Balliu: Sali Berisha të japë dorëheqjen, asnjë analizë s’ka vlerë nëse….

4 Korrik 2025, 19:54Politika TEMA
Balliu: Sali Berisha të japë dorëheqjen, asnjë analizë

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe drejtimin e PD-së gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC Neës. Ajo e cilësoi të pritshme humbjen e partisë në zgjedhjet e fundit, duke akuzuar Berishën për përzgjedhje të kandidatëve të dobët që, sipas saj, janë vendosur për të mbrojtur interesat personale dhe familjare të tij.

Sipas Balliut, rinumërimi i votave ishte një farsë që i kushtoi buxhetit publik 2 milionë euro dhe nuk solli asnjë rezultat konkret. Ajo nuk kurseu as kritika ndaj djalit të Fahri Balliu, Klevis Balliut, duke e quajtur “protagonist të zvarritur që lufton si Don Kishoti me imazh dhe i gjuan avionëve prej letre”. Ajo vuri në dyshim aftësinë dhe integritetin e shumë prej figurave aktuale të PD-së, duke theksuar se mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë po i largon qytetarët nga opozita.

Ajo përmbylli deklaratën duke theksuar se largimi i Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike është i pashmangshëm, jo vetëm si një detyrim moral pas humbjeve të njëpasnjëshme, por edhe si një nevojë politike për të hapur rrugën e reformimit të vërtetë të opozitës.

“Zgjedhjet kanë ndodhur dhe Sali Berisha ishte humbës si herën e kaluar edhe tani. Ishte diçka e pritshme sepse në garë vendosi njerëz të dobët. Këta individë nuk bënë një betejë politike, janë individë që janë vendosur për të ruajtur karriget e Berishës. Shumicës nuk i dihet as arsimi, janë lojtarë të dobët. Djali i Fari Balliut si protagonist i vjetër ka mësuar që majat arrihen duke u lëpirë e duke u zvarritur. Lufton si Don Kishoti me lojtarë imagjinarë dhe i gjuan e avion prej letre. Djali i Fari Balliut nuk ka asnjë armik.

Asnjë lloj analize nuk ka vlerë pa dhënë dorëheqjen Berisha, për aq kohë sa është Berisha analiza është nul. Sali Berisha po rri për të mbrojtur interesat e fëmijëve të vet dhe deputetë që janë pas tij janë për interesat e veta. Këta janë individë të katapultuar që kanë marrë benefite nga Sali Berisha për vite me radhë. Nëse e ngrenë zërin ndaj Berishës e dinë që janë të humbur.

Rinumërimi, Berisha e pa vetë disfatën që mori, dhe i kushtoi popullit 2 milionë euro. Sali Berisha e ka të detyrueshme qoftë moralisht qoftë ligjërisht që të japë dorëheqjen. I mëshojnë pretendimit që janë vjedhur votat, por ku janë faktet?! Berisha e dinte që do humbte, nuk mendoi fare për popullin, por për interesin e vet dhe të fëmijëve të tij, sepse tani është edhe dosja ‘Partizani’ në lojë. Tek PD nuk pamë asnjë njeri të ri, por pamë të gjithë fëmijët e njerëzve që iu detyroheshin diçka Sali Berishës. Hoqëm një Enver, kemi një Enver tjetër tani, Sali Berishën”, tha Alesia Balliu./abcnews.al

3 Komente

  1. B
    Bato gora

    Ɓravio Alesia.Njerez te tille i duhen demokracisë.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani USA

      Alesia,Sali agjenti dhe berishizmi njerzit si ti i urren dhe jane armiqte e berishizmit me te eger dhe po i gjeti rastin i eliminon fizikshte sic i ka eleminuar azemrat me shoke prandai ki kujdes,pa per ty pamvarsisht se jame i majte kame respektin me maksimal je me te vertet njeri i perkryer.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Bravo Alesia, deklarata juaj vulos rezultatin e 11 majit 2025 dhe hedh poshte narrativen per gjoja farse zgjedhore me te cilen vicidoli do te largoje vemendjen nga dorheqja e padiskutueshme nga foltorja dhe njerzit ne opozite sidomos trushplaret te presin mos i bien dashit delet ne toke. Deklarata juaj duhet tu dergohet parlamentit europian dhe keshillit te Europes qe ta degjojne nga goja e vete kandidateve te pds se 11 maji eshte vulosur nga vete populli shqiptar pa asnje ekuivok si votim historik, plebishitar, madheshtor, dhe frymezues per gjigandin Edi Rama dhe nje votim refuzues, kundershtues dhe hedhje ne kishin e plehrave te historise te vicidolit nje here e pergjithmone.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje