Pse Aulon Kalaja nuk shkon të protestojë tek selia e PD-së?

8 Korrik 2025, 09:07Politika TEMA
Pse Aulon Kalaja nuk shkon të protestojë tek selia e PD-së?

Aulon Kalaja protestoi dje me disa parrulla tek dera e KQZ. Arsyeja ka lidhje me kutitë e qarkut Durrës. KAS me votë unanime vendosi hapjen e të gjitha kutive ku Aulon Kalaja kishte bërë këqyrjet e veta dhe tek të cilat paraqiti parregullsitë e konstatuara prej tij. Sipas Kodit i takon subjektit që të kërkojë, marrë dhe këqyrë pamjet filmike dhe aty ku konstaton parregullsi, paraqet ankesë në KAS.

Kodi funksionoi dhe KAS pranoi kërkesën e Zotit Kalaja sa kohë ajo ishte mbështetur nga Kodi Zgjedhor. KQZ në javën e kaluar ka hapur dhe rinumëruar të gjitha kutitë tek të cilat Zoti Kalaja kishte konstatuar parregullsi. Ndaj kjo protesta sot për pretendimet se KQZ nuk i hapi të gjitha kutitë duket më shumë si nevojë për PR sesa për drejtësi.

Zoti Kalaja akoma sot nuk ka depozituar ndonjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me pretendimet e tija për leximin e gabuar të Kodit nga KQZ, që nuk i njohu atij si kandidat të drejtën e subjektit ankues. Pasi humbi në Kolegjin Zgjedhor, ku u la në fuqi vendimi i KAS, Zoti Kalaja kishte të drejtën e ankimimit në Gjykatë Kushtetuese meqë edhe pretendimet e tija kishin lidhje me të drejta kushtetuese sipas tij të mohuara. Por kandidati Kalaja e la në mes betejën. Me sa duket u lodh me ankimimet. Siç u lodh dhe la përgjysëm këqyrjen e gjithë pamjeve filmike dhe çoi në KQZ vetëm aq sa gjeti për 60 kuti. Aq kohë dhe durim kishte! Pra kur lexoi dhe ndoqi kërkesat e Kodit, ankimimi i tij u pranua. Por pretendimi i tij nuk mbështetet në Kod por në arsyetime apo pretendime pa fakte dhe prova, të cilat nëse KQZ do u vinte pas do duhej të rinumëronte gjithë Shqipërinë. Meqë kandidatët, si rregull, nuk kanë kohë të këqyrin vetë pamjet, të bëjë KQZ punën e tyre.

Nga ana tjetër, Zoti Kalaja harron se hapja e kutive të plota në qarqet Fier dhe Tiranë u bë me kërkesën e 2 anëtarëve të KAS, përfaqësues të Partisë Demokratike. Tek kërkesa e 2 anëtarëve të KAS për rinumërimin në Tiranë dhe Fier u ndoq pikërisht “metoda” që pretendon Kalaja se duhet ndjekur edhe për qarkun Durrës. Pavarësisht se sa abuzive ishin edhe ato kërkesa dhe sesi dy anëtarët u përdorën një herë nga partia e një herë nga shoqëria, Zoti Kalaja nëse ka ndonjë protestë atë duhet ta bëjë tek selia e PD. Në atë seli, pretendimet e Alimehmetit u përqafuan, kurse këto të Kalasë u shkelmuan.

Kështu Zoti Kalaja mund të hyjë edhe në histori e nuk rrezikon të përdoret në raportet e brendshme në PD. Ku tashmë gara e vetme duket të jetë ajo se kush e ngre më shumë zërin për faktin ae Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi partisë. Dhe një pankartë e tillë i mungonte Aulon Kalasë sot në protestën para KQZ. Epo ka kohë boll deri në shtator…(VNA.al)

18 Komente

  1. S
    Sali vrima

    Po ky këlyshi i Saliu, si ka votat, dhe kërkon të bëhet deputet me zorr. Po kur organizon protesta bythe para KQZ, me qëllim ti shantazhojë ata. Po të kesh votat behesh deputet, ti nuk i ke votat more djalë. Ke mbushur dynjanë që të kanë vjedhur votat.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ik mo pall katundi

      Ka frike e sene me shkelma... E pyeste modérateur çfare mendoni ju per Berrishen duhet te largohet...ky as emrin nuk i permendi Saliut , kaq frike kishte..... Ky shkone proteston atje ku nuk prek njeri , qe te mos e rrahin ..

