Petro Koçi kërkon spastrime dhe në Fier: Aty kemi drejtorë arrogantë dhe të korruptuar, mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj "Republikës së Drejtorëve"

5 Korrik 2025, 10:35Politika TEMA
Petro Koçi kërkon spastrime dhe në Fier: Aty kemi drejtorë

‘Spastrimet’ e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’ e quan Koçi në një postim në Facebook, ndërsa jep edhe arsyet e tij se përse e mbështet këtë nismë të Ramës.

Sipas Koçit, një ndër problemet më të mëdha të administratës qëndron pikërisht te drejtuesit lokalë që kanë mbetur të njëjtët prej vitesh, pavarësisht ndryshimeve të ministrave e deputetëve. Ai i cilëson ata si “arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar”.

Koçi kujton se edhe në vitin 2020, kur mori drejtimin e PS në Fier, ndërmori një betejë të ashpër ndaj administratës së korruptuar. Ai thekson se ndonëse kjo u interpretua si përçarje, rezultati i zgjedhjeve të 2021 në Fier tregoi se qytetarët kërkonin shërbim dhe ndëshkim të korrupsionit.

“Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata!  Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore.  

Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.

Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelesat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.

Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë/

Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua. 

Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.

Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta "socialistët" e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin. 

Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni”, shkruan Petro Koçi.

29 Komente

  1. F
    Fieraku mallakastriot

    Janë po ata drejtorë të paaftë, qysh në vitin 2013...... . Vetëm bëjnë qarkullim të paaftësisë së tyre....... . Shkojnë nga një drejtori në tjetrën, të njëjtat fytyra. Sa nga, Kadastra, tek KESh, tek, burgu Fier, tek Albpetrol, tek Bujqësia, tek bashkia, policia bashkiake, IKMT, tek AKU, zyra e punës, Sigurimet Shqërore, Drejtoria e Patentave, Pyjet, Ujrat, Mjedisi, Spitali, Shëndeti Publik,Posta, Elektriku, etj, etj..... . Kë të dish më të zgjuarin, ai është më fodulli...... . Nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre, përveç abetares dhe librit të këndimit................. . O se mu kujtua!...... . Petro, di gjë si është puna e dorëheqjes së zonjës Bardho si deputete për ti lënë vendin Zengjinesë? .... . Sepse gojët e liga, çfarë nuk flasin. Opsioni më i mirë është urdhëri nga kryeministri.. .. . Më i keqi, marja e kërcënimeve nga të fortët e Fierit...... . Sqaroje këtë muhabet dhe fol përsëri me qytetarët.

    Përgjigjjuni
    1. p
      populli

      A mo Petro.. e di qe nuk ndihesh mire...por ske cben, iku koha jote dhe e njerezve te ndershem si ti..

      Përgjigjjuni
      1. W
        Whitesnake

        Mbete pa pune ti o bythemut dhe dashke te zesh ndonje vend andej.

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qytetari qe nuk e gjeti asnjehere te drejten

        Nuk eshte mbushur me zyrtare burokrate,kapadainj e mitomane vetem bashkia e Vlores apo e Fierit, Petro. Te gjitha bashkite nuk presin e percjellin qyteret hallexhinj,por vetem nese i paguan. Eshte shume me keq mbashkia e Elbasanit, ku disa drejtore arrogante dhe injorante sherbejne aty prej 26 vitesh, dhe po i shkelin qytetaret me kembe. Elbasani u pervelua nga zjarri, kurse kryetari freskohet ne det duke u shprehur se "tani ne vere zjarret ndodhin si kudo"Po inceretaoret a e di ku jane o kryetar!? .Akoma me keq funksionojne bashkite e Tiranes, Durresit dhe Shkodres.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lejen e ndertimit mund ta marr pas vdekjes

          Ke te drejte Petro,si socialist i vertete kerkon t'i sherbesh PS realisht. Dy fenomene e kercenojne seriozisht kryeministrin: Mosfunksionimi dhe korrupsioni galopant i administrates dhe mossistemimi real e ligjor i prones. Legalizimet jane kthyer ne baterdi e vertete qe po ivdesin pronaret e vertete

          Përgjigjjuni
          1. n
            naftetari

            Edi ti Petro qe drejtori i Albpetrol eshte mjek dhe asnje nuk flet ?

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Ne Durres ka drejtore qe vetem kane nderruar ndermarjet dhe kane prej 15 vitesh drejtore dhe jane dhjamur dhe kane humbur komunikimin me publikun, jane bere arrogante dhe te paduruar.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lindi

                Çfaré pret Petro pas 12 vitesh në pushtet, natyrisht tarafllik e korrupsion. Po pronat që na I kanë marré dhe janë né pronsi të shtetit, pse nuk na I ktheni? Këto jané çështje që ju po té doni I zgjidhi brenda ditës.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kosovar shqipnie

                  Ketu ne Fier te gjithe vllehe i ke, si puna jote Petro! Apo te mos leme kembe shqiptari dhe ne Fier?! Na mbyten cobanet ketu, per zotin.. !!! Do ti dergojme te kullosin derrat sic ike ti Petro! Mjaft eshte mjaft!

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlleh i Shqiperise

                    Jane te punes, te edukuar, familjare shembullor. Kudo ku punojne gezojne respekt. nuk bartin hasmerira dhe nuk e kane ne gen pabesine. Derrat nuk kullosin, eshte bagetia e imet dhe deridiku gjedhet qe kullosin.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ai atje

                      Une nuk jam vlleh, por vlleheve ti o anadollas i shperngulur ne Fier , u vjen anes. Ju jeni misherimi i rrugacerise, kriminalitetit dhe pabesise ne Fier. Shto edhe camoket, qe jane dhelpra dhe jo debile si ju, prandaj edhe Fieri eshte cope cope. Mallkuar qofte ora kur ju mberritet.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pretorian

                        Ti koqevarur Shqipnie je nje plehre turkoshake dhe asgje me shume. Ky "vllehu" i gopit te nenes tende, eshte nje shqiptar kristian ortodoks shqiptar. Eshte nje himariot shqiptar, qe as ka nderruar fene, as ka cenuar ADN, as krrus sumen per tu lutur arabisht, dhe qe ka nje histori te nderuar dhe respektuar ne çdo aspekt. Ne fakt, me mire vlleh se sa kosovar turkoshak ngado qe te jete, Shqiperie apo Kosove. Ti shkerrdhate, je i ardhur aty ne Fier apo myzeqe apo kudo. Kosovaret si ty, Tito i dergoi ne Turqi.

                        Përgjigjjuni
                      2. d
                        dylber-milet

                        Edhe tani, qe ramiu,te degdisi te lehesh mbas gardhit, lehjen deri tek drejtoret e drejton, nuk guxon ta ngresh koken lart megjithse e ke dhe pa floke, tek miktori medioker,qe u be sundimtar.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emigranti

                          Po kjo eshte rruga qe e nderon nje shtetar te rangut kryeminister.Berja e te pa diturit per cka bejne keq strukturat te con atje ku jemi sot pas 35 vitesh.Històrikisht perghegjes para popullit eshte so qe populli i ka vene kemboren.Do zoti nuk dergoje te tilla justifikimèe

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Elis

                            Duhet punuar çdo dité qé té ndryshojnë gjërat. Nuk është kot shprehja, gurë guré bëhet kalaja. Jo njëherë në mot del e kullot.

                            Përgjigjjuni
                            1. LONI ME RROG SHEIKU

                              Petro ke te drejte, jane klani Armado boles .Klanet ne Fier funksionojne aq qet sa qe nuk bie Era korrupsion,kur Petro Koci leshoj nje tymse korrupsioni nuk u shkunde, vec nje rasti ku dy miqte e A Boles Rane ne Burge, ishe drejtor dhe she N. Kryetar I boles.hera e date Bankersi me korrupsionin me te madhe ne Fierin e Boles, a ka gishte Bolja,12 vjet ka Bolja ne Fier, me nje dyzin Dretorash nuk e kostatuan dote. Pa dyshim se bolja eshte vet Brenda 100%

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fat man

                                Hah ha tani pas zgjedhjeve llap ky Petlla Kaqi i Kryekar i Partse se vertete Socialiliste '91. Puna e drejtoreve hjadute dhe arrogant shpertheu fuqishem ne Bashkine e Tiranes me 5D dhe te gjithe shkerdhatat nga Edi, Koqja e me rradhe heshten. Shqiperia eshte kthyer ne Republiken e Drejtoreve natyrisht me lejen e CEO-s se Partise se Ripjelljes Ed Coraapemuti.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fat man

                                  Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë..

                                  Përgjigjjuni
                                2. K
                                  Kris

                                  Tani qe Rama dhe Petrua zbuluan se pushteti qelbet korrupsion gjerat do te shkojne me mire.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Linza

                                    Duhet urgjent shkarkimi i gjithe drejtoreve te bashkise Tirane, polici bashkiake mbrojtje teritori etj. Ketej nga Fresku toke e xanun nga te gjithe anet. Turp te kene keta te korruptuar! Te merret KM Rama te beje punet e tyre. Te gjithe parazitet ne shtepi. Te krijohet nje task force prane KM, per te monitoruar, ndeshkuar punen e ketyre plehrave!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Laro lango llapaqen

                                      Ja te veme vajzen tende! Apo vajza jote-nje mediokre-ze vetem vend me paga te larta qe paguhen nga Sorra Sorros! Tani qe u mbyll burimi kerko te behet ndonje drejtoreshe. Ah, jo ne provincen e Fierit, por ne Ministrite e Tiranes!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Albania first

                                        Petro i do te jene te gjithe vllehe si vete ai e Rama. Cobanet e mbyten Fierin! A ka shqiptare andej re?!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Përparim Hysi

                                          PETRO KOÇI nuk është çoban apo vlleh(për mua,edhe sikur të ishte,s'prish ndonjë punë).Nga i ati,është BREGAS,nga e ëma,safi myzeqar.Shumë i ndershëm dhe shumë punëtor.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arbeni

                                            Whitesnake Mendoj se bythëmuti je ti,bile je një llapaqen i ndyrë rrugësh.Petrua nuk mbeti pa punë siç thua ti apo ndonjë legen si ty,por ai dha dorëheqje duke deklaruar se nuk do të kandidonte më për deputet.Kështu që nuk është ashtu siç llomotit ti lartë e poshtë.Edhe në parlament P Koçi për aq sa i ka shkuar fjala ka mbajtur qëndrime kritike edhe ndaj të vetëve.Mos kujtoni se jam vlleh apo çoban,por jam myslyman 24 karat.Ndërsa të gjithë politikanët,drejtorët nëpër ministri e nëpër bashki dhe gjithë zyrtarët etj janë të gjithë të korruptuar e të degjeneruar e nuk ju pëlcet për hallet e popullit.Po shikoja një nga emisionet investigative ku disa banorë të Lagjes Pavarësia ankoheshin në bashki dhe tek Ujsjellës Kanalizime Vlorë për llnien zbuluar të kanalit që përshkon lagjen ku hapsirat e kanalit të lëna nga UKV ishin kthyer në grumbullim plehrash dhe llumi të qelbur ku qyretarët nuk mund të hapnin dritaret nga era e keqe dhe mushkonjat.Ndërsa kur bie shi ujrat dalin në rrugë duke mbytur gjithçka,kështu banorëve u duhen çizme për të kaluar.U desh që transmetimi i kronikës në Fix fare që ZKVlorë të dërgonte punonjësit për të bër pastrimin e plehrave.Në shumicën e qyteteve tona ujrat e zeza dalin në rrugë e trotuare dhe askush nuk e çanë kokën nga këta maskarenj drejtorësh nëpër bashkit që nuk e kanë mëndjen për punë,por si e si të përfitojnë para ngandonjë tender.Për mua për këta parazitë që paguhen nga taksat e qytetarëve faj kryesor kanë kryetarët e bashkive të cilët janë të korruptuar për veten e tyre.Nqse një kryetar bashkie do ta bëj si duhet punën e tij,i nxjerr nga zyra dhe i dërgon çdo ditë në terren jo të rrijnë nëpër zyra e kafene.U desh një shtrëngim dhëmbësh nga E Rama që bashkia e Vlorës të lëvizte nga statukuoja.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              MB

                                              Per mos tu perpelitur shume shume ti o Petro po rrefeje nje ndodhi,pyet nje nga drejtorwt e Bashkise Fier nje le themi nen gango jo gango,ckemi i thote drejtori ketije tipit tipi e shef me ironi e i thote,hic mo hic ja dalim nga pasditje e Qijme ndonjeren nga Grate e Drejtoreve te Bashkise,drejzori u skuqe edhe u largua pa folur asnje fjale…!! Keshtu o petro keshtu jane punet e Bashkise ne Fier me ne krye Kryetarin Drejtore….,,????

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Karma

                                                Shkoni njehere tek Inspektoriati shteteror i mbikqyrjes se tregut cfare bejn, inspektoret e programeve kompiuterike qe vjedhin popullin nga mengjesi deri ne darke, ca fyra 500 euroshe

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Doktori

                                                  E ke mire o Petro Koci. I kane mbytur bashkite me lloj-lloj drejtorash. Ata bejne pall me buxhetet e shtetit....! Ata gllaberojne paret e popullit! Se pari do te thoja qe te shikohet numuri i tyre dhe.... se dyti te kete "Drejtor" mbi keta drejtora hajdute! Po te ishte Enveri ...ata do perfundonin ne SPAC!!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    Fiqiret

                                                    Petro Koçi flet hapur dhe me argumente.Të gjithë drejtorëve u ka ardhur radha të lëvizin.Në Fier ata vetëm riciklohen,nga njëra karrige tek tjetra.Kanë rreth 12 vjet, sikur nuk ka njerëz të tjerë që dine të punojnë.Jane te njejtet emra.Drejtori i policise bashkiake hiqet trim me shitesit e vegjel ambulante per te marre ndonje kile bamje,domate apo patate per shtepine e tij.Duhet riformatim i bashkise se u be shkret fare,nuk gjen njeri te punoje.Rrine zyrave kembe mbi kembe.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. p
                                                      pretorian

                                                      Petro Koçi eshte i fundit i mohikaneve nga socialistet e vertete ne PS. Petro ka dhene rinine tij, kontributin e tij, mundin e tij, dijen e tij, jeten e tij me ndershmeri dhe sakrifice per PS-ne. Petro Koçi eshte proletari i vetem i PS-se. Dhe nje kioske, qe kishte nena e tij, Rasputini i PS-se ne shenje hakmarrje ja rrafshoi. Petro Koçi ishte i vetmi, qe tregoi puçin ne PS. ku maloku i PS-se Gramoz Ruçi dhe kurvat e tjera te ndotura te PS-se u blene me leje ndertimi nga Edvin Rasputini soroist ne Shtator 2005. Aty Ps-ja dha shpirt. Shqiperia eshte republika e drejtoreve, eshte makina e madhe burokratike, makine e cila eshte Deep State, eshte motori i degjeneruar dhe i korruptuar i pushtetit absolut. Makina burokratike e drejtoreve dhe nenpunesave eshte burim shushunjash, ku thithet gjaku dhe djersa e qytetareve, e pensionistave e shoqerise shqiptare. Ato jane 3D, 5D dhe shume D. Aty eshte rritja e pensioneve, funksionimi normal dhe ligjor i shoqerise, ndershmeria dhe korrupsioni, vjedhja dhe shperdorimi. Kjo makine gjigande korruptive shteterore, eshte institucioni me i shemtuar dhe me diktatorial i shoqerise. Eshte diktature, eshte pseudodemokraci, eshte vjedhje, eshte korrupsion, eshte shemti morale dhe ligjore, eshte mungese e shtetit ligjor, eshte shperdorim dhe tjetersim vote, eshte blerja dhe manipulimi i votes, eshte degjenerim total, ekonomik, shoqeror dhe moral. Petro Koçi ka te drejte per kete, ka shume te drejte. Por para se te sulmoj meduzen duhet ti prese kokat asaj. Kjo nuk behet me katharsis me. Nuk behet, sepse PS-ja e Petros ka vdekur. Nuk ka me PS. Ka vetem nje organizate soroiste shkerrdhatore e quajtur Rilindje. Dhe kjo organizate shkerrdhatore Rilindje, vegjeton ne gjirizin e quajtur PD shpellare. Rilindasit, ne gjirizin e PD-se, te Berishes kane vene statujen e Ed Rasputnit.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje