Çlirimi i tretë i Tiranës! Kryeministri nuk humb kohë, dhe e ka nisur vetë i pari aksionin e lirimit të hapësirave publike.
Me një thirrje të fundit, kryeministri Rama ka denoncuar dhe paralajmëruar këto kioska, lokale e dyqane te zona e 21 dhjetorit të lirojnë trotuare e lulishte, ose më pas nuk do kenë më kohë.
“Kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cenim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë”, tha ai.
Nga një vëzhgim i AbcNews, rezulton se jo vetëm 21 dhjetori por thuajse gjithë pjesa e unazës së re ka të njëjtën problematikë. Nuk mbeten pas as parkimet apo banesat private.
Kryeministri në një tjetër rast zbulon se janë qytetarët ata që po i sjellin vetë denoncime, si ky rast i këtij kompleksi privat në njësinë 3. Por një sy, e ka dhe nga Vlora. Tani bizneset në lungomare kanë një ultimatum, 48 orë për të hequr vetë pergolatat në Lungomare, ose do ndërhyjë shteti.
Por nëse në Vlorë, Rama is shkuli veshin kryebashkiakut Dredha, në Tiranë ai nuk ka një kryebashkiak te zgjedhur në zyrë. Ndaj dhe ashtu si 20 vite më parë, kur herë me fadroma e herë vetë me sëpatë hoqi kioskat e çliroi Tiranën nga çdo ndërtim i mundshëm edhe në mes të rrugës, tani po merr përsipër t’i rikthehet kohërave të vjetra.
“Ka Tiranë dhe Tiranë. Ajo nga lart e dronëve dhe kjo poshtë e kamerave të telefonave të qytetarëve. Edi Rama e di me mire se kushdo se kryeqyteti është qendra politike e vendit dhe lista e tij e 11 majit dinakërisht e provoi këtë. Tirana i dha një mandat me shume por vota me pak socialisteve, ndërkohë që asnjë person nga bashkia apo këshilli bashkiak, nuk doli dot deputet. Si dhe asnjë nga njerëzit e afërt të kryetarit, prej 7 muajsh ne gjendje izolimi në Durrës.
Tirana nuk qeveriset dot në mënyre teknike. Ndaj dhe sulmi i kryeministrit për të rimarrë Tiranën edhe një herë në zgjedhjet e parakohshme lokale, po nis nga ata që folën të fundit: tiranasit në 11 maj. Dhe pas kësaj caktimi i datës së zgjedhjes se kryetarit të ri, është vetëm një formalitet”, raporton gazetari i ABC News, Andon Kello/abcnews.al
Pirdh o Ramadan pirdh..... suniteve u kerkohet te behen njerez!? Impossible!
Pusho or qen, se te bie qe larg era hale.
Ore si spjegohet që para se të botohet shkrimi del ky i zellshmi që hiqet si grek?! Po më kujton turkofagosin e famshëm! Kështu shtohen edhe klikimet!
Tirana nuk rregullohet ne menyre teknike thot ky vetqujt gazetar?!?!?! Po si do rregullohet vullnetarisht apo ne menyre artizanale? Fute ne kafke qe per kete pune eshte ligji urbanistik dhe qe percakton cdo cm katror dhe nqs nuk zbatohet athere ka pasoja. Ndaj dhe specialeshet apo drejtorucet qe rrine neper porno dhe online bullshit so influleshers te largohen si hapi i pare i rregullimit urbanistik te Tiranes. Nqs I gjati kerkon te rregulloje tallkaristanin brenda muajit sepse nuk po numurojne me sa turiste kane hyre ne Rinas te rregulloje dhe plazhet publike nga hajdutet ne dite me diell dhe te zhduki fenomenin zhezllong si biznes apo cdo hapsire publike apo jane pjese e investitoreve stratelesh ?????? O Rame it’s time you take your thumb off the asshole and act like prime minister o piktor I Institutit.
Fat qe kemi Ramen se po te mos ishte ai do ish bere nami.
Nuk e kuptoj se ç'farë kanë penguar për kalimtarët bizneset në këtë fotografi?! Tani o burra,gjithë inatet e proletarëve ndaj bizneseve ! Komunizmi në veprim!
Nuk jane vetem kafenete apo bizneset qe perfitojne por jane edhe keta plehrat si ky me pika lart qe meqenese ka inat ramen i del perkrah te keqes dhe i ka ngel koha te komunizmi si komunist saliu. Jane keta plehra qe zaptojne ate qe eshte e jona dhe na privojne kalimin e lire,jane keta plehra qe parkojne ne trotuare e kudo dhe bejne te fortin bashke me policin qe mer ndonje lek,dhe jane keta plehra qe kur therret ligji,keta e quajne diktature
Po nuk vazhdoi ne gjithe Tiranen e vecanerisht ne bloqet e reja te Astir, Cabej, Fresk e gjetke, do me ngjante vetem nje vrime ne uje. Gjithandej jane ngritur streha te paligjshme qe vjedhin hapesirat publike.
Po ato kasolle e garazhe mu ne mes te pallateve qe u legalizuan te gjitha?!?! Me mire karriket e bizneseve qe te pakten krijojne te ardhura
O ti pesë pikëshi ? Po nuk e kupton se çfarë problemesh kanë krijuar këto zënie hapsirash për lirinë e lëvizjes por më tepër që këto kanë shtrirë bisnesin në hapsira që janë për kalimtarët për nënat më fënijë me karroca për të sëmurët invalidët të moshuarit e tj etj atëhere nuk ke kuptuar thelbin e zbatomit të ligjit Një shëmbull jashtë komentit tënd po ta jap edhe unë Para pallatit parkohen makinat në tre rreshta dhe sa e vështirë të gjesh një ngushticë të kalosh a është e drejtë ???? Gjykoje sikur.të shikosh prindërit e tu të çapëlehen për të kaluar për të shkuar në banesë apo në ambulancë në spitalë e për të psonisur dhe sa të vështirë e kanë A është e drejtë ?A duhen gjobitur në maximumin e mundshëm ?Jam i bindur se me këtë aksion më mirë do të bëhet vetëm se jo një herë e me tërmet por përditë të zbatohen ligjet .
Shpesh jam kritik me Ramën por për këtë rast meriton komplimente sepse është problem i madh zaptimi i hapsirave publike.
Po pse nuk ndiheni për gjith ato parqe e lulishte që i keni bo kulla betoni??? Apo ato i keni bo vet prandaj! Pasi e betonizuat Tiranën, ( ku nuk lat fush sporti e lulishte lagjjeje pa ngret pallat), tashi gjetët fajtorët tek ata që kan zon qoshet e vogla( që nuk i shfrytzoni dot ju për ndërtesa të mëdha!) Nuk mbështes zaptuesit, po aty ku nuk cënohet lëvizja e kalimtarëve e nuk pengohet hyrje-dalja e tyre, le të shrytëzohet nga subjektet , duke paguar tarifat e caktuara! Në fund të fundit, nëse nuk pengojnē, këto biznese paguajnë taksa, krijojnë vende pune e kontribojnë në ekonominë lokale! Të shifet çdo rast në vend, jo o burra ti linçojmë të gjithë!
Kisha kohe pa shku ne Berat dhe shkova kete fundjave , verte infrastruktura e rregullt dhe investimet e reja i Kishin dhene qytetit nje pamje me te bukur, Por per turp Pedonalja e Qytetit qe ne projektin fillestar ishte vec me cadra te vendosura para lokaleve dhe bizneseve qe veprojen aty ISHTE KAFSHUAR ne mase te madhe nga shtesat e lokalevve qe pothuaj te gjitha ishin shtrire ne PEDONAJE njejte si ato skafet e parkuara ne porte, te gjitha si konteinere bunkere kishin zene kati gjysmen e siperfaqes, dhe si te mos mjaftonin keto , Bizneset kishin Fillu me shtu cadra e karrike edhe ne parqet e qytetit e neper Lulishte, dhe dhe keto as mirmbaheshin e as vaditeshin , e keshtu qe ne ate territor ishte bere Pershesh , se helbete Plasi Peshku , Toke e zanun dhe matufet e pushtetit Lokal , flejne GJUM
Dikur e kam pergezuar Edin per transformimin e vendi por i kam bere nje pyetje ku nuk kam gjetur pergjigjie: Shqiperine e ke qare nga dita ne dite,po njeriu kur do e besh? !
Ne Shkoder bashkia te marre buldoz per te hequr lavazhet ne mes pallateve qe punojne me uje ujsjellesin dhe ne pallate nuk na vjen uji dhe na digjen pompat.Bashkia rriti cmimin e ujit por nuk ka permiresim te ketij sherbimi perkundrazi eshte me keq.Nje lavash harxhon uje cdo dite sa nje lagje
Mu ne qender pashe se kishin vu trar parkimi per te hure ne pallat, e dyta ndertime pa leje lulezojne tash 25 vjet qe dikur ishte lulishte, shikoni perballe, Conadit ne Shkoder