      Përgjigjjuni
      1. K
        Katunari

        FIKS!

        Përgjigjjuni
      2. H
        Humoristi

        Pse ka frike te shkoje atje ku e drejton gazeta!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Keta jane ber gazi shqiptareve

          Atje eshte muli qe pushtoi shqupin me sulltan saliun,e mbani mend saliun me kundergaz ne breg te lanes si elefant qe mesynte kunder gazpedos e salianjit me shkop

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kala , tej Pertej ..

          Eshte mjerim te perfaqesohesh nga keto shembelltura . Ato e Kane te gedhendur ne lule te ballit shemtine dhe ligesine ... E megjithate ne I pranojme , I votojme dhe ... Edhe i glorifikojme . A thua i meritojme ?!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati i vërtetë

            Hëm....Gëzim Kalaja, Adriana Kalaja, Aulon Kalaja! Nga i pari ai i rëmujrave të viteve '90, deri tek ky kandidati për deputet, por që nuk fitoi, thonë ndonjë gjë që ia vlen?! Po, thonë që janë demokratikas ala Sa-leh.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gh

              Nuk ja mba bytha nga Saliu.Nga ana tjeter vetem ankohet,bertet dhe ne fund lesh.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adriana

                Po ik ore bole se nuk të ka njeri në hesap

                Përgjigjjuni
                1. j
                  joti

                  Përse e shani ka të drejtë...ku të ankohet te PD që të sqepin në dru malokët e Sali non gratës që ka bërë deputet gjith kriminelët.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kiku

                    Te mos kandidonte per pd loqja we e man veten parimor

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vicidoli

                    Ja pret koqet shpellaku

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kokopllaqi

                      Mos harroni t'i vini titullin "Bej",që ka është vetquajtur: Aulon Bej Kalaja

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Ushtari.

                        Po ku ka bythe si te protestoje para PD e shkrijne qe ne ajer si Zhukovi.

                        Përgjigjjuni
                        1. 8
                          8 korrik

                          Po perse nuk shkon te protestoje para PD-se..........Po Ju e dini perse: ...........Kafriken se lepirbythsat e Saliut dhe kacaket e tij, i zene prite tek dera e shtepise..........Ai tani po e kupton dhe po thote "Obooooobo cfar bera qe u regjistrova si pjese e Mashtrimit Madheshtor te Mjeshtrit dhe Nenes Madheshtore jo vetem shqipetare, jo vetem balkanase dhe jo vetem europjane, por Nderkombetare.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            Ky Kalaja eshte teper i neveritshem dhe genjen sapo leviz buzet, njesoj si cdo qenie e peshtire ne keneten e Saliut. Edhe keto zhurma qe ben i ben nen bekimin e Saliut edhe pse ben sikur gjoja kerkon te drejten. Shikojeni qe ne surrat se c'eshte.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Franci

                              Po ky kalaja, a është i biri gzim kalasë, në qoftese po, i jati dekoroi berishën me dekorat, ku shtresat që plrfaqësonte kalaja, jua mori pronat e BProfesionale, i privatizoji si me ja oas lan pidhi nanës vet, e minatorve ju dha hajdarin. Edhe ky dinastija kalaja, çar pret, çoji berishës nja 700-800 mijë euro, dhe bëhesh depudet. O fare e keqe, që vetëm ricikloheni dhe nuk zhdukeni, e late kët vënd as atje ku ishim.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Doda

                                Nuk ja mban bitha se e shkepin ne dru pa hy ne oborrin e PD dhe as ambulancen nuk e lajmerojne

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje