Skandali i Bankers Petroleum nuk ka mbërritur në veshin e opozitës. Ende asnjë reagim nga PD për mashtrimin 20-vjeçar të kompanisë

4 Korrik 2025, 20:31Politika TEMA
Skandali i Bankers Petroleum nuk ka mbërritur në veshin e

Një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit është arrestimi i disa zyrtarëve të kompanisë që shfrytëzon zonën më të madhe naftëmbajtëse në Shqipëri, Bankers Petroleum Albania. Hetimet ndaj kompanisë kanë nisur mbi dyshime për mashtrim fiskal, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Pavarësisht peshës së skandalit dhe mbulimit të gjerë mediatik në dy ditët e fundit, opozita, konkretisht Partia Demokratike nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar. Një heshtje që bie në sy, veçanërisht kur krahasohet me reagimet e shpejta të PD-së ndaj çështjeve të tjera më të vogla në rëndësi, si mbyllja e rrjeteve sociale.

Arsyeja e mungesës së reagimit mund të lidhet edhe me përgjegjësinë që PD mban për periudhën kur Bankers dyshohet se ka filluar këtë skemë mashtrimi. Kujtojmë se veprimtaria e dyshimtë e kompanisë është zhvilluar edhe gjatë qeverisjes së demokratëve, por në asnjë moment nuk është denoncuar apo të jetë hapur një hetim ndaj saj.

Sipas prokurorisë, hetimi i nisur në dhjetor të vitit 2024 zbuloi se Bankers ka raportuar humbje çdo vit, nga viti 2004 deri më 2024. Kjo i ka mundësuar kompanisë të shmangë pagesën e tatim-fitimit dhe të përfitojë në mënyrë të paligjshme rimbursime të TVSH-së në shifra që kapin miliona euro. Sipas të dhënave, Bankers ka deklaruar shpenzime që tejkalojnë të ardhurat me mbi 532 miliardë lekë, duke manipuluar qëllimisht bilancet financiare.

Ky skandal i përmasave të mëdha ngre dy pikëpyetje: ka arritur Bankers të mashtrojë shtetin për 20 vjet pa u kuptuar, apo qeveritë e njëpasnjëshme kanë mbyllur sytë dhe veshët për interesa të caktuara?

Në një kohë kur qeveria aktuale nuk jep kurrë sqarime për skandalet që shpërthejnë, pritet të jetë opozita ajo që flet. Të paktën për të sqaruar qëndrimin e saj përpara opinionit publik, qoftë edhe me një deklaratë të shkurtër nga kryetari në një nga konferencat e tij monotone e të përditshme./vna.al

 

6 Komente

  1. s
    sali

    Po ishin Berishistet qe e sollen kete kompanu ,ndoshta mund te kene the bashkepronesi,Nga keta lloj fatekeqesije te kombit mund te preses cdo gje

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Ore, mirë Saliu, por ku është ai kryesori? Qysh? Nuk e dini kush është "kriesori"? Trimi i maleve? Heroi i hakmarrjeve "Bumbastike"? Ai qe u shtie drithmat socialisteve me ate zërin e tij si bubullimë? Aldo Klluf Koqe Kandari Bumçi. Aldo Trimi i Xha Saliut del e bertet në studio, por këtë herë është fshehur. Di njeri se pse? Nuk ka folur Saliu prandaj. Edhe ai Kerriçi i Balliut. Edhe Belo Kërriçi. Presin të flasë Saliu, pastaj fryhen ata si kaposhi majë plehut. Kendej nga krahun i Edi Ramës nuk ka gjela. Është vetëm një zog që bën si gjel, Erion Braçe. Por kur bertet Erion Braçe, as Erioni vetëvnuk tundet, Jo më të tunden të tjerët. Edi Rama e mbush qeverinë ose me memecë, ose me eunukë, ose me disa çuperlina. Memecët dhe eunukët fshihen poshte shkalleve, ndersa çuperlinat spitullohen para shefit: "O shefi, të bëjmë një artikull per shtyp për Bankers?" Dhe shefi: "Shko moj ti shurraqe dhe shiko të besh kafe të mira. Dashke të shkruash dhe artikull bytha jote!" Pra opozita e zhytur në mut, nuk mund të flasë per qeverine dhe t'i thotë që ke bërë kakën. Vetëm Drejtesia e Erion Banit dhe Olsi Dade Dades kur te na nxjerrë në selamet. Por më shumë mundësi ka që drejtesia të na nxjerrë në selamut.

      Përgjigjjuni
    2. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      Jane te gjithe te dhjere,por krenar milioner qe i dhane statusin dalin me humbje. Di gje njeri ku eshte rezart taci i sllobodankes i sali vukut

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bëji naftën naftës

        Po sepse mernin valixhet me para' në vitet 2005 - 2013. Argita dhe Jamserbi...... . Po të kontrollohen faturat e parave dhe borderotë e Bankers në këto vite do të shikoni çudira.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vetem protesta populli mund ta zboje familjen nong

          O milet, mos u lodhni kot! Familja nongrata eshte e tille per shkak te aferave si ajo me Bankers Petrolium..... kjo familje e degjeneruar nuk pjerdh per drejtesi te llojit qe kane vendet demokratike, aq me pak nga kjo drejtesia jone e re qe eshte faktikisht prone private e Zenit dhe Argites. Nuk duket se ka ndonje prokuror te SPAK apo gjykates te GJKKO qe te mos kete dosje korrupsioni ne arkiven e Saliut qe administrihet nga Argita. (Nuk duhet te besojme se BE e kupton se deri ku jane shtrire tentakulat e Saliut ne drejtesine e re qe BE mbeshtet.) Familja nongrata eshte mbi ligjin ne Shqiperi. Me keqardhje, por Drejtesia e Re nuk e prek dot ate. Nuk duhet te kemi asnje iluzion per kete.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hazizi

            Po e grici edhe pak SPAK sigurisht do te dalin emrat te cilet kane marre vertete parate nga Bankers e co, mos per dreq del edhe emri i likes, se ai nuk rrinte pa e ngjyer gishtin.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje