Rama, dora e “hekurt” dhe vera e gjatë e socialistëve

5 Korrik 2025, 09:35Politika TEMA
Rama, dora e “hekurt” dhe vera e gjatë e socialistëve

Nga Vitjon Nina

Vera e vitit 2025 nuk do të jetë veçanërisht shplodhëse për socialistët, të cilët vijnë nga një fitore dërrmuese në zgjedhjet e 11 majit dhe nga konsolidimi i një mandati të fuqishëm me 83 mandate për katër vitet e ardhshme.

Ndoshta, do të jetë krejt e kundërta dhe përgjegjës për këtë – jo fajtor – është kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste dhe nga sa duket, “dora e hekur” e një vere të gjatë që PS-ja ka përpara.

Tre ditët e fundit nuk kanë qenë veçanërisht të qeta për të majtët.

Fillimisht, një takim i jashtëzakonshëm – edhe pse pas skenave i paralajmëruar – në Vlorë, i bëri një dush të ftohtë strukturave vendore, në krye të një sezoni turistik, i cili nuk ka nisur fort mirë për qytetin bregdetar, mes problematikave të mëdha me ujin.

Në fakt, Rama shkoi personalisht. Takoi jo vetëm kryetarin e Bashkisë, Ermal Dredha, por edhe kupolën drejtuese të drejtorive.

Në fund, fjala ishte një dhe e vetme: Dorëheqja e të gjithëve!

E në fakt kështu ndodhi. Drejtorët e Bashkisë Vlorë të nesërmen u panë kokëulur të dilnin nga institucioni, të gjithë tashmë të dorëhequr dhe vetë institucioni i lartë i pushtetit vendor në qarkun ndoshta më të rëndësishëm gjatë sezonit veror, ka një mal përpara, për të vijuar sfidat e mëdha dhe dyndjen gjithnjë e më “uzurpuese” të pushuesve.

Po brenda ditës, Rama në Tiranë zhvilloi një mbledhje urgjente dhe të paparalajmëruar publikisht me deputetët e zgjedhur të Qarkut Tiranë, me ministra, me drejtuesen e komanduar të Bashkisë, ku pak detaje u bënë me dije, përpos faktit se koordinimi i punës në terren dhe shtimi i forcave përgjatë verës, do të ishte kryefjalë e këtij sezoni pa angazhime parlamentare dhe ndoshta, edhe pa pushime për vetë politikanët e majtë.

As ditëlindja e vet nuk e gjeti më të relaksuar Ramën.

Në 4 korrikun edhe të Pavarësisë amerikane, ai mblodhi që në mëngjes në selinë rozë ministrat.

Kërkesat dhe detyrat ishin shumë të qartë: Angazhim maksimal për të ndihmuar strukturat vendore.

Hapësira publike, parkingjet, shërbimet dhe lejet e ndërtimit. Këto janë katër pikat për të cilat Rama ka kërkuar mobilizim të veçantë.

Vetë ministritë do të shihen si mbështetëse në çdo problematikë, e cila lihet të kuptohet se nuk do të tolerohet më.

Fjala bie, për hapësirat publike do të kujdeset Anuela Ristani, drejtuese e komanduar e kryeqytetit, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ishte edhe bashkëdrejtuese e qarkut në fushatë.

Problematikat me trafikun do të shohin angazhim të shtuar të Blendi Gonxhes dhe Ervin Hoxhës.

Apo, edhe të gjithë të tjerët, në takime në terren me qytetarët, ose deri edhe te angazhimi i posaçëm i ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministres së Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj, për t’u angazhuar me pjesën e financave.

Punën “pisk” do ta kenë edhe bizneset nga sa lihet të kuptohet. S’ka më asnjë tolerancë për zaptimin e hapësirave publike dhe ndjekja penale e pret çdokënd që vepron ndryshe.

Vetë Rama e lajmëroi këtë, si një aksion të gjerë kombëtar kundër zaptimit të hapësirave publike në qytetet kryesore të vendit, duke paralajmëruar masa të forta ndaj abuzuesve që kanë uzurpuar trotuare, hapësira ndërmjet pallateve dhe zona të përbashkëta me trarë, tenda, objekte të paautorizuara dhe struktura të tjera penguese për jetën komunitare.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët përmes rrjeteve sociale, kryeministri njoftoi po ashtu se pas takimeve në Vlorë dhe Tiranë, qeveria do të organizojë një seri konsultimesh në Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër, me qëllim përgatitjen e një aksioni dyjavor për evidentimin e çdo problematike që lidhet me keqpërdorimin e hapësirave publike.

Është e qartë përmes kësaj të kuptohet se në fakt, vera shplodhje s’do të ketë. Socialistët kanë shumë punë përpara...

20 Komente

  1. V
    Veri

    Thjesht Rama Show, si gjithnje Mister Fasada.

    Përgjigjjuni
    1. t
      teatri veror

      Fiks!Cfare ti fryje drejtori ne bythe kur nuk ka uje apo kur landfilli behet sipas tekave te qeverise.Para se ti heqe ato muter drejtore ,duhet te shikoje investimet e medha nga qeveria per uje,mbetjet,kolektoret stacione pompash hidrovore per permbytjet dhe kyce eshte trajtimi biologjik i ujrave te zeza qe te mos perfundojne ne det. Nga keto nuk ka bere gje vetem pedonale beton para vu per tendera per tu dukur dhe aeroport tek zona mbrojtur.Keto jane te lehtat sepse hedh leket me 2-3 fish nga cmimet normale dhe behen shpejt.Ndersa baza jane te veshtirat qe nuk duken por ndjehen fort dhe tregon qe jemi vite larg civilizimit.Dmth ujesjelles per nje qytet te llogaritur mbi 300.000 banore perfshire turistet,landfill po per keto kapacitete dhe kanalizimet pompa hidrovori per permbytjet,si dhe trajtimi ujrave te zeza keto jane baza per nje qytet etj.Me keto matuni or hajdute te paskrupullt jo me xhirim ne pedonale dhe skena teatri me drejtoret patronazhiste qe jane ne fakt zogj te vrare.Cfare do qe tu besh ketyre drejtoreve bq dhe grate i japin per Partine,ju shofte fara

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi

        Super vlla..kjo eshte

        Përgjigjjuni
    2. S
      Salihi

      O veri i leshit tani Rama ska nevoje per show ndoshta shpellaku yt ka, populli kerko rregull e qetesi e jo kafshet ne rruge si puna e jote

      Përgjigjjuni
      1. .
        ... Marrte nga ditet e tyre !

        E frikshme dhe e shemtuar , zhgenjyese dhe dhe nje tunel pa drite ... Nje Eureke bubulluese ka shperthyer keto dite perveluese . Ndricuesi , Shpetimtari I rrugeve dhe jeteve tona ka qene , eshte dhe perjetesisht aty ...!!! Komb skllav , fund e krye skllav .

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          Rames i nxehti dhe fitorija me 83 deputete,ja ka cekulibruar arsyetimin e liceistit!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Boll se na hapet barkun

            Pse si kan bere jto pune deri tani, pse jane uzurpuar trotuaret, pse ka teafik, pse ska uje, pse pse pse...., boll me kto show se na e shpifet, sjeni per pune ju specie te peshtira.

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Dil dhe nga Durresi o gigand se policia bashkiake ben sehir, njerzit sillen verdalle per nje parkim kurse Niks'market mban 3 vende parkimi para marketit dhe 2 vende perballe marketit nga nje furgon rrangalle i braktisur qe eshte kthyer ne grumbull plehrash . E sa ka makina te braktisura ne Durres kurse policia bashkiake hesht.tek lagja 12 prane zyres postare 5 vendosen cdo dite 13 manekine qe ngushtojne trotuarin qe eshte 1.2 m dhe policia nuk e sheh. E keshtu jane gjithe trotuaret te mbushur me rroba ne kete lagje.

              Përgjigjjuni
              1. p
                piktori nuk pjerdh fare per shqiptarin dhe Shqiper

                Pirdh te cfryhesh mor patronazhist, per cka ke shkaravitur me lart. Ky piktor i semure mbas vetes, qe vazhdon te organizoje vec show, per tru shplaret dhe mbasandaj ti hipe avionit dhe te levize bythet sa ne haremet e erdoganit dhe arabeve dhe ato cfaqie te Brukselit.Mbas kuintave te cfaqies, per tere keto 12 vjet, ka vluar vullkani i korrupsionit,shkretimi i vendit, nga shqiptaret e larguar.bujqesia. industria, nje deshtim i tere, shendetsia,arsimi te lene pa fjale.Aty dhe turizmi i investimit kolosal dhe i pordheve te medha dhe te pareshtura te piktorit, ka filluar te tkurret nga zvogelimi i nr te turisteve.Pritesh kjo, mbas nje mega ndertimesh turistike, ku beu yne i surrelit, nga makuteria, ndertoi aty dhe mbi zonen antike te mbrojtur te Butrintit, pa degjuar dhe vrejtjet e UNESKOS.Natyrshem, nga ky zgjeri galopant,qe caluan dhe sherbimet s iniveli i personelit larg asaj qe kekohej nga turisti, qofte i huaj apo i brendshem. Kete e shoqeruan dhe cmimet qe vazhdojne te rriten, ne keto sherbime, qe u reflektuan dhe ne xhepin e shqiptarit te thjeshte ne tregun e brendshem. Nga kjo mani e zgjerimit te turizmit, ndertimet e pa kontrolluara, kane demtuar ne menyre te parikthyeshme 1/ 3 e bregdetit tone.Dhe cfaqjet bajate te beut tone vazhdojne, pa ju skuqur faqia, shoqeruar nga vallet dhe kengest shurdhuese te dylbereve dhe cingije te tij, kur tani mbas 12 vjet sundimit, kujtohet te pezulloje agjensine e kontrollit te ushqimit, qe kane helmuar popullin ne vite,dhe per ti bere keto lloj pordhesh te kercasin sa me forte, ne kopene per rreth i shkarkon te gjithe!!! drejtoret e bashkise, dhe mbasi shikon NJE!!! trotuar te okupuar beu surrelit jep urdher qe te lirohet ky trotuar. Po me ato dhjetra mijra trotuar te tjere qe do te vazhdojne te okupojne trotuaret dhe pjeset e tjera te qytetit

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Antishpellar

                  E di ç'ke ti "piktori nuk pjerdh"? Ha mut ha . Sa më shumë mut hani ju pjellat e shpellarëve , aq më shumë deputetë fiton Rama .

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Braaaavoooooo,ke shkruar me dorën tënde reagiminmin e Sali shpellarit,njeriut që solli ligjin famëkeq 7501,vrau,dogji,shkatroi Shqipërinë.

                    Përgjigjjuni
                  2. e
                    elbasanasi

                    Shifni c'fare eshte bere ne Elbasan me trotuaret nga hotel turizmi deri tek stadiumi.Qazim Sejdini i mbushi me kioska duke i lejuar lokalet qe te merrnin dhe pjesen e trotuarit perballe lokalit, me kete justifikoi dhenduret e tij qe zaptuan te paret. Zhurme, pisllek , ngushtice dhe shemtire gjenerojne keto kioska qe bezdisin jeten e banoreve te pallateve aty prane dhe qe vrasin syte e kalimtareve.Shyqyr qe po i ve ne dukje kryeministri Rama, sepse antar te tjere te qeverise qe kane mbuluar Elbasanin ne kohe fushate kane qene ortak me Qazim Sejdinin ne kete katrahure. Te shohim c'fare dote behet, apo do ngelemi ne kuadrin e llafeve.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                      C'eshte ky haber sherbet Bojaxhiun pame MBRET!? 35 Vjet fjalen BOJATISJE Na e servire si QEVERRISJE! Per 35 Vjet keta Eunuke Na e shiten Betonin per BUKE! 35 Vjet amarmi RREMUJE Edhe shurren na e shesin per UJE.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Bojaxhiu I sateme prostitute me licenseĺ hollande.Pasi ja mbajte ne goje monstres se vicidolit si bire kurve qe je, natyrisht qe boja e piktorit te vret syte e sklebosur nga injoranca dhe ligesia. Fati yne qe jeni ne minorance dhe nuk ua pjerdh kush kur leaning si qener te zgjebosur.

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Moçalor Terùn Redneck = jugor

                        Ka shkue atje poshte tè Moçaloret Po ku dijne moçot me punue Pune afrikansh

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sokrat

                          Shume mire qe Rama po i ve ne pune se Kryetaret e Bashkive jane te paafte per te bere detyren sebashku me stafet e militanteve qe kane perreth. Korrik-Gusht nuk duhet te bejne pushim por te pastrojne qytetet qe jane mbushur me plehra, me kioska, te lirojne hapesirat publike dhe ato te perbashketa te cilat jane zene nga te fortet e lagjes, te lirojne tarracat dhe rrugicat e lulishtet e pallateve qe jane bllokuar saqe nuk gjen dot hyrjen per ne pallat. Te pastrojne kasollet qe jane bere ne katet e pallateve, qe kane shemtuar fasadat e tyre, disa me leje te padrejte nga bashkia qe i leshon lejet pa asnje kriter dhe nje pjese pa leje apo me leje te marre per te ndertuar tjeter gje. Te merr malli per Tiranen e viteve '80 ku hapesirat ishin ne perputhje me rregullat e urbanistikes. Tani nuk kane lene asnje pellembe toke bosh. Mungojne hapesirat e gjelbra brenda ne Tirane, ne lagje dhe midis pallateve. Kete aksion duhet ta drejtoje Rama vete deri ne arritjen e objektivit, se te tjeret nuk kane per te bere gje. Me skandal eshte Tirana qe eshte bere si xhungel, ku vrapojne te kapim cte kapim.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Real

                            Po ku ishe me pare o nalt madheri. Ishe ne hane apo ne mars. Keto qe kane ndodhur nuk jane bere per 24 ore as per nje muaj, por jane veprat e tua qysh se erdhe ne pushtet. Keto qe po ben jane perralla se ti kerkon vetem shown e radhes per ti hedh hi syve popullit se ti je mesia. Ky vend eshte i zhytur ne rremuje e korupsion, te krijuar nga vete Ti more hajdut dhe hipokrit

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eraldo

                              Te tere drejtoret e bashkise vlore ,te paaaaafttteeeeee .... hajduter.... si te Shpetim Gjikes...Leli....mut... dhe Ermali kake... nuk menxhojne dot dy plera...rruget cope ,cope....haoen kamalizimet cdo vit...llahtar o llahtar....lagjet pèribret..peribret te Zotit...lesh mè peç e keni katandisur...

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dhimbia e madhe Popull!

                                Diskutante te ndeuar atdhetare-keni te drejte sa shkruani...c'perjeton atdheun Yne.. qe deshem te Vinim-*vetulla* na Nxores SYTE*-DJAJTE- .... Virini *Gishtis Kokes* .- keshtu -nuk JETOHET!?. ...*Dhimbia e Madhe POPULL*-THERRET : *Mblidhni MENTE*-...keshtu ...nuk ECET!... ....... .

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dhimbia e madhe Popull!

                                  ???...Komenti poston o Njerez.NJEREZ ne jeni te tille!?

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje