VIDEO/ Paralajmëron Rama: Çdo prokuror territori që tradhton interesin e shtetit dhe qytetarëve, do të referohet në KLP

7 Korrik 2025, 13:35Politika TEMA
VIDEO/ Paralajmëron Rama: Çdo prokuror territori që tradhton

Kryeministri Edi Rama në një video të publikuar në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit, që sipas tij, zaptoi hapësirën publike.

Kreu i qeverisë bën me dije se bëhet fjalë për një ndërtim në zemër të Thethit, në shkelje flagrante të ligjit, i cili edhe pse është referuar në Prokurori nga organet përkatëse, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Kryeministri thotë se ka mbetur pa fjalë nga vendimi i prokurores me mbiemrin Gjeli, e cila presupozohet që të mbrojë pasuritë e përbashkëta të vendit, dhe jo të lejojë krime të tilla mjedisore.

Ai ka paralajmëruar se çdo prokuror i cili do të veprojë kundër interesave të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve, do të përballet me pasoja.

“Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar atë që s’mund të kuptoja, pro edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po ju lexoj si arsyeton zonja e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve e cila presupozohet që duhet të mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli nga individë si ai që ka “plagosur” Thethin në cënim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh, ku është edhe një zonë e mbrojtur.

Duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vijojmë punën që na obligon një mbështetje historike të marrë atje, po j them si e kemi të pamundur të zhvillojmë në një truall tërësisht shtetëror sepse një prokuror tjetër ka ëvënë pronat shtetërore në sekuestro, që zgjat prej vitesh, e të tilla ka plot.

I kërkova Ministrisë së Drejtësisë të veproja menjëherë ndaj zonjës Gjeli që la në baltë shtetin, qytetarët, të gjitha strukturat që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë për t’iu paguar nga taksapaguesit si prokurore.

Kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet KLP që të shohë dëmin e madh që ka sjellë mosfillimi i çështjes penale interesit publik, e të vlerësojë nëse është e denjë të paguhet nga tasat e qytetarëve. Ky është rasti i parë që do të pasohet sa herë që përballemi me prokurorë territoresh që paguhen më shumë se mësuesit e policët dhe tradhtojnë me paaftësi dhe padituri, apo edhe qëllim, me paturpësi tradhtojnë interesat e shtetit dhe qytetarëve”, tha ai.

10 Komente

  1. O
    O Rameee! Shteti duhet çdo ditë jo vetëm me fushat

    O Rameee! Shteti duhet të funksionojë çdo ditë o Ramee! Dhe jo vetëm kur kujtohesh ti, apo me fushata! Sot kemi kontroll hapsirat!? Po çmimet, po doganat, po ndotja akustike, po cadrat në plazhë, po karburanti, po koncesionet, po shkollat, po shëndetësia, po siguria ushqimore, etj.etj!

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Dhe kush e vendos nese ata prokuror kane bere "tradheti" o shoku Ramazon bojaxhiu?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama e ka dhjere keq me drejtesine e re

        Rama dhjet nga prokuroret e Spak, por prokurori Dado, dhe u ngrefet prokuroreve te popullit.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niku

        Saktë z. Rama! Shteti Ligjor bëhet me ligje dhe të parët që duhet t’i lexojnë drejt janë këta të Drejtësisë.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Nje kryeminister qe ka nivelin e kryetarit te bashkise ne menaxhimin e shtetit. Zoti kryeminister meru me zhvillimin e bujqesise, te industrise se naftes, te industrise minerale, me industrine mekanike etj lerja kryetareve te bashkise te meren me tendat e karriket ne trotuar.

          Përgjigjjuni
          1. d
            dokrra nga saraji i surrelit

            Pirdh te cfryesh, ne menyre te pafund: populli i gjithe te sheh, qe ato gjera qe duhej ti beje para mbi nje dhjetvjecari, vazhdon ti perseritesh pa fund me fjale, dhe si gjithmone gure ne trasten e ketij mileti dhe ketij kombi.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Naltmadhnia

              Foli Naltmadheria! E pyeten nje here Mbretin Zog disa “kolege” te tij: ne jemi Mbreter te shteteve me te medha se sa ai tendi dhe quhemi Madheri, por ty te thone NaltMadheri, perse?! Zogu i thote se ne vendin tim gjithekush eshte mbret dhe une jam Mbreti i Mbreterve, pra NaltMadheri! Mu kujtua kjo nga Rama qe eshte bere edhe KryeKryeProkuror

              Përgjigjjuni
              1. s
                sokrat

                Ne nje vend ku ka probleme dhe strukturat nuk punojne cfare duhet te beje Rama qe mori mandatin e 4-te te qeverisi. Te fleje gjume? Shume mire ben qe nderhyn per ti zgjuar nga gjumi. Edhe ky eshte nje problem kombetar, pasi tregtaret, biznesmenet dhe ndertuesit po gllaberojne hapesirat publike, te perbashketa dhe private. Prona eshte ne themel te funksionimit te shtetit demokratik.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nga Durresi

                  Këto që bën ti që mban postin e kryeministrit, jane vazhdë e asaj semundjes tënde të pasherueshme që "thelbi s'eshte asgje, dukja e jashme ështe çdo gje". Ky eshte parimi qe te udheheq. Ne jemi neveritur, raskapitur dhe po na vjen në maje te hundes sjellja yte e pahijshme, jo institucionale dhe deri kriminale. Na e ke bërë këtë vend të pajetueshem. Unë jam socialist dhe nuk kam interesa që më lidhin me PS. kësaj radhe bëmë gabimin fatal që të dhame votën. Po hyj ne teme. Shiko nga i flet publikut. Ke ngrene ndonjë zgare peshku. Po kthehesh në shtepi dhe sa per te kaluar kohen. U flet qytetarëve dhe do tu mbushesh mendjen se vdiqe ne pune, nuk ke kohë. Nje kryeminister serioz, shkon ne zyre. Thërret Min e Drejtesise, i jep detyren dhe njofton konference per shtyp. Pastaj kerko takim. Ver ne dijeni Presidentin dhe angazho policine te grumbullojne dokumentat te bejne denoncimin. Nuk di te qeverisesh. Kur e beri ndertimin personi, ça leje kishte. Kush ka detyre te vërë ne dijeni shtetin qe te mos ndodhte masakra. Pse nuk e bënë. Kush pergjigjet. Keni bërë denoncim per ta?. Kujdes kryeminister. Ti je autori kryesor i kesaj anarshie që vihet re gjithandej. Sot plasi protesta se po lini nje zone pa uje ne Burrel se nëna e të gjitha të zezave, ballukja ujin po e fut ne tubacionin e nje HEC i. Pse nuk pyet zotrote banoret? Pse duhet te lihet nje zone e tere pa uje per vaditje, duke u hequr mundesine te prodhojne e te sigurojne jetesen. Pse nuk na vure zotrote ne dijeni ne te tjereve per shkeljen e ballukes e krimin mjedisor ku ju kundrejt ryshveteve jipni leje per HEC e duke denuar popullsine e zones me uri? E shikon sa hipokrit jeni? Je ti ne radhe te pare shkelesi kryesor i ligjeve dhe nen shembullin tend veprojne prokuroret e tere banda e Drejtesise qe per fajin tënd ky popull fukara po lë qimet e kokes duke paguar aq shumë këta bandite. Ptandaj lëri prrallat. Po je burre, mblidh kryesine e asamblwnë e PS, jep dorëheqie, largohu perfundimisht ngs PS, le te merret vetë PS me analiza e ringritje te kesaj force dikur te fuqishme politike qe ti po e çon per skrap dhe që të majtët ty nuk do ta falin kurren e kurres. Njeri i pafytyre si edhe te tjeret me te cilet e shkatrruat dhe vodhet kete Shtet. Jazëk të qofte per besimin që të dhame e ti u talle me ne.

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    une gjygjtari i GJKK qe lirova Malltezin

                    A ma rruan o rame?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje