Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë për një takim të dytë në bashkinë e këtij qyteti dhe për të inspektuar nga afër në terren zaptimin e hapësirës publike nga bizneset private.
Rama mbajti dhe një bashkëbisedim me gazetarët e Vlorës, ku ndër të tjera u pyet edhe për emërimin në krye të Kadastrës së Vlorës, të ish-kreut të PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj.
Rama tha se ka patur afrime edhe nga eksponentë të tjerë të PD-së së Vlorës, ndërkohë që dëshiron të jenë edhe më të shumtë.
Kryeministri Edi Rama: E dyta është përsa i përket goditjes së Partisë Demokratike. Nuk e kuptoj pyetjen fare se që ne të godasim Partinë Demokratike është pjesë e përshkrimit të punës që kemi, pra nuk është se po godasim një të moshuar apo ndonjë të pambrojtur në rrugë. Godasim një kundërshtar. Po në këtë rast, nuk është se ne kemi goditur, se nga goditja zakonisht njerëzit largohen, nuk afrohen. Në këtë rast, kemi pasur shumë afrime nga Partia Demokratike e Vlorës dhe duam të kemi edhe më shumë. Kështu që i them të gjithë atyre që ndjehen se mund të japin diçka që të mos ngurrojnë fare të vijnë në këtë procesin e konkurrimit, edhe ne nuk do ngurrojmë fare në rast se do të jenë profesionistë që do të jenë bindës për atë që mund të ofrojnë dhe është akoma sfiduese, sepse këtu në Vlorë ata të Partisë Demokratike s’kanë fituar kurrë. Edhe është mirë t’ia japim mundësinë që t’i themi më mirë, mbasi ke thënë si bëhet, edhe u plake duke thënë si bëhet, hajde, bëje dhe na e tregove ne se si ta bëjmë, edhe ndoshta i bëjmë më mirë gjërat bashkë, besoj.
Po cben mor aman, i varen Ujkut melcite e qengjit ne qafe?
Tani shkerrdhatat e PS-se kane perfituar shume dhe qelben nga katrahura dhe vjedhjet, qe jane bere aty. Nqs kadastra e Vlores vihet nen hetim, i behet le te themi audit, do shikoni se vjedhja, tjetersimi, pervetesimi, korrupsioni, manipulimi, trafikimi etj jane te stermedha. Vlora, kadastra e Vlores eshte nena e mafies se kadastrave, e mafies se tokave. Merhumi intelektual i PS, kryehajduti i vdekur Artan Lame, e ktheu kadastren e Vlores, Durresit dhe Shkodres ne kavie eksperimentale, ku vjedhjet dhe korrupsioni jane etalone. Tani Rasputini i Rilindjes ka gjetur nje zgjidhje origjinale, ku ofron pushtet dhe per kerma dhe skile te krahut tjeter politik, per ti njollosur te gjithe. Shkerrdhatat dhe hienat e Vlores jane sulur ne kazanin dhe tepsine e Ed Rasputinit, per te ngjyer kotheren e tyre, ne pjesen e mbetur. Rasputini i Sorosit, shkaterroi PS-ne, shkaterroi politiken dhe po shkaterron shoqerine shqiptare. A ka me mire se Rasputin Edvin? Nuk besoj, por dhe ky eshte pjese e kenetes, e gjirizit.
Kjo eshte merkato politike .. nuk jane afrime… afrim quhet kur merr teseren pranon programin dhe rreshtohesh ne parti… kjo eshte te mbulosh mutin me hi o Edvin..!!