Kandidati i PD që akuzoi kolegët se i vodhën votat: Kërkoj rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës, KAS me dy standarde

4 Korrik 2025, 15:33Politika TEMA
Kandidati i PD që akuzoi kolegët se i vodhën votat: Kërkoj

Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u shpreh sot nga salla e pallatit “Farie Hoti” ku po rinumërohet pjesërisht me vendim të KAS, se procesi ka treguar se ka transferim të votave të kandidatëve brenda partisë dhe ai po mban shënim çdo rast.

Kalaja që ndodhet 1 mijë vota larg mandatit që ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, shprehet se votat e tij janë transferuar nga numërimi i parë dhe kjo provohet nga rinumërimi i deritanishëm.

Ai sqaroi në një intervistë për Report Tv se ka kërkuar në KAS rinumërim të të gjithë qarkut dhe jo ashtu siç po spekulohet qëllimisht sikur kërkoi vetëm 60 kuti.

Gjithashtu vuri në dukje se edhe vetë KAS po mban standard të dyfishtë për vota të ndryshme, në lidhje me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë.

“Unë kam kërkuar hapjen e të gjithë qarkut të Durrësit. Është kërkesë e protokolluar. Unë kam kërkuar për të gjitha, teksa ka dezinformim sikur kam kërkuar vetëm për 60 kuti. Unë kam dërguar prova për 60 prej kutive dhe KAS ka vendosur kështu, por unë dua hapjen e të gjithave.

Nga faza e parë tek e dyta rezulton se vota ime është transformuar. Unë kërkoj të ballafaqohen videot me procesverbalet apo kutitë. Kam mbajtur shënim çdo lloj vote. Shikoj se kanë mbajtur standarde të ndryshme për vota të ndryshme, në fund të procesit do bëj ankimimet e mia.

Edhe KAS po mban qëndrime të tjera, unë po i mbaj shënim, ka problematika të ndryshme, ka pasur standarde të ndryshme për vota të ndryshme. Kam dyshime se janë bërë ndryshime artificiale me shënime votash kandidatësh apo partish nga procesi i parë deri tani. Rezulton se deri tani mua më janë marrë vota deri tani, votat e mia janë të pastra, të tjerëve u janë shtuar vota tepër në procesin e parë”, përfundoi Kalaja.

Nga rinumërimi i më shumë se gjysmës së kutive të vendosura nga KAS, deri tani kandidati Ndoja ka humbur më shumë se 50 vota që i kishte fituar padrejtësisht nga numërimi i parë, kurse kandidatit Kalaja i janë shtuar 5 që ia kishin hequr padrejtësisht te numërimi i parë.

3 Komente

  1. L
    L

    Ky eshte me mut se mutrit e hapur te Sali hales...!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalesh

      Je bere i bezdisur..... Idhulli jot eshte dhendri boshnjak i Berrishes. Mos e hiq kapelen se na dukesh si ai

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        O djale i mbare tjeter ca do thuaje mos te ngelet peng.Po ca jane keto pordhe me rigon.Po te dale ndonje kandidat tjeter te protokolloje ne Kas nje kerkese qe te mos rinumerohen votat dhe kush i kerkon te paguaje shpenzimet ne qoftese nuk dalin pretendimet e tija.Njelloje si ne gjykate pala humbese paguan shpenzimet gjyqesore.Me qenese juve ju dhimbsen shume e nuk ju ze gjumi per hallet e popullit ti vete personalisht perse nuk e bene nje propozim te tille e te maresh vete persiper keto shpenzime.Apo hajde se mbane kurrizi i ketij populli.He Aulon si thua ne je burre beje kete gje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje