VIDEO/ Rama paralajmëron takime në qarqet e tjera të vendit: Do të jenë dy javë intensive

4 Korrik 2025, 13:55Politika TEMA
VIDEO/ Rama paralajmëron takime në qarqet e tjera të vendit: Do

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live me ndjekësit në rrjetet sociale, ka njoftuar takime edhe në qarqet e tjera të vendit pas takimit të djeshëm në Vlorë dhe atij sot në Tiranë.

Rama u shpreh se takimet do të kenë në fokus hapësirat publike që pengojnë frymëmarrjen qytetarëve në blloqet e banimit, edhe çështje të mbartura nga fushata.

“E pashë të arsyeshme t’ju drejtohem ju pasi Kemi zhvilluar dy takime do zhvillojmë edhe një tjetër në Durrës dhe pastaj në Fier, në Elbasan dhe Shkodër.

Në Vlorë e nisëm dje dhe sot në tiranë zhvilluam një takim që dje nuk u bë i plotë lidhur me muajin që kemi përpara dhe domosdoshmërinë që deputetët të rikthehen në territor për të mbledhur të gjitha shqetësimet e qytetarëve.

Por në këto qytete me fokus te hapësira publike, e cila është kthyer në një hapësirë ku ka shumë abuzivizëm, ka shumë zgjerim të paarsyeshëm të aktiviteteve të ndryshme dhe ka gjithfarë lloj trarësh e pengesash të krijuara nga koha që pengojnë frymëmarrjen e qetë e të lirë të komuniteteve në blloqet e banimit.

Deputetët së bashku me drejtuesit dhe përgjegjësit e sektorëve të ndryshëm do të shohin dhe çështje të tjera që i kanë parasysh nga fushata. Por do jenë dy javë intensive dhe pastaj do të rikthehemi për të vendosur në favor të komunitetit se është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz e lagje në qytete të mëdha; ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv dhe symbyllja e strukturave përkatëse siç është evidente”, tha Rama.

  

1 Komente

  1. l
    landi

    Ah mor zotni ! Ti ke ngritur administraten me te zeze ne historine e 113 vjetve shtet shqiptar ! Nje adminsitrate injorantesh e analfabetesh, nje adminsitrate te hurit e litarit ; nga koka ne kembe çingije e tarafe qe per çdo hall e nevoje shikojne vetem nga xhepat ! Dhe s ka se si te ndodhe ndryshe ,perderisa ministreshkat e tua, deputete e administrate e larte i emeron ti, i vendos ti, i heq ti kur ta do menderja e sipas oreksit tend ! Per te shkateruar keshtu krejtesisht strukturen politike te dikurshme te Partise qe te ka formalisht kryetar, sepse...ne te vertete ti je kthyer ne nje dikatator i pa perseritshem ! Ti kujton se t i ha kush keto akrobacirat qe ben me shkarkime e kercitje dhembesh; te gjitha keto i ben se po te mblidhet litari i SPAK,rreth qafes tende te qelbur ! Nje gje ta dish;- do ta mbyllesh per turp e faqia e zeze...me keq se sa ai kerma tjeter !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje