“Vendimi për Malltezin, cinik” - Juristja: Bashkë me Berishën i kanë bërë presion të hapur drejtësisë

7 Korrik 2025, 13:26Politika TEMA
“Vendimi për Malltezin, cinik” - Juristja: Bashkë me

Gjykata e Posaçme vendosi të lirojë nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” Jamarbër Malltezin kundrejt garancisë pasurore në vlerën 3 milionë lekë.

Avokatja Brizida Gjikondi kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ndryshoi masën e sigurisë për Malltezin. Në një intervistë për ABC News, Gjikondi e cilësoi këtë vendim jo vetëm si cinik nga pikëpamja ligjore, por edhe si një shkelje morale, duke theksuar se një person i akuzuar për korrupsion galopant merr lehtësira që dërgojnë një mesazh shqetësues për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ajo nënvizoi se Malltezi dhe familja e tij kanë ushtruar presion të hapur ndaj institucioneve të drejtësisë dhe se vendime të tilla janë dëmtuese për besimin e qytetarëve dhe tregojnë lidhje të fshehta mes politikës dhe drejtësisë.

Gjikondi shtoi se SPAK ka të drejtë të ankimojë këtë vendim, i cili sipas saj është një goditje e rëndë ndaj luftës kundër korrupsionit në vend.

“Vendim cinik jo vetëm nga ana ligjore por edhe nga ana morale. Ai akuzohet për korrupsion galopant! Një personi të korruptuar ti pranosh 30 milion lekë tregon edhe një herë që në Shqipëri që i korruptuari ka derën e hapur.

Është e disata herë, ku unë kam parë që Malltezi nuk kanë respektuar asnjëherë institucionet. Kanë tentuar të ulin SPAK dhe institucionet e tjera dhe tani i japin garancinë për t’u liruar. Kjo tregon që kemi një influencë në politikë. Të vjedhësh miliarda lekë dhe të shkon si “Pinxho Kapella” dhe t’i pranosh 30 milionë lekë është cinizëm.

Është një presion i hapur, është dhe një goditje e hapur për drejtësinë. Malltezi bashkë me vjehrrin e tij i bëjnë presion të hapur drejtësinë. Këto lloj vendimesh janë një demoralizim për gjithë qytetarët që respektojnë drejtësinë. Janë dritëhije dhe lidhje të fshehta të politikës me drejtësinë.

Ne nuk duhet që të ambientohemi me këtë lloj qasje. SPAK ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim që është marrë sot, sepse Malltezi ka ndikuar direk apo indirekt për të prishur provat, edhe kur ka qenë arrest në shtëpi. Ai të gjykohet për korrupsion dhe t’i marrësh lekët për garanci, për mua është një skandal i madh. Lekët e korrupsionit ia merr si garanci!”, tha Gjikondi. 

10 Komente

  1. M
    Mokrari

    Mire vjeri u lirua me justifikimin se do drejtonte fushaten per zgjedhjet parlamentare,PO DHENDRI ME CFARE JUSTIFIKIMI do flase per mjedisin se nuk ka bere deme me ato pallate qe ka ndertuar.Tani gjyktasja ULLIRI ka shpaten ne dore te veproje si I do bytha,se gjyqtari BANI nuk ja pronoi dorheqjen PO DERRI NJE TURI KA hiq e vere ke te duash kjo e eshte drejtesia qe ne paguajme per keta NDYRESIRA qe marin me cdo gjyqtare ne rajone dhe kur vjen fundi drejtesin nuk e japin njelloj per cdo SHQIPTAR.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Kaq nuk eshte gje, por dal se vijne ca vendime te tjeda me pas. Te dhjefsha mu ne reforma drejtesie qe po ben o Rame!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mosbindja civile e zgjidh punen e Rames Saliut

        Duhet qe PS, pa Ramen, te organizoje mosbindje civile pa fund, deri sa te mblidhet kuvendi i ri e te mbylle GjKKO. Te mbylle edhe Ramen po ishte nevoja. Ti lutemi Amerikes per ndihme e drejtesi. Tek BE nuk ka asnje shprese per ne.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Kjo me kujton një shprehje popullore me kalë dhe me derën e hanit, që unë do ta perifrazoj pak: "Pordhi SPAK-u në derë të hanit, Ja ngjitën Erion Banit."

        Përgjigjjuni
        1. j
          jon

          Kjo nuk është drejtësi por maskarallëk,SPAK është një organizëm i kapur nga non grata,është i mbushur me ndyrësira të ndyra me në krye Dum Dumin,mbahet në burg ai që shkëlqeu Tiranën Erjon Veliaj dhe lirohet krye gangsteri Malltezi i cili është bab e bir kriminela se i ati është ai që vodhi dhe shkatërroi arkivat e vendit....SPAK është i kapur dhe është kthyer në një organizëm terrorist. ...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pesimizem duket ngado

            Fajin e ka Rama, ai e krijoi, ai e paguan, Saliu e drejton. Don Zoti e Saliu urdheron Spakun te arrestoje Ramen, kjo do ishte fitore per popullin, sepse Rama na mashtroi. RAMA eshte i kapur nga Saliu, kjo duket qarte me mbeshtetjen e Rames te palekundur per Spak. BE eshte dashakaqe ndaj popullit, sepse ajo mbeshtet Spakun, pra Saliun. Vetem Usa mund te na shpetoje, BE e Rama po na varrorin demokracine e drejtesine.

            Përgjigjjuni
          2. H
            Haaaaa

            Megjithemende besoni te drejtesisa shqiptare ? Jo vetem do dalin te pafajshem por do marin dhe demshperblim .......

            Përgjigjjuni
            1. t
              toni mavrija

              Kjo nuk eshte drejtesi eshte poshtersi, qe burimin e ka te ata qe gjoja ben reformen .Rama me krye antishqiptarin me te madh te historise shqiptare ne nje canak hane dhe ne nje uturak dhjesin.Te SKAP-i qe ngriten per ti ber gropen popullit me veprimet dhe mosveprimet e tij.Rrofte sulltanati Rama-Berisha dhe renia ne humnere e popullit.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edantes

                Ed Rama Robt ku ti kesh o plehre qe populli te besoi dhe ti e dhjeve popullin me kete C'drejtesi te kapur nga Al-kapone Sali serbi e shpura e tij .Zoti marte hak sa me pare per ju qelbesira e kriminele te popullit shqipetar,Amen!

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sali kerma sali lusha gomari

                Shqiperia ka marre funde krimineli hajduti ne xhiro fukaraja gjene me te vogel kalbet ne biruce. Qe te shpetojne shqipetaret te behet revoluzion Sali krimineli dhe Edi drogmeni te perfundojne si Musolini.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje