Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një retreat me kryetarët e bashkive.
Sipas raportimeve takimi do të mbahet më 9 korrik, në një prej qyteteve bregdetare të vendit. Fokusi i mbledhjes do të jetë mbi problematikat e pushtetit vendor, veçanërisht ato që lidhen me sezonin turistik.
Edhe këtë të hënë, shefi i qeverisë ishte në Vlorë ku, së bashku me kryebashkiakun e qytetit, Ermal Dredha, inspektoi lirimin e hapësirave publike të zëna nga bar-kafenetë në zonën e Muradies.
Rama ka bërë apel të vazhdueshëm gjatë ditëve të fundit që bizneset të lirojnë vetë hapësirat e zaptuara, përndryshe do të përballen me ndjekje penale.
MALI I ZI NE MENGJES HERET , PO HERET DALIN PUNONJES GJATE RRUGEVE DUKE MBLEDHUR PISLLEQET ,,,,JANE NDARE ME ZONA QE TE MBAROJNE SHPEJT DHE KETA KANE KONTROLLE ZINXHIRE PER GJITHE TERITORIN......PRA NE NJE BASHKI DUHET TE KETE KONTROLL ZINXHIRE SIPAS ZONAVE ,DHE CDO SHKELES KAPET ME SHPEJT. DHE IZOLOHET......PERGJEGJESIA DUHET TE JETE E NDARE VECAS PER CDO PUNONJES E DERI TEK PERGJEGJESIT E ZONAVE.....
Prit dhe pak sa te iki vera