
Pagesë korrupsioni e ka cilësuar avokati Spartak Ngjela, pagesën prej 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike për lobim në SHBA.
I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Ngjela tha se Berisha duhet ta provojë këtë çështje përballë SPAK.
‘Të vështirë do ta ketë, duhet që ti bëjë dokumetet të qarta. Duhet të jetë në një situatë të rëndë sepse ai është non grata dhe kjo lloj pagese është korrupsion dhe prandaj i është përgjigjur edhe Uashintoni. Nëse kjo është e vërtetë, ai është në një gjendje të vështirë. Nëse ajo ka ardhur nga Amerika, ky e ka të vështirë, duhet ta provojë përballë SPAK. Berisha është non grata, ka paguar 6 milionë, kujt ja ka paguar?’, tha ai.
Ngjela tha se Berisha është në hall të madh, pasi është edhe në një proces penal. Ai tha se një person që është non grata nuk mund të bëhet kryeministër në Shqipëri.
‘PS nuk bënë fare fushatë dhe tallet sepse e ka të sigurt. Ju mendoni se mund të bëhet kryeministër në Shqipëri një individë që mund të bëhet non grata në Amerikë. Shqipëria është zonë në interes Amerikan. Duhet që të mëshironi njeriun që është në hall, Saliu është në hall, është në një proces penal dhe këto ditë bëhet gjyqi. Po këtu SPAK-un e drejton Uashingtoni, ata e kanë marrë përsipër që të vendosin drejtësinë dhe jo padrejtësinë këtu. Edhe Trump që erdhi në pushtet, i ktheu ekspertët që janë në SPAK, dhe tani shpresohet se do të vendosin pushtetin gjyqësor në Shqipëri’, tha ai.
Një koment e pati edhe partitë e reja. Ngjela tha se në Shqipëri janë vetëm 2 parti, duke iu referuar PD dhe PS ndërsa të tjerat sipas tij janë fllucka sapuni.
‘Shqipëria është dypolare si perëndimi, dy parti janë, të tjerat janë fllucka sapuni. Edhe në Shqipëri janë dy parti një e majtë dhe një e djathtë. Çdo njeri mund të krijojë një parti dhe mund të marrin një ose dy deputet ose nuk marrin fare dhe këta kanë krijuar një parti dhe kanë dëshirë për të hyrë në politikë’, tha ai.
Avokati u ndal edhe tek seancat e Kuvendit të Kosovës, ku deri më tani nuk është arritur që të zgjidhet kryeparlamentare kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiun. Ai tha se Kosova mund të shkojë edhe në zgjedhje të reja.
‘Ajo është një krizë e Vetvendosjes sepse si ka votat. I kanë rënë votat Kurtit dhe Vetvendosjes, partitë e tjera mund të hyjnë në lojë, por kush do të jetë kryeministri. Partitë e tjera s’ja japin votat Kurtit dhe gjasat janë që të shkohet në zgjedhje të reja’, tha ai.
Pirdh taku pirdh se si rregull eshte spak qe duhet te provoje qe eshte korrupsion jo berisha te kunderten. Te pakten keshtu ndodh ne demokraci se ne diktaturen e todit dhe enverit ishte fiks sic thua ti.
O plak u matufosur o veteran i 99cave Ylberist te Rilindjes se Bllokut te PPSH . O Llapalangua qe nuk ri pa llapitur kundra PD dhe Berishes sahete qe te jepet rasti , ato 6 miljon nuk jane pagur akoma , por sipas nje kontrate do paguhen gjate nje periudhe 2 vjecare qe eshte parashikuar per cdo muaj nga 250 mije , dhe jane planifikuar qe ato pare do mblidhen nga dhurimet e Shqiptarve Anti/Komuniste dhe simpatizant e dashamires te PD ne Amerike , keta Shqiptare jane nga gjithe trevat Shqiptare , dhe deri ketu nuk ka ndonje akte kriminal dhe anti ligjor , se si dhe sa do realizohet koha do e tregoje , dhe une si nje anti/Komunist do dhuroje me deshire aqe sa ma lejone mundesia ashtu sick kame dhuruar aqe sa kqme pasur mundesi $$$$ dhe kohe vullnetare prane Fondit Shqiptar /Xhamise ne Paterson te NJ , fond i krijuar nga Shqiptaret e Maqedonis ne rrethinat e Patersonit ne New Jersey qe nga vitet 1996 per Universitetin e Tetoves dhe ne vazhdim per Luften çlirimtare te Kosoves
Ore Ben, Ata po shkelin ligjin ne Shqiperi. Ligji percakton jo me shume se $10,000 per person dhe jo me shume se $1,000,000 per partite politike ne total. Tani 6,000,000/2 vjet=3,,000,000 ne vit cka e kalon shumen. 750,000 jan paguar tashme dhe pjesa tjeter do te jete ne vazhdim. Flet per parate e paguar nga Shqiptaret per Universitetin e Tetoves dhe luften ne Kosove (Daradani). Seriozisht e ke qe krahason keto te dyja me heqjen e non-grat-es??????? Ti mund te dhurosh miliona nese ke , por duhet thjesht ti deklarosh. E njejta gje pritet nga dhuruestit a kesaj shume, se deri tani anje s'ka daler pervec Nuredinit. Dhe e fundit, Ben zgjohu nga gjumi. Kominizmi nuk ka ekzistuar ndonje here ne Shqiperi. Ajo qe kaluam ishte thjesht diktature alla shqiptarce, e cila iku e nuk kthehet me. Boll me perrallat e komuzmit imagjinar. Apo kur skeni me argumenete filloni e flisni si te panxene a te papare.
Hahah o TiransKari sipas optikes do jeshe i lindur mbase 90 dhe i ke me te desgjuar nga ata qe te rrethojne , se po ta kesh jetuar ate kohe me siguri qe je pa seder dhe memorje pra je cipe/plasur ,po si nuk ishta ajo diktature Proletariati pjese e doktrines Komuniste Marksiste-leniniste e planifikuar nga PKSH krijes e Popovicit dhe Tempos dhe e cimentosur nga PPSH Enverit dhe Titos . ku nuk ngeli gje private (Borgjeze/Kapitaliste) pa u shtetezuar apo kolektivizuar , dhe zdukje e pluralizmit politik dhe vendosja e luftes se pameshireshme te klasave, kisha degjuar qe nuk çalon gomari nga veshet po ti more debil qenke me keqe se aqe o pjelle Hihenash Komunistesh
Flluck sapuni jeni ju "avokat" kelyshet e komunisteve .... mbas 35 viteve do te kemi rrotacion dhe ndryshime ..... Partit e reja kane per tja treguar vendin PS dhe PD tende
Mos e kruani bycen me Takun. Qe nga 1990 e deri me sot, kane dale te gjitha ato qe parashikonte Taku. Pastaj mos harroni se me cilin replikoni, me mjeshtrin e fjales se lire te asaj fjale qe mbronte edhe ne burgjet e shokut Sali. Prandaj shkoni hani ndonje sufllaqe me mire tek ShQUP i dhe here tjeter mos dilni ne pazar pa vene samarin. Ashtu ju lumte...
ke te drejte Beni, nuk jane paguar 6 milion, por veten nje kapar ose sic e quani JU down payment prej 750 mije USD. Po keto kush i ka paguar? Di gje ti Beni? Jane paguar ne fund te Shkurtit! nejse ndihmojeni plakun, por mire do te ishte qe keto para "patriotike" ti perdorni per dicka me te mire, qofte edhe duke shkuar me kurvat. Me mire ato sesa ti marrin vagabonded e Trump-it agjentit rus te ish KGB-se.