Ne ditën e Pavarësisë së SHBA Balla pret kryetarin e Bashkisë Westland, Michigan: SHBA ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik

4 Korrik 2025, 13:34Politika TEMA
Ne ditën e Pavarësisë së SHBA Balla pret kryetarin e

Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri i Shtetit Taulant Balla, priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Westland, Michigan, Kevin Coleman.

Balla foli mbi miqësinë dhe aleancën 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar Amerikën si partnerin strategjik të vendit tonë.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte roli i diasporës shqiptare në SHBA, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale për hapjen e më shumë shkollave dhe klasave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë atje.

“Jemi shumë krenarë për diasporën shqiptare në SHBA dhe do të bashkëpunojmë më ngushtë me autoritetet vendore për të rritur numrin e shkollave dhe klasave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Amerikë.

Është një lajm i mirë interesi i shqiptarëve të Amerikës për të investuar në Shqipëri në sektorin e turizmit, Paketën e Maleve dhe fusha të tjera,” – shkroi Balla.

Në përfundim, ministri Balla ka uruar popullin amerikan: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, SHBA!

1 Komente

  1. q
    qimi

    A mos valle Balla eshte projektuar te marre drejtimin e Bashkise se TIRANES.Sipas tradites i bie qe lali Eri eshte pergatitur te denohet nga gjyqtari Erget Pellumbi me 4 vjet heqje lirie si Saimir Tahiri.Ha ha ha ,Rama i do te gjithe tre hapa pas,ndryshe kush i afrohet nje hape perfundon ne burg.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje