Çfarë solli rinumërimi në Durrës, votat që i shtohen dhe i hiqen kandidatëve

5 Korrik 2025, 15:08Politika TEMA
Çfarë solli rinumërimi në Durrës, votat që i

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit përfundoi mbrëmjen e së premtes, por nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar të mandateve.

Nga rinumërimi, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, Partia Socialiste 5 vota, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që në qarkun e Durrësit të hapte 300 kuti, përfshirë edhe 85 nga diaspora.

Ndryshime të lehta të votave u pasqyruan te kandidatët. Kështu, Arjan Ndoja, i cili i mori mandatin e deputetit Aulon Kalaja me rreth 110 vota diferencë, humbi 86 vota që i kishte marrë padrejtësisht në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Aulon Kalaja fitoi 12 vota.

Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.

Të hënën, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të japë verdiktin final për çertifikimin e rezultatit të 11 majit në 4 qarqe: Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa PD ka lajmëruar se do të shkojë edhe për këto 4 raste në Kolegjin Zgjedhor, për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.

2 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Unë mendoj se duhen numëruar dhe një herë tjetër,pasi vera është e gjatë.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Neri

      Mire keta kërkojnë perseritjen e zgjedhjeve,e zeme se do te realizohet.Po sikur pas kesaj perseritje te kërkohet nga PS riperseritje cfar do ndodh.Kush qeveri do te qeverise dhe sa kohe do te duhet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje