
Nga Tirana në Oslo, dhe nga Berlini në Stockholm, mendësia e mbrojtjes civile në Evropë po ndryshon rrënjësisht.
Lufta në Ukrainë dhe paralajmërimet e përsëritura për rreziqe të një konflikti të gjerë kanë rikthyer në fokus të qeverive evropiane pikërisht, strehimoret, një infrastrukturë e harruar prej dekadash.
Por ku qëndron Shqipëria në këtë panoramë? Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka konfirmuar në një përgjigje zyrtare për Albanian Post, se vendi ynë nuk ka aktualisht një plan të dedikuar për modernizimin ose rivlerësimin e bunkerëve të ndërtuar gjatë periudhës së diktaturës komuniste, për t’i përshtatur ato në funksion të mbrojtjes civile.
Megjithatë, Mbrojtja thekson se objektet e tilla – përfshirë vendstrehimet dhe qendrat e zjarrit – janë përfshirë në planet e mbrojtjes kombëtare dhe administrohen nga njësitë e pushtetit vendor.
“Shtabi i Përgjithshem i Forcave te Armatosura dhe MM-ja i kanë përfshirë këto objekte në planet kombëtare të emergjencave civile”, konfirmojnë autoritetet në reagimin për Albanian Post.
Nga paranoja e djeshme, te pasiguria e sotme
Pasi diktaturës katërdekadëshe të Enver Hoxhës i erdhi fundi në vitin 1985 – dhe regjimit komunist në vitet 1990 – Shqipëria trashëgoi deri në 221 mijë e 143 bunkerë dhe objekte ushtarake, të cilat kanë shërbyer deri vonë si kujtues solemnë të ditëve më të errëta.
Shumica janë dëmtuar, mbuluar nga bimësia apo janë kthyer në hapësira artistike siç është rasti i dy muzeve në Tiranë.
“Ka mbetur shumë pak funksionalitet real”, thotë për Albanian Post një burim i afërt me strukturat e emergjencave. “Shumica e objekteve të ruajtura, ndoshta disa qindra janë jashtë parametrave për përdorim të menjëhershëm”.
Në të gjithë Evropën, strehimoret po shndërrohen nga relikte të Luftës së Ftohtë në një prioritet strategjik.
Suedia ka nisur një projekt prej 7.7 milionë paundësh për të rinovuar mbi 64 mijë strehimore, në përputhje me statusin e saj të ri si vend anëtar i NATO-s.
Norvegjia, vend kufitar me Rusinë në Arktik, ka rikthyer detyrimin për ndërtimin e strehimoreve në çdo godinë të re, një ligj që ishte pezulluar që nga viti 1998.
Gjermania, ndërkohë, ka vetëm 580 strehimore, nga mbi 2 mijë që kishte gjatë Luftës së Ftohtë. Shumë prej tyre janë jashtë funksionit dhe kërkojnë investime të mëdha për t’u rikthyer në përdorim.
Zvicra, e pajisur me strehimore për çdo qytetar, po investon 200 milionë paundë për modernizimin e tyre. Edhe në vende më të largëta nga vijat e frontit, si Spanja, ndërtimi i bunkerëve privatë është rritur me 200 për qind që nga viti 2022.
Po Shqipëria?!
Albanian Post mëson se një nga skenarët që po shqyrtohet nga autoritetet shqiptare lidhet me mundësinë e ndërtimit të strehimoreve në katet e nëndheshme të pallateve të reja, si pjesë e një strategjie të ardhshme të mbrojtjes civile.
Megjithëse ky diskutim mbetet në fazë ideje, burime zyrtare theksojnë se Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me NATO-n për çështje të sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse.
Ministria e Mbrojtjes thekson për Albanian Post se “përgatitja për mbrojtjen nga kërcënimet e mundshme është pjesë e misionit kushtetues të Forcave të Armatosura”, dhe përfshihet në planet e emergjencave civile kombëtare.
“Bunkerin që kemi në mes të kopshtit e kemi përdorur gjithmonë si depo për dru zjarri. Por me gjithë këto që po dëgjojmë kohët e fundit, kemi filluar ta shohim ndryshe. Po mendojmë ta pastrojmë dhe ta përshtatim për të ruajtur ujë, ushqime dhe gjëra të domosdoshme, që të jemi të përgatitur në rast se ndodh diçka e papritur”, rrëfen Majlinda një banore nga Tirana për Albanian Post.
Shefi i Mbrojtjes Civile Gjermane, Ralph Tiesler, paralajmëroi kohët e fundit se “rreziku për një luftë agresive në Evropë është real dhe mund të ndodhë brenda katër viteve”. Në të njëjtën linjë ishte dhe shefi i NATO-s Mark Rutte, i cili sinjalizoi në fundin e vitit të kaluar se “Evropa duhet të kalojë në një mentalitet lufte”.
Nga mijëra bunkerë të ndërtuar për një luftë që nuk ndodhi kurrë, Shqipëria sot e gjen veten të papërgatitur për kërcënimet që po afrohen realisht.
Tamam pervers. eshte e paimagjinueshme qê tê degjosh edhe sot e kêsaj dite shprehje sa naive aq edhe idiote, aq mê tepêr nga gazetar. Globi eshte i ndezur nê luftra të pêrgjakshme. Pêrgjatë një dekade janë vrarë disa milion në frontet e luftês. Shqipêria u përgatit pêr luftë dhe ja doli që , që prej 1949 të mos kishte asnjë luftë jo sepse nuk donin lakejt shovinistë por se armatosja dhe fortifikimi beri qe ti llogarisnin mirë hesapet nëse do ta merrnin një aventurë të tillë. Nuk ishte gabim, aventure, paranojë e dokra të tjera te tipit Robert Papa apo Blendi Fef(ziu) por ishte një parashikim gjenial i një pushteti që nuk e shikonte luftën si një fenomen ditor apo vjetor por si një perspektive historike, gati apsolute të një sistemi që pas çdo lufte pergatitetet per një luftë të re me çnjerzore, pêr të cilën vetëm largpamsit që kanë nxjerrë mesime nga historia mendojnë dhe veprojnë. Sikur Ukraina të kish pasur fortifikimin dhe armatosjen që kishte Shqipëria deri me 1991 pushtimi i saj do ishte tëpër i vështirë për të mos thëne i pamundur. dhe nga ana tjetër kostua e pushtuesit do ishte disa herë më e lartë. Ky është thelbi i fortifikimimit jo banalitete të tilla , bunkerë për një luftë që nuk u bë kurë, edhe pse lufta po troket në derë. Nuk thonë fat që i kemi se pa to do ishim lakuriq në mes të ujqërve që kistorikisht kanë kafshur kohë pas kohe qeri sa e kanë katandisut truallin e shqiptarëve në një të dytën e teritorit etnik historik.
Përse meren si shembull vetëm 2 që janë bërë muze që përsëri përdoren tunelet janë pa fund që nga Kukësi deri në Gjirokastër të gjith janë vjedhur e shkatërruar dhe në fillimet e asaj që u quajt demokraci janë bërë emisione të shumta duke u tallur nga gazetar idjot si Robert Papa,Artan Tepelena ,Shpëtim Rroqi e plot rroga e koqe të tjerë.Ata tunele duheshin mbyllur dhe ruajtur sepse shtete si Zvicra i ka në çdo banesë...mos filloftë ndonjë luftë se për lesh do shkojnë të gjithë,shtet pa asnjë avion dhe krenohemi vetëm me një tip vaporit të vogël që mund ta mbytësh me një kallash.
Strehimore ne shqipe, we ta dish, when vend strehime
I rrofshi bolet xhaxhit ju "ushtria moderne" me demek.Pasi zhduket miliarda dollare(bunkeret)tani vini e na thoni se jane te pa perdorshem.Hani mut.Armiku eshte tek dera ju i bini fyellit me nje vrime-levizni ,na delni per zot,na mbroni.Kemi ngelur ne mes te hicit ,te zbuluar dhe kemi guximin te anatemojme ate qe nuk i prishte pune askujt.Bunkeret nuk jane komuniste!