Partia Demokratike, dikur simbol i aspiratave demokratike, është vënë sot në funksion të hallit personal të një njeriu: Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike.
Rasti i saj është unik në botën demokratike: një forcë politike që shndërrohet në bunker të mbrojtjes për një familje, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe po gjykohet nga Gjykata e Posaçme për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Për një parti që dikur pretendonte se përfaqësonte interesin publik, ky degradim është dramatik.
Në vend që të ndahet nga e shkuara, të reflektojë mbi gabimet dhe të punojë për ringritjen si alternativë serioze qeverisëse, PD e sotme duket se ka hequr dorë nga çdo përpjekje për përfaqësim të gjerë dhe është kthyer në një strukturë të mbyllur që mbron interesat e ngushta të një klani politik.
Nëpërmjet një deklarate për mediet, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi:
“Dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standardit të dyfishtë dhe drejtësisë e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës. SPAK arrestoi liderin historik të opozitës Prof.Dr. Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore. Po ashtu, prej 551 ditësh mbahet në arrest profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD”, u shpreh Vangjeli.
Ky reagim nuk përmban asnjë vetëreflektim, asnjë kërkesë për transparencë, por vetëm mbrojtje të pakushtëzuar për individët që ndodhen nën akuzë. Kjo është dëshmi se si një strukturë e tërë partiake është vënë në shërbim të mbulimit të përgjegjësive ligjore të një familjeje biologjike.
Mbështetja që PD i jep familjes Berisha nuk është më as politike e as morale, është thjesht dëshpëruese. Ajo tregon një opozitë që është degraduar në mënyrë të tillë, sa nuk arrin më të flasë në emër të qytetarëve, të mbrojë interesin e përgjithshëm, apo të kërkojë drejtësi për të gjitha familjet shqiptare. Të gjithë ata që dikur votonin PD-në për ndryshim, sot shohin një parti të robëruar nga e kaluara, që ka harruar përse u themelua.
Në këtë kuptim, SPAK nuk ka arrestuar opozitën. SPAK ka marrë masa ndaj individëve të caktuar që dyshohen për korrupsion. Por është PD-ja që ka zgjedhur të identifikohet me hallin personal të tyre dhe të sakrifikojë të ardhmen politike për hir të një familjeje. Kjo është zgjedhje politike, por është edhe vetëshkatërrim i qëllimshëm. Dhe kostoja e kësaj zgjedhjeje do ta ndjekë PD-në për një kohë të gjatë./TEMA
Nuk ka pasur ndonjë herë PD por vazhdim i partisë komuniste.
Po çfar shprese per popullin ishte ? Ai shkateroi uzinat dhe fabrikat i la pa pune , hapi ambasadat per ti larguar nga shqiperia , ngriti firmat piramidale , shkateroi ushtrin , shendetesin , arsimin , buqesin , nxori ligjin 7501 per te zaptuar tokat , u shkulen fshati erdhi ne qytetet e vendit beri qe Shqiperia te ishte e pa jetuar .Shiti hidrocentralet , puset e naftes me nje fjale shiti Shqiprrine , vrau preu ne 97 -98 , çfar doni me vetem ti vinte bomben vendit .Kji pd eshte fashiste .
Partia e shpellarēve.