Ina Majko është emëruar zëvendësministre e re e Shëndetësisë dhe ka nisur sot zyrtarisht detyrën. Ministrja Albana Koçiu përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një selfie me zv.ministren e re, i ka uruar asaj mirëseardhjen.
“Çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin, gjithmonë me energji të reja përpara,” shkruan Koçiu, duke falënderuar edhe paraardhësin Niko Hyka për kontributin e dhënë gjatë muajve të fundit.
“Mirë se erdhe Ina Majko – suksese në këtë rrugëtim të ri si pjesë e ekipit tonë!”, përfundon postimi i ministres.
Ina Majko ishte kandidate e Partisë Socialiste në listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit, në qarkun e Vlorës.
Ajo nuk e mori dot mandatin e deputetes për Kuvendin e ri, por siç e kishte lajmëruara më herët kryeministri Rama, nëse nuk merrte mandat deputeteje ajo do të ishte pjesë e qeverisë.
Dy ditë më parë, u emërua nga Rama në postin e zv.ministres së Shëndetësisë. Ina Majko ka qenë më herët pjesë e medias, teksa ka mbrojtur edhe si aktiviste të drejtat e komunitetit rom në Shqipëri, të cilit i përket.
Autokratët ndjejnë kënaqësi të parrëfyer kur 'bëjnë si u do bytha' dhe më pas vigjëlojnë për të zbuluar se kush janë kundërshtarët e aktit arbitrar që ata kanë marrë. Informacionin ata e marrin nëpërmjet servilëve dhe spiunëve profesionist. Emërimet arbitrare, spektakolare, për despotin janë një nevojë e domosdoshme, nëpërmjet tyre ata jo vetëm tregojnë forcën duke shpërfillur çdo rregull dhe ligj, por siç vura në dukje më lartë, zbulojnë edhe elementët armiq brënda radhëve të forcës ë drejtojnë. Nuk ka patur dhe nuk ka autokrat që të mos përfshihet nga paranoja, ata kanë bindjen e patundur se ambienti rrotull tyre është i mbushur dëngaz me armiq, që mezi presin ti hanë kokën
Edmuti po ve arixhinj ne poste per tu marre votat ,qiju rrobt se e meritojne,pa na thuaj o edmut cfare di kjo nga shendetsia apo vari kart popull varileshs eshte aty
Ines suksese! E degjova,vajze inteligjente. Po dikush t i thote se ne institicione nuk shkohet me zhapone!