Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënoi të premten gjuhën e përdorur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ndaj disa gazetarëve që raportojnë mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe konkretisht për hetimin ndaj ish-presidentit dhe kryetarit të PL-së, Ilir Meta.
Gjatë një konference për shtyp të mërkurën Blushi sulmoi gazetarët se ishin ‘mercenarë” dhe të “keqpërdorur” nga SPAK në lidhje me lajmet që ata kishin shkruar për dosjen ndaj Metës, i cili ndodhet në arrest me burg me akuza për tre çështje korrupsioni.
“SPAK prej 2 vitesh nëpërmjet gazetarëve mercenarë fabrikonte në media lajme për gjoja arrestimin të zotit Meta dhe se si këto informacione sipas tyre merreshin nga burime zyrtare dhe SPAK”- tha ndër të tjera Blushi, duke akuzuar se SPAK keqpërdor mediat për shpërndarjen e lajmeve të rreme.
Sulmi i një zyrtari të lartë politik ka shqetësuar organizatat që mbrojnë të drejtat dhe liritë e medias.
“AGSH konsideron të papranueshme etiketimet e reporterëve si “mercenarë të SPAK” dhe krijimin e një narrative për njëanshmërinë e kolegëve teksa ushtrojnë të drejtën e tyre për të informuar publikun mbi hetimet ndaj zyrtarëve”- thuhet në deklaratë.
Kjo organizatë i bën thirrje Partisë së Lirisë dhe të gjithë atyre që ushtrojnë role publike që të ndalin fushatën denigruese ndaj gazetarëve e cila ka për qëllim që të ulë besueshmërinë e fakteve të raportuara prej tyre.
“Z. Blushi dhe çdokush tjetër është në të drejtën e tij të pretendojë fakte në diskursin publik, sikundërse është po aq përgjegjës për t’i paraqitur publikut fakte, dhe jo propagandë kur vendos në shënjestër gazetarët”- theksohet në qëndrimin e AGSH-së.
Blushi, gazetar me profesion, prej vitesh militon në radhët e partisë së Metës dhe është zgjedhur së fundmi deputet në listat e mbyllura të koalicionit opozitar të drejtuar nga Partia Demokratike.
AGSH e sheh si shqetësuese sjelljen e Blushit dhe i bën thirrje atij dhe politikanëve në tërësi që të respektojnë punonjësit e medias dhe të mos i përbaltin ata për qëllime të qarta politike.
Blushi i kontaktuar nga BIRN nuk pranoi të komentonte për shqetësimin e AGSH-së.
O ju dhjefsha, AGSH megjithe gazetaruce po per ofendimet e Mulit per Carlo Bollinon pse nuk ndiheni po mereni me nje cop trap si Tedi Pederasti I Like Hajdutit
Ky bibilushi i ilir kakës është një pis muti,por nuk ka rënë në hundëlesh që t’i martojë plakën legenit.Bën gangsterin ky halabak…!