Kalaja i pakënaqur nga rinumërimi në Durrës: Skandal, duan të ikin me pushime, më kanë vjedhur 11 vota

5 Korrik 2025, 09:25Politika TEMA
Kalaja i pakënaqur nga rinumërimi në Durrës: Skandal, duan

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re përveç lëvizjeve të vogla.

Kandidati demokrat Aulon Kalaja, në fund të këtij procesi është shfaqur i pakënaqur dhe ka denoncuar atë që ai e quan skandalin më të ri të KAS dhe KQZ.

Sipas Kalasë, KQZ kishte rënë dakord që në qarkun e Durrësit të hapeshin mbi 295 kuti, por ndërkohë që grupet e rinumërimit kanë rivlerësuar vetëm 154 prej tyre për shkak të një vendimmarrje të re.

“Këtu po zhvillohet një nga skandalet më të mëdha, që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe KQZ, jo vetëm me manipulimin e votave që kanë ndodhur gjatë procesit të 11 majit, por edhe me postmanipulimin. Sipas njoftimit të KQZ, tregohej se do të hapej një pjesë e madhe e kutive të Durrësit dhe 85 kuti për diasporën. Ne ishim përgatit për 295 kuti. Ndërkohë kanë marrë vendim të hapin 154 kuti. Kokoshi ngeli një thelë. Unë kërkova rinumërim të plotë.

Tani KQZ ka vendos gjë tjetër sepse i kemi prishur pushimet, të gjitha tavolinat janë mbyllur. Kjo është një vendimmarrje absurde. Nuk janë të interesuar për manipulimin e votave. Jam krenar që më kanë vjedhur 11 vota. Unë nuk kam prekur asnjë votë. Ky është një skandal shumë i madh. Rezultatet që po dilnin do i detyronte këta të çonin njerëz në prokurori. Fieri dhe Tirana u hapën të gjitha, përse nuk ndodh kjo me Durrësin”, tha Kalaja për A2. 

8 Komente

  1. n
    na mbyten budallenjt

    O do gjenden 11 votat e ketij gomarit o nuk ka pushime.Si barsaleta e policit ne shkoll nate kush e ka ndegjuar,qe tha o do gjendet ku ka shku molekula o asnje nuk del nga klasa

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhelili

      Po ai puntori i komunales që ankohej te drejtori se brigadieri i kishte ngrënë hakun, i kishte ngrënë fiks një kovë me mut.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kala e rrenuar

      Ky qenka legen , u desh vota qe te njihesh... Ik mor legen..

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Ik re Rrotë e Carit.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjydyrimi

          Hajde lo.., hajde! Po ne ate hale qe ke hyre, ate lloj materiali do te gjesh! E hengesh me shendet!

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            Mos u be me koqe se te tjeret qe te rrethojne o Aulon.Na se po te jape une edhe 110 vota.Po kush e paguan kete stermjndim te kote te numeruesve.Di gje ti Aulon.Apo nuk ta ndjen fare boll te besh si intetesant.

            Përgjigjjuni
            1. O
              O

              Ik more pirdhu,legeni Sali hales,po te kesh pushtet j kalon dhe atij.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lomi

                Ky qenka me koqe se sa duket

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje