"Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ndarjen ligjore të pushteteve"

4 Korrik 2025, 21:20Politika TEMA
"Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën

Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, u pasua me një furtunë dorëheqjesh nga drejtuesit e kësaj bashkie, sipas raportimeve mediatike.

Në takim ishin të pranishëm kryebashkiaku socialist, Ermal Dredha, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe deputetë socialistë në këtë qark. Rama paralajmëroi se takime të ngjashme do të pasonin në Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër për të diskutuar problematikat me shërbimet që u takojnë bashkive, si zënia e hapësirave publike nga lokalet apo parkimet.

“…është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz, për shumë lagje në qytetet e mëdha ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv, edhe patjetër, edhe sy mbyllja e strukturave përkatëse, siç për shembull, është krejtësisht evidente dhe e  pajustifikueshme në Vlorë,” tha më pas Rama në një lidhje live me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përfshirja e kryeministrit Edi Rama në punët e pushtetit lokal vjen pas një fitoreje të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që kontrollon 54 nga 61 bashkitë e vendit.

Për ekspertët e pushtetit vendor, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Ramës në çështjet e pushtetit vendor përbën një cënim të rëndë të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve.

Neni 13 i Kushtetutës përcakton se “Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore” dhe këto parime shtjellohen e mbrohen dhe në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare i tha BIRN se sjellja e Ramës i shkel kryekëput këto dispozita ligjore dhe i kthen bashkitë në ‘zyra partish’.

“Ndërhyrja e Kryeministrit Rama në shkarkimet në Bashkinë Vlorë përbën një cënim të qartë të autonomisë vendore dhe ndarjes së pushteteve,” tha Haxhimali.

Sipas tij, edhe pse shqetësimet lidhur me performancën qëndrojnë, mënyra e ndërveprimit për çështje administrative është e gabuar. “Bashkitë nuk janë zyra partish, as të partisë në pushtet, as të atyre në opozitë,” theksoi ai.

Haxhimali sqaron se bazuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore, emërimet dhe shkarkimet në administratën e bashkisë janë kompetencë ekskluzive e kryetarit të bashkisë dhe se kjo ndërhyrje rrezikon sipas tij ta kthejë pushtetin vendor në një zgjatim politik të qeverisë qendrore.

Edhe Dhurata Çupi, ish- deputete e Partisë Demokratike që bashkëdrejtoi një komision parlamentar të posaçëm për reformën vendore, e sheh me shqetësim ndërhyrjen e kryeministrit në punët e bashkive.

“Shkarkimi i drejtorëve të bashkive  apo emërimi i  zëvendëskryetarëve të bashkive me urdhër të Kryeministrit, rasti i bashkive Vlorë dhe Tiranë, është një shkelje flagrante e parimeve të decentralizimit dhe autonomisë vendore, të garantuara nga Kushtetuta dhe ligji shqiptar,” tha Çupi për BIRN.

Ajo e akuzon Ramën se në mënyrë të qëllimshme po kërkon të vendosë kontroll total mbi institucionet vendore, kontroll, që sipas saj, “i kthen bashkitë në varësi të Kryeministrit, në vend që të jenë në funksionin për të cilin janë votuar, atë të shërbimit ndaj qytetarëve”.

“Rama nuk po lufton as korrupsionin, as paaftësinë, por po zhbën totalisht ndarjet e pushteteve dhe sjellja e tij tregon interesin për kontroll edhe mbi vendimarrjet e bashkive,” shtoi ajo.

Sipas Çupit, ndërhyrjet politike nga qeveria qendrore në strukturat drejtuese të bashkive janë të ndaluar në mënyrë të qartë në nenet kushtetuese dhe në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. (BIRN)

10 Komente

  1. P
    Populli i dha voten Rames te pastroje mocalin kudo

    Bravo Rama, pastroi bashkite, mos pirdh per BIRN bythe lepiresat e Saliut.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Për Haxhimalin: Rama është vërtet kryetar i PS, dhe për këtë është aty me vullnetin e socialistëve, por mbi të gjitha është kryeministër i vendit, me votat e shumicës dërmuese të qytetarëve shqiptarë, dhe si i tillë ka për detyrë qeverisjen e mirë në çdo segment të vendit. Rama as emëron dhe as shkarkon drejtorë bashkish, por kur sheh që puna e tyre në shumë raste ndërthur pa aftësinë me korrupsionin e tyre, duhet të bëjë sehir?! Jooo! Si kryeministër a ka të drejtë të shkarkojë sipas ligjit dhe kryetarin e Bashkisë dhe ky po sipas ligjit me sugjerimin e tij kur duhet, të shkarkojë ata drejtorë etj, që nuk justifikojnë rrogën. Sipas Haxhimalit dhe Çupit që i ka paska intervistuar BIRN, ku është shkelur Kushtetuta dhe ligji këtu?!?!

      Përgjigjjuni
    2. U
      Uranjaku

      Kur skan mendere ta bejne bashkite.. shume mire ben Rama qe ua leron nenen.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bari Falliu

        E drejte. Dikush duhet ta mesoje gjatoshin per e ndarjen e pushteteve dhe ai t'u thote stop ketyre marrezive. Nuk mund t'i perqendroje te gjitha pushtetet ne doren e tij. Edhe ne rregjimin super te centralizuat te E. Hoxhes komitetet ekzekutive te rretheve dhe keshillat e lokaliteteve kishin me shume kompetenca se bashkite e prefekturat sot. Nuk je Zeusi, gjatosh, qe ben dhe diellin dhe shiun. Merita me e madhe nuk eshte te punosh shume vete, por t'i vesh te gjitha strukturat ne levizje, nga qendra ne baze, qe secili te beje detyree vet. Dhe kjo behet jo sipas tekave te tua, por me ligje, qe percaktojne kompetencat e gjithsecilit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kris

          Le te bejne detyre e tyre, se nuk i heq kush. Por vlen per te deshiruar kur asgje nuk fuksionon. Shume lekte hedhur nga shtet, Vlora e mbuluar me plehra dhe Tym.Tregetohen perimet ne rruge e Shesh. Po mire Rama do ti bej te gjitha, ku jane drejtusit? E meritonin ndeshkimin. Le te punojne te gjithe sa cereku i punes qe bene Kryeministri.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Një proverb thotë: "Ai që paguan i bije fyellit!" Bashkitë janë të varura kryekëput nga financimi i qeverisë qëndrore, ato nuk nxjerrin të ardhura as për rrogat. Edhe nëse nxjerrin diçka më shumë, ato i vjedhin si të babëzitur gjithë ajo lukuni drejtoresh që kanë vënë vetëm për të patur një administratë bashkiake të stërmadhe për të vjelur vota. Nisur nga kjo, Edi Rama i jep të drejtë vehtes ti trajtojë si zarbo rrugësh, duke ju nëpërkëmbur çdo dinjitet. Le që për çfarë dinjiteti bëjë fjalë edhe unë ata janë lyrash. Dhe ne kërkojmë autonomi vendore dhe të drejta ligjore për individë çoban dhënësh. Mirë ua bënë, atë meritojnë...

            Përgjigjjuni
            1. w
              w

              Agroon Haxhimalit i ka ardhur koha te lirroje ate vend pune qe ka se ka filluar ti devijoje drejtimin>>>???

              Përgjigjjuni
              1. S
                Scutari magjik

                Hallall Kryeminister.Situata alarmante e pisllekut dhe e.anarshise neper qytete kerkon masa.alarmante.

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1

                  Po te shikoni vloren ne brendesi te lagjeve do thoshit jazek qe nuk i zuri me shkelma qe nga kryetari e deri te portieri

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Çfarë kanë bër këta drejtorë e kryetar bashkisë gjer më sot ?Qytete të papastra,trotuare të zëna e ambjente publike në mënyrë të padrejt nga disa pronarë lokalesh.Shikon trotuaret në Vlorë që janë kthyer në parkime për makinat duke i detyruar qytetarët të dalin në rrugë ku lëvizin makinat e duke rrezikuar jetën e qytetarëve.Ku është policia bashkiake ?Ku ha miza drejtori i policisë bashkiake ?Po kryetari i bashkisë çfarë ruan,qentë e rrugëve ?Shumë mirë ua bëri këtyre parazitëve të korruptuar,sepse kryetari i bashkisë po flinte gjumë.Për mua bravo i qoftë Ramës që shkoi në Vlorë pa e njoftuar kryekarin e bashkisë së Vlorës.Kështu duhet të veproj edhe me bashkitë e tjera të vëndit.Ndërsa sali maloku dhe bythëlëpirsat e tij le të hanë mut se u bën mirë.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje