe korrupsioni eshte ulur kembekryq ne te gjithe institucionet e vendit. Nuk zgjidhin asgje jo me te lirojne hapesirat publike dhe ato te perbashketa. I zgjove nga gjumi, por ata kthehen nga krahu tjeter dhe flene prape. Megjithese vone, por kjo pune duhet te ndiqet nga vete Kryeministri. Eshte aksion teper i madhe dhe do masa drastike dhe pune!
Mbas 12 vjetesh u kujtove apo show mediatik i rradhes?