“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim për inspektorët e bashkive dhe IKMT: Të vrapojnë shumë këto javë ose do të përballen me situata të papëlqyeshme

4 Korrik 2025, 13:15Politika TEMA
“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha ata që kanë zënë hapësirat publike për parkime kundrejt pagesës “të mbledhin plaçkat”.

“U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll”, tha Rama.

Ai paralajmëroi inspektorët e Bashkive dhe të IKMT-së që të mos mbyllin sytë përpara këtyre paligjshmërive.

Edi Rama: Në 2 javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për tu mos u ndaluar më me të gjitha forcat e ligjit, inspektoriatet, policia bashkiake dhe të shtetit, për ta ngritur njëherë e mirë në hava shtëpinë tonë të përbashkët.

U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll.

Arsyet më kanë bërë të jem pranë Tiranës, marr mesazhe e ankesa, e kam shumë të fortë detyrimin që në Tiranë, Vlorë e Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht të jem gati për t’u dhënë përgjigjen që kërkojnë, është përgjigje e interesit komunitar të përbashkët.

Inspektorët e Bashkive dhe IKMT të vrapojnë shumë këto javë, që të mos përballen me faktet e syve të tyre të mbyllur, që do i çojë në situata të papëlqyeshme, dhe policia e shtetit të rrisë vigjilencë për ndërtime pa leje.

3 Komente

  1. L
    Luli

    O Kryeminster,policia bashkiake eshte kot,por kot fare!Ne vend te zbatojne ligjin ne territorin e bashkise ata merren me pune te pista,por pista sterre!!!Shkurtoi 50 perqind te tyre,sidomos ne Tirane,fshihen pas Policise se Shtetit….

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Dorezoja dikujt tjeter ne PS ate detyre. Nuk ke cfare jep me. Ne fakt ato qe ke bere nuk I ke ndritur. Ose me sakte cfare ke bere sakte?

      Përgjigjjuni
      1. P
        PEDERASTET NUK KANE TE SOSUR

        Go fuck your ass Teo KARI. ÇFARE KA BERE????.... QE NUK TE Q! TY, PRANDAJ E KE INAT TI? SHKO HA MUT NASHTITHI ANDEJ NGA SHQUPIIIII

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje