"Jam më i motivuar pas kritikave të Ramës", Dredha: Aspak i fyer, aksioni vazhdon

7 Korrik 2025, 21:38Politika TEMA
"Jam më i motivuar pas kritikave të Ramës", Dredha:

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, gjatë një lidhje live për emisionin “NOW me Erla Mëhillin” foli në lidhje me aksionin e iniciuar nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike.

Dredha i cilësoi kritikat e kryeministrit si normale dhe në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Vlorës, duke shtuar se ndjehet më i motivuar për të punuar dhe aspak i fyer nga kjo iniciativë.

Ai theksoi se duhet të përpiqen të jenë në lartësinë e duhur për të ofruar shërbimin që qytetarët meritojnë.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht, pasi problematika është e trashëguar prej vitesh. Të gjithë zyrtarët që punojnë në administratën bashkiake duhet të jenë sy e vesh në monitorimin e hapësirave publike. Funksionarët duhet të jenë të kujdesshëm në ndjekjen e detyrës, ndërsa gjatë inspektimeve në terren kuptuam se disa prej tyre nuk e kishin përmbushur misionin e tyre,” tha Dredha.

Duke folur për konkretisht për aksionin, ai u shpreh se problematika qëndron te tejkalimi i lejeve nga ana e bizneseve, të cilat nuk respektojnë parashikimet kontraktuale. Sipas tij, po vërehet një përgjigje pozitive nga bizneset, të cilat po i binden ligjit.

“Janë marrë masa me gjoba, ndërkohë që vetë bizneset kanë ndërmarrë hapin për të liruar hapësirat që kishin zaptuar ose, thënë ndryshe, të marra peng. Po mendojmë që tendat të unifikohen për t’i sjellë në standard, ashtu siç ka qenë parashikuar në projektin e Lungomares,” deklaroi ai.

Sa i përket dorëheqjeve të disa drejtorëve, Dredha tha se ato kanë qenë vullnetare dhe nuk kanë ardhur si kërkesë nga kryeministri.

“Ne bëmë një analizë, pasi bashkërendojmë punën me qeverinë për të mirën e qytetit dhe shkëmbejmë ide e mendime. Kërkesa për llogari është mëse normale nga ana e kryeministrit, sepse ai ka dëshirën e mirë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asgjë problematike në këtë pjesë, përkundrazi, është diçka pozitive. Nuk është e vërtetë se kryeministri u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve dhe as nuk i ka takuar”, u shpreh Dredha.

Ai tha se në momentin që po jepte intervistën ndodhej në inspektim dhe shtoi se problematika nuk është konstatuar tani, por ka ardhur momenti për të mos pasur më tolerancë ndaj shfrytëzimit të padrejtë të hapësirave publike.

Në lidhje me çështjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës, kryebashkiaku tha se nuk ka qenë aspak e lehtë të përballesh me flakët.

“Po përpiqemi me mish e me shpirt që të parandalojmë një zjarr të ri në fushën e mbetjeve, por rreziku ekziston, pasi edhe temperaturat janë shumë të larta,” tha ai.

7 Komente

  1. C
    Celsi

    ik ore i tredhur duhet te vije Rama (Skenderbeu) per te bere punen tende.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Hahaha je bo si gjenerali i ushtrise se vdekur.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Kokrra bythqirit

        Përgjigjjuni
        1. A
          AS

          Nuk mendoj qe ky eshte problemi kryesor qe kryeministri duhet te adresoje. Mendimi im eshte qe duhet te adresoje dy pikat kryesore per shtetin shqipetar: Drejtesine qe m.gj.s eshte perpjekur, calon shume dhe ekonomine per te ndihmuar familjet e varfera. Mire eshte te ndiqen trotuaret e Vlores, Tiranes, dhe kabinat e Thethit, por me pare duhet behet drejtesi me vrasjet e 21 Janarit. Ata qe u vrane per te mbeshtetur kete qeveri dhe parti qe ka 12 vjet pa ndertuar nje sistem qe te jete i drejte dhe i pavarur.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liqeni

            Bravo As! DREJTESIA DHE EKONOMIA JANE MISION URGJENT TE SOTEM DHE PERGJITHMONE!

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vlonjat tepelens sperme e prishur turko arabe

            O pallosh o vemje te erdhi xhepisti e te hoqi nga puna gjithe vartesit e ti rri e veshtron si buf kenete. Mire qe nuk i qe ngritur kari se edhe te te qinte prap ti i motivuar do ishe. Apo te qiu e spame gje.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Balozi

              ik o djali Nekiut ik. Ik se sje per kete pune.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje