Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar nga Kuvendi kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Në argument thuhet se që të zbatohet neni 65/ 1 për përjashtim duhet që të jenë dhënë masa të tjera nga kryetari i Kuvendit.
Në kërkesën e firmosur nga PD argumentohet se në seancën plenare të 6 nëntorit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”,pasi ka përdorur shprehje si ‘lehni’, ‘rraca e këtyre’, ‘gënjeshtar’.
Lini një Përgjigje