Konstitucionalisti Niazi Jaho ka bërë një analizë më të zgjeruar ndaj procesit zgjedhor.
Në një intervistë në distancë të dhënë për “Real Story” në ABC News, konstitucionalisti Nijazi Jaho ka bërë leximin e tij të ligjin, duke bërë edhe komentin e tij, duke u fokusuar së pari te çështja e disa kandidatëve të listës që patëm pretendime se votat e tyre janë vjedhur.
I pyetur nëse janë bërë shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor të vitit 2008, ai u përgjigj që po janë bërë, duke shpjeguar se janë bërë shtesa dhe ndryshime në vitet 2012, 2015, dy herë në vitin 2020, në vitet 2021, 2023 dhe se fundmi siç tha ai, me ligjin nr81/2024, por sqaroi se pika 1 e neni 124 nuk është ndryshuar.
Intervistë e plotë me konstitucionalistin Niazi Jaho
Balla: Vazhdon të diskutohet çështja e disa kandidatëve për deputetë të listës zgjedhore preferenciale që pretendojnë se disponojnë fakte dhe prova që një pjesë e votave që zgjedhësit u kanë dhënë atyre, në mënyrë abuzive, u ka kaluar kandidatëve të tjerë. Për këtë ata janë ankuar deri në Kolegjin Zgjedhor, por ankesat e tyre janë refuzuar për mungesë legjitimimi. Për sqarimin ligjor të këtij problemi iu drejtuam juristit të njohur, Niazi Jaho, studiues në fushën e legjislacionit zgjedhor, autor i disa botimeve dhe i një numri të konsiderueshëm shkrimesh dhe intervistash.
Z.Jaho, pas zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, disa kandidatë për deputetë të rrjeshtuar në pjesën e listave preferenciale janë ankuar sepse është abuzuar me votën e dhënë në favorin e tyre, me arsyetimin se nuk legjitimohen. A është i bazuar ky vendim?
Jaho: Në aspektin ligjor dhe Kushtetues e kam ndjekur këtë problem. Refuzimi për mungesë legjimiteti është mbështetur në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor ku thuhet: << Çdo parti politike, pjestare ose jo e një koalicioni dhe kandidati i propozuar nga zgjedhësit, kanë të drejtë të ankohen në KQZ kundër vendimeve të KAZ-së që cënojnë interesat e tyre të ligjshme, brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit >>
Ja pra, kjo është dispozita që ankesat e tyre janë refuzuar për mungesë legjimiteti. Ose më qartë akoma, ti kandidat që je ankuar nuk legjitimohesh sepse, në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor, përmenden vetëm kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
Balla: Deri sa këtë të drejtë e ka partia (subjekti zgjedhor që e ka përfshirë kandidatin në listën preferenciale) përse nuk është ankuar ajo?
Jaho: Në këtë rast nuk preferoj të bëj supozime. Aryset i di kandidati dhe partia e tij.
Balla: Kjo do të thotë se edhe me rastet kur kandidati për deputet disponon prova dhe fakte se me votën që i është dhënë atij është abuzuar me forma nga më të ndryshmet, i janë mbyllur dyert për t’u ankuar, a është kështu?
Jaho: Po, ligji ia ka mbyllur dyert, por partia politike përkatëse mund t’i hapë ato duke e marrë ajo nismën për t’u ankuar
Balla: Duke patur parasysh se kandidatëve për deputet u është refuzuar ankesa për të njëjtin shkak edhe nga Kolegji Zgjedhor, a mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Ata pretendeojnë se vendimet për mungesë legjitimimi janë antikushtetuese?
Jaho: Kjo është e drejta e tyre, por për mendimin tim Gjykata Kushtetuese nuk do të investohet për pranimin dhe shqyrtimin e ankesave të tilla sepse: a) sipas pikës 5 të nenit 158 të Kodit Zgjedhor <<Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të formës së prerë dhe ndaj tyre nuk bëhet ankim>> b) Në drejtësi zbatohet parimi i njohur i ligjshmërisë se derisa ligji është në fuqi, prezumohet se ai është i Kushtetutës.
Balla: Kolegji Zgjedhor a mund të interpretonte pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor, me arsyetimin se derisa ligji i njeh të drejtën për t’u ankuar kandidatit të zgjedhur nënkuptohet se këtë të drejtë duhet ta ketë edhe kandidati i përfshirë në listën preferenciale nga partia përkatëse?
Jaho: Kolegji Zgjedhor mund të ketë raste që të bëjë interpretimin e ligjit, por jo në rastin konkret ku formulimi i pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor është i qartë. Nëse Kolegji Zgjedhor do ta bënte këtë, do të merrte atributet e legjislativit.
Balla: Siç dihet Gjykata Kushtetuese ka të drejtë që një ligj apo dispozite të vecantë ta shpallë antikushtuese. Ajo gjithashtu ka kompetencë të bëjë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Në rastin konkret a mundet që Gjykata Kushtetuese të veprojë me nismën e saj?
Jaho: Jo nuk mundet, sepse nuk e lejon ligji. Ajo vihet në lëvizje nga subjekte të caktuara dhe zbaton procedurën e parashikuar me ligjin mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Balla: Po Kuvendi, më vonë, a mund të bëjë ndryshime në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?
Balla: Sqarimet tuaja janë të qarta, por ne, do të dëshironim të dinim mendimin tuaj. Konkretisht: në rastet kur kandidati për deputet do të dispononte të dhëna, fakte dhe prova të besueshme se vota që i është dhënë atij me dashje apo pa dashje i ka kaluar të tjerëve a duhet të kishte të drejtën të ankohej?
Jaho: Mendoj se po, aq më tepër kur partia përkatëse nuk vihet në lëvizje. Derisa ai pretendon se i janë cënuar interesat e tij të ligjshme për rivendosjen e tyre, ai do të duhet të kishte akses për t’u ankuar në një organ administrativ dhe gjyqësor. Ai është individ, shtetas, kandidat për deputet që garon dhe i drejtohet votuesve për ta votuar. Në këtë vështrim krijohet një raport i veçantë midis tij dhe zgjedhësve. Jo vetëm kandidati por edhe votuesi është i interesuar që vota e tij të llogaritet vetëm për kandidatin që ka votuar. Në rast se vërtetohet abuzimi me votën pavarësisht nga pamundësia e identifikimit të abuzuesit është cënuar dhe vullneti i zgjedhësve.
Balla: Në raportet e OSBE/ODIHR a ka patur ndonjë rekomandim për ndryshimin ose rishikim të pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?
Balla: Në Kodin Zgjedhor të vitit 2008 a janë bërë shtesa dhe ndryshime?
Jaho: Po, rezulton që atij Kodi Zgjedhor të vitit 2008 i janë bërë shtesa dhe ndryshime në vitet 2012, 2015, dy herë në vitin 2020, në vitet 2021, 2023 dhe së fundmi me ligjin nr 81/ 2024, por pika 1 e nenit 124 nuk është ndryshuar.
Megjithëkëtë më ka tërhequr vëmendjen fakti se në raportin e OSBE/ODIHR-it me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në rekomandimin nr 22 faqe 32 thuhet: Mund të shikohet mundësia e rishikimit të ligjit në mënyrë që të qartësohet përgjegjësia për ankesat kundër vendimeve të KQV-ve dhe ato që lidhen me shkeljet e fushatës, ndërsa në vazhdim theksohet: <>
Meqë Kuvendi ka bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor në vitet 2021, 2023 dhe 2024 do të duhej ta shqyrtonte edhe këtë rekomandim dhe në bazë të tij të rishikonte edhe formulimin e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor.
Balla: Thuhet se Komisioni i Venecias është shprehur për këtë çështje. A është kështu?
Jaho: Po, nëpërmjet medias jam informuar edhe për këtë. Kjo më nxiti të njihem a) me Kodin e Praktikës së mirë me çështjet zgjedhore miratuar nga Komisioni i Venecias në tetor të vitit 2002 ku jepen udhëzime për zbatimin e parimeve bazë në zgjedhje. Edhe pse në këtë kod nuk bëhet shprehimisht fjalë për të drejtën e kandidatit për deputet për t’u ankuar kur pretendohet se i janë cënuar të drejtat e ligjshme të tij, në pjesën: <> thuhet: <
Balla: A mendoni se kjo çështje do të trajtohet në raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR -it lidhur me zgjedhjet e 11 majit të këtij viti?
Jaho: Mendoj se po.
Lini një Përgjigje