Farsë ishte edhe 2021, por nuk u dëgjua/ Berisha thotë se kanë fakte dhe flet për zona të karteleve ku të ikën koka

7 Korrik 2025, 21:49Politika TEMA
Farsë ishte edhe 2021, por nuk u dëgjua/ Berisha thotë se

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ftuar në Syri TV, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët e opozitës në qendrat e votimit.

“Zoti Bushati, tani ajo që mund të them unë për zonat e karteleve nuk ka rezistencë, ta them unë, sepse aty të gjithë janë të dorëzuar sepse aty janë më të fuqishëm se qeveria dhe gjithçka tjetër. Ata kanë vetëm një gjuhë, bëje se të ikën koka.

Ergys Agasi me Elvis Doçin kapnin njerëzit tanë dhe i kërcënonin.

Është ky i Elbasanit, as që diskutohej.

Dhe unë të them të vërtetën, në qoftë se ndaj një ministri, nuk do t’ia falja po t’i nënshtroheshe, këta janë vrasës në errësirë dhe ndaj tyre është ndryshe problemi. Nuk mund t’i fajësoj.

Tani, kur ke parasysh ti përpjekjet e Edi Ramës për të korruptuar njerëzit, janë të pakufishme. Një njeri që shkon në Korçë dhe e bën qëllim kryesor takimin me Ilir Vrenozin që është një demokrat vokal. Dhe kur ky shkon me qëllimin që edhe këtë zë të opozitës ta bëjë për vete...

Krimi dhe organizatat kriminale janë më të fuqishme se çdo gjë tjetër në Shqipëri. Një qytetar nuk i bën dot kurrë karshillëk Elvis Doçit dhe Suel Çelës sepse është i pasigurt për jetën,” tha Berisha.

Ai komentoi edhe konstatimin e Bushatit se në qendër të Tiranës nuk ka pasur ndikim të krimit.

Tirana ka qenë në influencën e tre bandave të fuqishme. Haptas dhe publikisht Xhabaftët. Është aktiv me ushtarët e tij Emiljano Shullazi nga burgu dhe Hakmarrja për Drejtësi. Që të tria kanë qenë operative në Tiranë.

Çdo organizatë kriminale është më e fuqishme se çdo ministri. Këtu është një sundim krimi.

Ka një gjë këtu, të jem i hapur me ju dhe qytetarët. Një gjë është e dhimbshme, por ne kemi një fat se kemi dokumente. Dhe askujt nuk i themi të besoj përveçse dokumenteve. Por opozita ka qenë e heshtur për këtë. Farsë ishte absolutisht edhe në vitin 2021. Por nuk u mbrojt kund, nuk u dëgjua. Prandaj Edi Rama e pa këtë dhe i këputi 300 milionë gjoba dhe dhurata, 500 milionë prokurime, 29 mijë hektarë kanabis e me radhë”, tha Berisha.

5 Komente

  1. A
    Andi

    O veremli, o pleher, o m.t

    Përgjigjjuni
    1. 1
      19

      Po kari po malok budall dhe I oeshtire.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Karmina

        Z. Bushati! Taniii, ajo q e mund te them…padyshim… Ky eshte nje moment historik, desha te them se padyshim, patjeter…. Rrofte populli shqiptar!!! Mire o kriminel, me te be nje pyetje te thjeshte! Si ka mundesi, ne nje vend ku i madh e i vogel e dine dhe e kuptojne, se kur ta don puna , vret e pret, shkaterron e djeg! Si shpjegohet qe Krimi, Kartelet e Droges nuk kane frike nga ti apo Partia jote kur te ktheheni ne pushtet?!?! Na e shpjego o sali serbi! O Prostituta Kombetare sali! O Doktor Mortja! O Galloshe tragjikomike! O rroskop…

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tarras-Bulba

          Plak matuf qe ngeli duke shpifur lart e posht si nje llaxore, nje intrigant klasik skizofren qe s’e ka shokun! Por nje gje nuk kuptoj, beri njemij te zezat, vrau e vodhi, dogji e shkaterroj te gjithe vendin, e prap duhet te degjojm diarren qe nxjerr nga ajo halegoje!? Po mire qe drejtesia eshte e paft dhe e shitur, por nuk e kuptoj pse i jepet rendsi nje njeriu kriminel, nje degjenerate si puna e SaHales??? Ky shkerdhate burr duhet te ishte 2 metra nendhe ose te pakten ne biruce e ti mbante shoqeri Like Floririt! Na eshte ngjit si muti pas kepuces dhe Cason te qelbi gjithe Shqiperin!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shigjetari@

            Nuk besoj se ka rast tjeter ne Europe apo Ballkan qe te drejtohet shteti nga nje specie e semunre rende menderisht , si ky plaku yne , i rrjedhur e i shtrembet ne te gjitha aspektet . UDB-ja serbe bashke me Ramizin , i bene peshqesh ketij vendi te bukur , po te lodhur e raskapitur nga jeta , kete kafshe te eger e te stervitur per ta shperbere kete vend . Ky eshfe nxjere nga esenca e kalbesirave te qelbura te ketij kombi , i lene qellimisht aty per te realizuar endren shekullore te shovinizmit serb . Qellimisht kjo specie me njerzit e tij , ka degjeneruar gjithe organet drejtuese te administrates qe perbejne shtetin , per ti perdorur per interesat familiare dhe te klanit te tij kriminal . Nuk shpjegohen ndryshe veprimet e SPAK e GJKKO , kundrejt krimeve qe ka bere ky kriminel dhe familja e vet . Drejtesia nuk merret me baderdine e Gerdecit dhe vrasjet ne bulevard po me shperdorim detyre. Nuk e di po me kete veprime nuk shikoj nje te ardhme normale te drejtesise ne Albani . Shperdorime detyre ka dhe do te kete ne çdo kohe , po vrasjet shterore duhet te denohen me shpejtesi dhe rreptesine e ligjit .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje