Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar.

5 Korrik 2025, 14:40Politika TEMA

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së pak ditëve më parë në qytetin bregdetar. Në terren së bashku me policinë dhe strukturat e tjera ka zbritur edhe kryebashkiaku Ermal Dredha.

“Ne kemi ngritur një taks frocë prej disa ditësh që po bën kontroll gjithë territorin aty ku ka zaptim gardhe dhe kangjekla të rikthehen hapësirat për qytetarët”, tha ai.

Dredha ka komentuar edhe dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të Bashkisë së Vlorës. Ai theksoi se largimi i tyre ishte kërkuar prej kohësh për shkak të mungesës së angazhimit maksimal, ndërsa paralajmëroi një proces vlerësimi të detajuar për punën e secilit.

“Unë e kam kërkuar edhe më parë, edhe në janar, edhe në mars sepse këtë e kam edhe për motivimin e drejtorëve të ma përkthejnë në punë për komunitetin. Nuk është se ka patur hezitim nga ana e kryetarit të Bashkisë, por duhet të gjejmë edhe njerëz më të motivuar dhe të përgjegjshëm që ta bëjnë atë punë me pasion. Të gjithë kanë reaguar pozitivisht do të shikojmë dhe do bëjmë një skanim të plotë dhe më pas do të marrim një vendim final”, shtoi Dredha.

Dy ditë më parë gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama shprehu kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e Bashkisë.

6 Komente

  1. q
    qazim

    Pushoj çdo vit ne plazhin e Qeparoit dhe preferoj te perdor çadren dhe shezlonet e mi. Ketu kane lene nje hapsire rreth 30ml per plazh publik(se paku keshtu duket se tabele nuk ka),perpara hotel Riviera. Eshte mjerim i madh ta shohesh ate cope vend ku kane ngritur pirgje me zhavor e gure,plehra,çadra dhe shezlone te prishur e ku perdite hapen gropa per ti marre dhe ate pak rere qe i ka ngelur.Nderkohe ne te dy anet e kesaj hapsire,qendrojne te rreshtuara çadrat dhe shezlonet private,mbi nje siperfaqe te mirembajtur per bukuri te dyste e me rere. Nuk di a e sheh komuna dhe çfar pergjegjesie ndjen per ate masaker. TURP,TURP. Eshte investuar goxha nga shteti me pedonalen fantastike qe eshte bere ne Qeparo dhe i ka ardhe ne ndihme gjithe vendalive por eshte mjerim qe edhe nje cope e vogel plazhi publik qe eshte lene,qellimisht e abuzojne.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një qytetare.

      Nqs ke kërkuar dorëheqjen e drejtorëve në janar, pse nuk e kanë dhënë?! Je ti kryetari që i ke emëruar apo është ndonjë i fshehur. Mos u justifiko me punën mizerabël që ke bërë në Vlorë. Gjithmonë duke u mburrur me investimet e qeverlsë dhe zero me detyrat e tua si kryetar që kanë të bëjnë me pastrimin, me dizifektimin, me parkimet, me mirëmbajtjen e trotuarëve dhe të lulishteve. Kur e ke marrë përsipër këtë detyrë ke menduar se të ra llotaria dhe nuk ke menduar fare për punën që duhet të bëje. Duhet ta japësh edhe ti dorëheqjen njësoj si drejtorët e tu se nuk je për atë punë.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na myten

        Konfirmoi qe ka vetem çelsat e kashtes ne dore. Asgje tjeter.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taipi

          Ti. Je. Per. Te. Dhene. Dorëheqjen. Per. Vete. Se. Nuk. Ke. Merita. Per. Ate. Vende. Thjeshte. Je. Djali. I. Ish. Kryetarit. Te. PS. Vite. Me. Pare. Qe. E. Hoqen. Per. Korrupsion. Me. Tokat. Thjesht. KAP. CTE. KAPIM

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo Rama

            Dy te rinje italian pk bénin plazhet ne nje hapesire publike dhe pyete nje gazetar , si ndihen ata thone shikoni plehrat dhe gjykoni . Nese drejtoret iken dhe duhet te ikin por mbas drejtoreve dhe ju. Plazhe publike pa WC , zoti kryetar bashkie kur te ze shurra ku behet ? . Plazhe publike pa dush te ftohte ...... Plazhe publike ku rera eshte si balte... Ne Vlore nuk punohet por vetem ankohet , se kush do ti beje punet e di kryetari.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sovrani

              Ti o Ermal u shkollove me paret e Nekiut. Mbarove shkollën me paret e babit. Ju fute karrierës nga lidhje e babit. Je aty ku je se je djali I babit. Asgjë më tepër. Koment! Është e pamundur që te 20 drejtorët nuk bënin. Se lind pyetja... Po ti ku ishe dhe çfarë bën? Shatë Lelin po je jeni Lolo ! Er e Malit Dredha - Dredha. Dhe si përfundim je dhe ti i zgjedhur. Me votat e njerëzve. Nuk ka pse terhiqesh prej hunde si i do k... kryetarët kështu. Dhe ju kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve pse thotë e-Drama!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje