VIDEO/ Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik 2025, 09:00Politika TEMA
VIDEO/ Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, Rama

Tre ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë në qytetin bregdetar.

Ai do të ndalet sërish në bashkinë e qytetit bregdetar ku do të ketë një tjetër mbledhje, sipas burimeve të A2CNN. Kësaj radhe mbledhja do të jetë pak më ndryshe pasi prezent në të do të jenë të gjithë ata të cilët po angazhohen në task forcën e turizmit që është ngritur këto ditë.

Në mbledhje nuk do të mungojnë as grupet e punës të ndarë për vlerësimin e performancës dhe kandidatëve. Do të jetë prezent sigurisht kreu i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha si dhe deputetë të Vlorës.

Sipas burimeve në takim do të flitet për një sërë problematikash, punësh të mbartura, turizmin, hapësirën publike, rendin dhe sigurinë, pastërtinë në qytet por nuk do të mungojnë as diskutimet për investimet.

2 Komente

  1. T
    Teo

    Po aty afer eshte me pushime...ben dhe nje xhiro e njerezit thone punon ky. Puna eshte ne zyre jo ne rruge. Ne zyre shikohen letrat strategjite e mendohet per me mire. Aty ne rruge ka inspektore, drejtore e punonjes.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Karabashi

      Futu njehere nga rrugicat, o gjigand. Futu te shikosh Vloren e vertete, jo vetem bulevardin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje