’83 mandate, detyrim më shumë ndaj njerëzve’, Rama: Kush mendon të kundërtën brenda PS, e ka gabim

4 Korrik 2025, 13:20Politika TEMA
’83 mandate, detyrim më shumë ndaj njerëzve’, Rama:

Kryeministri Rama në një komunikim me ndjekësit në rrjetin social Facebook komentoi rezultatin e 11 majit me 83 mandate, të cilin e quajti një detyrim ndaj votuesve për të bërë më shumë. Më tej, Rama u përgjigj me tone të ashpra ndaj socialistëve që mendojnë se 83 mandate janë një arsye për të fjetur më shumë, duke u thënë se e kanë gabim dhe se duhet të zgjohen.

“Kemi marrë 83 mandate falë besimit dhe këto janë detyrime më shumë ndaj njerëzve. Nëse disa brenda nesh e shohin si një arsye më shumë për të fjetur, u them që e kanë gabim dhe duhet të zgjohen një orë më parë sepse 83 mandate janë një arsye për të fjetur më pak.

Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave dhe të gjitha këtyrë kleçkave. Në dy javshin e dytë të Korrikut do të vazhdojmë për të mos u ndalur më me të gjitha forcat për të ngritur në hava këtë shtëpinë tonë të përbashkët. “

1 Komente

  1. l
    landi

    Pse ka PS qe te ket te mendojne ndryshe ? Ke lene gje ti o bastard qe shkaterove nje nga asetet me te çmuara te ketij vendi, siç ishte PS ? -Pyete njeri kur bere listat e depueteve , apo punove me zarfa te mbyllura per te siguruar Ze qi nete e turpit ? Ti duhet te qerohesh nje ore e me pare nga PS ! Ti dhe Saliu jini e keqia me e madhe e ketij vendi .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje