Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

5 Korrik 2025, 15:41Politika TEMA
Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas. Mësohet se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, do të pozicionohet në qytetin e Vlorës, ku sipas burimeve do të angazhohet së bashku me strukturat e bashkisë dhe ato qendrore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se Vengu ka kërkuar që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar fluksin e turistëve dhe për të përballuar çdo situatë që mund të paraqitet gjatë muajve të nxehtë të verës.

Burime bëjnë me dije se do të ngrihet një Task Forcë e posaçme për muajt korrik dhe gusht, teksa në bashkëpunim me të gjithë deputetët e Vlorës do të ndahen edhe prioritetet e punës në tre drejtime kryesore, duke përfshirë edhe të gjitha strukturat vendore dhe qendrore, të cilat konsistojnë tek: pastrimi dhe mjedisi, mirëmbajtja e infrastrukturës, siguria dhe shëndeti.

Sipas burimeve, administrata qendrore dhe vendore do të jenë në gatishmëri edhe fundjavave për porositë e lëna. Mësohet se Pirro Vengu, Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe deputetët e tjerë do të organizojnë takime të shpeshta për të analizuar edhe performancën e çdo drejtuesi.

6 Komente

  1. S
    Shqiptari

    O gazeta tema! Ju lutemi shkruani per zjarrin dhe tymin e plehrave te rrezikshme qe po mbyt qytetin e Elbasanit prej 5 ditesh.Dje shkruajti New York Time ne Shtetet e bashkuara dhe ju nuk pasqyroni por vetem heshtni.Ky qytet eshte shume i indinjuar e i tronditur .Kjo nuk do te harrohet kurre.Mos shfrytezoni sjelljen e ketij populli.Lerini propogaden boshe duke u shmangur nga drama qe po ndodh ne Elbasan..Koha do t`ju ndeshkoi nji dite.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mut Xhepa diplomut dhe pordhator

      Po no Pogradec a do vijë Task Forca? Amani mo caktoni ndonjë si Vrenozi se këta katunarët e Mokradecit e duan me dru, ndryshe nuk marrin vesh. Kanë zënë trotuaret, lulishtet, rërën dhe po mendojnë edhe liqenin. Peshkaqenë.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Munika

      Edhe per Tiranen duhet ngritur nje Task Forc, sepse gjenda eshte renduar shume me teper se ne vlore. Ndryshimi eshte se ndersa ne Vlore kane zaptuar te fortet, ne Tirane kane zaptuar figurat politike te te dy aneve.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juaji Envet

        Pas fjales programatike te shokut Rama i madh e i vogel, patronazhist e dumbabist, fshatare e punetore, te varfer e oligarke jane mobilizuar si nje trup i vetem pe te vene ne jete objektivat e percaktuara prej tij. Lavdi traplliqeve dhe aksioneve revolucionare te PS.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet nuk bejne shtet..... lloji i kafshes!

          Nuk behet stani/ shteti me lepuj/korrake o citjonezi......ne asnje vend Arab nuk funxionon Dhimokratia!

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yp xhixhi

            Ikuu dhe Ermaliii. Do e lene roje ke porta e Bashkise. Ja moren kompetencat qendroret. Nuk pirdhen me te zgjedhurit lokal

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje