Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu, ka denoncuar praninë e një zyre elektorale të paligjshme të Partisë Socialiste në Yzberisht, më 11 maj.
Ai akuzon institucionet e drejtësisë për mosveprim dhe fshehje të provave. Balliu deklaron se Prokuroria ka refuzuar të nisë hetimet dhe se SPAK nuk është përfshirë fare në çështje.
Sipas tij, kjo ngjarje tregon kapjen e shtetit dhe manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria.
"Më datë 11 maj, rreth orës 17:00, bashkë me disa kolegë nga Partia Demokratike, konstatuam praninë e një zyre elektorale të paligjshme në zonën e Yzberishtit. Pas sinjalizimeve të ardhura nga qytetarët, vendosëm të verifikonim nga afër situatën. Në një ambient në katin e parë të një ndërtese, i maskuar me letra të bardha dhe i mbyllur nga sytë e publikut, ndodheshin persona të lidhur me strukturat e Partisë Socialiste. Fillimisht, dy të rinj tentuan të paraqisnin ambientin si një “lokal”, por sapo kuptuan praninë e kamerave, u larguan me nxitim. Dy zonja të tjera, të pranishme brenda, tentuan të pengonin hyrjen tonë dhe më pas u larguan duke fshehur identitetin." u shpreh Balliu.
O surrat derr balliu perse nuk w denoncove gjate fushates ? Ju te pd genjeni babalet tuaja nuk kane te mbaruar shikoni sa vota keni vjedhur ju qe kerkoni votim te lire .Yyy plerat e shekullit .Ne 2029 nuk keni per te mare asnje vote .Sovrani I a dha voten PS qe eshte e vetmja parti qe mendon per shqiptaret dhe Shqiperine .Ndryshimet ne Shqiperi juve te opozites plere ju vrasin syte ..jeni parti antishqiptare .