“BE nuk lejon justifikime për reformat”, Kuko: Situata gjeopolitike do të vështirësohet, Shqipëria në moment oportun për integrimin

5 Korrik 2025, 18:48Politika TEMA
“BE nuk lejon justifikime për reformat”, Kuko: Situata

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së kritereve teknike dhe politike brenda afateve të vendosura.

Sipas Kukos, Bashkimi Evropian është një “makineri e ngurtë kur vjen puna te kriteret” dhe nuk ofron hapësirë për justifikime kur reformat nuk realizohen. Ajo nënvizoi se objektivi është mbyllja e grupeve të kapitujve deri në vitin 2027, çka do t’i hapë rrugë votimit në parlamentet e vendeve anëtare për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Besoj se situata gjeopolitike që do të vështirësohet edhe më shumë në Evropë do të krijojë kushtet që rajoni ynë të përfshihet në hartën e BE-së si entitet, fillimisht për çështje sigurie dhe më pas për arsye të influencave,” tha Kuko.

Ajo shtoi se Shqipëria ka një “gjeografi shumë të mirë” që e favorizon, por suksesi varet nga mënyra si do të shfrytëzohen këto avantazhe dhe nga përmbushja e standardeve të kërkuara nga Brukseli.

“Jemi në një moment shumë oportun,” përfundoi Kuko, duke e cilësuar këtë periudhë si një mundësi historike për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit evropian.

4 Komente

  1. K
    Kapterrja

    Kjo deputetja e re Kuko,e ka merak fort paraqitjen,me teper duket si stjuardes se sa politikane. I ço floket nje here para nje here mbrapa,gjys para gjys mbrapa.E çfare do presim nga kjo deputete,perveçse pasarela mode?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Akademia Soreca

      I njeh shume mire proceset kjo bjonda fallce ,eshte eksperte e papare,e ka ftilluar dhe e ka bere hafyz amb.Soreca. Ja ka thene te gjitha sekretet e zanatit tëk e tëk e tëk.Ka qene shume e zellshme per te mesuar dhe jashte orarit.Ka bere dhe kurs klarinete me duket

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ana

      Po mbeti "analiza e situates gjeopolotike" ne mendjen e Kukos...vaj medet Shqiperia..

      Përgjigjjuni
      1. ,
        ,,,,,,

        Shume bjonde eshte Kukudhja mavi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje